Albright në garë për PTK-në
15/08/2012
Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë, emrin  e saj e mbajnë shumë vajza, por edhe shumë rrugë në Kosovë. Kohë më parë Medeleine Albright, nga presidenti amerikan Barak Obama u dekorua me  medaljen e lirisë pikërisht për kontributin në zhvillimet gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por, më shumë se një dekadë më pas, interesimi i saj për shtetin e ri vjen në një këndvështrim tjetër. Kompania e zonjës Albright tashmë edhe zyrtarisht  është në garë për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se, komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së ka përmbyllur afatin e dorëzimit të aplikacioneve për para-kualifikim të kompanive të interesuara.

Kompania e ish-Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright, “Albright Capital Management Llc”, kryeson listën për të blerjen e 75 përqind të aksioneve të PTK-së. Ndërkohë në garë janë edhe 7 kompani të tjera vendëse dhe ndërkombëtare, aksionarët e të cilave janë të njohur në Kosovë.  
 
Përveç zonjës Albright interesim për investime në Kosovë ka kohë që kishte shprehur edhe ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark. Sic mësohet z.Clark kohë më parë ishte interesuar për investime në prodhimin e naftës sintetike nga thëngjillit në regjionin e Dukagjinit.

Me datë 08 të këëtij muaji portali greko-shqiptar (Sm Analisys) kishte publikuar një shkrim ku thuhet se Clark kishte ndërhyrë në Shqipëri lidhur me bizneset kontraktuale. Madje thuhet që ai së bashku me biznesmenin serbo-bshnjak Damir Fazllic kishte negociuar për monopolin që kishte të bënte me vulat fiskale në Shqipëri.

Pra skandali qëndron në atë që vulat e taksave do të shiten dy herë më shtrenjtë si rezultat i evazionit fiskal. Gjithashtu mediat spekulojne se Fazllic dhe Clark synojnë bisnesin e lojrave të fatit.   

Në anën tjeter, bazuar në njoftimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ofertat për privatizimin e aseteve të PTK-së do të vlerësohen nga një komision profesional i përbërë nga zyrtarët e të gjitha ministrive të përfaqësuara në komision.

“Komisioni mbetet e përkushtuar për ta kryer me sukses dhe me transparencë të plotë procesin e privatizimit të  75% të aksioneve të PTK-së .Gjatë kryerjes së këtij procesi do ti kushtoj rëndësi të posaçme edhe zhvillimit të mëtutjeshëm dhe progresiv të sektorit të telekomit dhe veçmas të kompanisë ku shteti do të jetë aksionar me 25% dhe mirëqenies së punëtorëve të telekomit që do të jenë pjesë e kompanisë me kapital të përzier privat dhe publik”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Tani mbetet të shihet nëse kompanitë e aleatve ndërkombëtar të kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi do ti plotësojnë kushtet për ti blerë asetet e vlefshme të Kosovës.

Kompanitë të cilat kanë aplikuar për privatizimin e PTK-së:

Albright Capital Management LLC  ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës )
Avicenna Capital LLC në konsorcium me Twelve HORNBEAMS ( Mbretëria e Bashkuar, Poloni )
Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani)
Elkos LLC ( Kosovë )
Geni Capital (Luxemburg )
M1 International Limited ( British Virgin Islands )
Monaco Telecom International SAM ( Monaco )
Turkcell ( Turqi ) / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Kombetarja shqiptare e futbollit do te luaje perballe Armenise, cili eshte parashikimi juaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.7
USD 127 127.8
GBP 190 190.7
CHF 133 133.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4863.36
-13.16
-0.27%
S&P 500 2056.15
-4.90
-0.24%
FTSE 100 6895.33
-95.64
-1.37%
FTSE MIB 22863.52
-281.58
-1.22%
CAC 40 5006.35
-14.64
-0.29%
DAX 11843.68
-21.64
-0.18%
HANG SENG 24497.08
-31.15
-0.13%
Nikkei 225 19471.12
-275.08
-1.39%
S&P/ASX 100 4913.60
-78.00
-1.56%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Restoranti kinez me WC erotike
Manekinët të “shohin” teksa urinon

Gruaja amerikane: Burri nuk ma pëlqen mjekrën
Annalisa Hackleman ka vite që nuk rruhet

Miss-i që do përfaqësojë Japoninë në Miss Universe
Kritikët: Nuk ka asnjë tipar japonez, s’mund të përfaqësojë vendin

Roobie Williams nis turin botëror
Koncert në Madrid. Turi përfundon në datën 10 gusht

Ja një mënyrë e re për të gjetur mikun tuaj më besnik
Të jetë kjo e ardhmja e adoptimit të kafshëve?

Sam Taylor-Johnson tërhiqet nga ’50 Shades of Gray’
Regjisorja jep lajmin për ‘Deadline’


Andrea di Blasio, drejt Palestinës me biçikletë
Aventura “e çmendur” e çiklistit italian, për “të ndrequr” padrejtësitë ndaj palestinezëve





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.