CEZ aksion ndaj debitorëve
25/07/2012
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë CEZ ka nisur aksionin në të gjithë territorin e Shqipërisë për ndëshkimin e qytetarëve, që nuk paguajnë energjinë elektrike.

Deri më tani zonat më problematike, me shuma të konsiderueshme të debisë ndaj kësaj kompanie janë Kukësi, Saranda, Lezha, Fushë-Kruja, si dhe mjaft zona informale në afërsi të Tiranës. Ndaj të gjithë këtyre klientëve janë marrë masat për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, deri në shlyerjen e detyrimeve që kanë ndaj CEZ.

"Në Kukës ka kabina që janë 100 për qind debitorë dhe për cdo kabinë, vlera arrin deri 22 milionë lekë. Kemi zona në Sarandë ku janë debitorë dhe ka blera e debisë është rreth 3 milionë lekë. Kemi zona në Lezhë, sidomos në fshatin Manati, ku debia arrin rreth 5 milionë lekë. Mund të përmend edhe zona të tjera që kanë qenë më problematike, si zona Nikël në Fushë-Krujë. Në këto zona është prerë energjia dhe e vetmja mënyrë për të bërë rilidhjen është pagesa e energjisë", tha Admirim Lakra, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes.

Gjatë këtij aksioni është vërejtur në masë edhe fenomeni i lidhjeve të paligjshme. CEZ thotë se vetëm gjatë vitit 2012, rezultojnë rreth 1700 raste të tilla të cilat janë dërguar për ndjekje penale. Kompania CEZ ka kërkuar ndihmën e autoriteteve lokale dhe forcave të rendit, pasi në disa komuna ka patur edhe konflikte si në rastin e fshatit Murs, në Sarandë ku banorët për më shumë se dy orë kanë mbajtur të bllokuar punonjësit e kompanisë duke mos i lejuar të kryejnë punën e tyre. Një tjetër rast ka qenë ai i komunës Kolsh në Lezhë, ku pas ndërprerjes së energjisë, banorët kanë rilidhur kabinën me rrjetin shpërndarës duke detyruar CEZ të stakojë energjinë për të gjithë zonën.   
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129 129.4
GBP 193.5 194.5
CHF 135 135.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5068.24
-23.85
-0.47%
S&P 500 2114.49
-3.20
-0.15%
FTSE 100 7103.98
+50.31
+0.71%
FTSE MIB 23806.27
+378.92
+1.62%
CAC 40 5268.91
+67.46
+1.30%
DAX 12039.16
+228.31
+1.93%
HANG SENG 28433.59
+372.61
+1.33%
Nikkei 225 19983.32
-36.72
-0.18%
S&P/ASX 100 4995.10
+40.70
+0.82%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Ja pse u nda Miley Cyrus nga Patrick Schwarzenegger
Këngëtarja 22-vjeçare rikthehet me Liam Hemsworth

Akupunktura, teknika e lashtë me gjilpëra, që shëron
Në trupin e njeriut, terapistët kanë identifikuar 8 deri në 18 pika për trajtim

Një ‘selfie’ me zebrën
Turisti gjerman autor i vetëshkrepjes më të rrallë

66.66% e botës, pa akses në Shëndetësi
Vdesin edhe për ndërhyrje kirurgjikale të lehta

Lojëra popullore në ajër të pastër
Traditë dhe zbavitje në Shkodër, të ftuar nga Vlora, Kosova dhe Mali i Zi

Australi, shkarkohet prezantuesi i televizionit
Quajti vrasës e përdhunues ushtarët e Luftës së Parë Botërore

Familja kundër dokumentarit të Amy Winehouse
“Është plot me të pavërteta”





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.