Rusia hyn në OBT
11/07/2012
Duma apo Dhoma e Ulët e parlamentit rus i dha dritën jeshile hyrjes së vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë, një objektiv i hershëm ky i drejtuesve të Kremlinit.

Kur ligji të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë dhe presidenti Vladimir Putin ta firmose, 30 ditë pas nënshkrimit Rusia do të bëhet zyrtarisht anëtare e OBT-së. Vendi më i madh i botës do t’i bashkohet kështu klubit që vendos rregullat e tregtisë në nivel global pas një maratone negociatash torturuese 18-vjeçare.

Votimi në Dhomën e Ulët, ku në favor të anëtarësimit pati një mazhorancë prej 30 votash, vulos praktikisht hyrjen e Rusisë në organizatë sipas një marrëveshjeje të arritur dhjetorin e kaluar, e cila e detyron Moskën të reduktojë tarifat e importit e të hapë sektorë kyçe të ekonomisë së saj ndaj investimeve të huaja.

Putin, i zgjedhur në muajin mars në krye të Kremlinit për një mandat të tretë presidencial, është shfaqur i dyzuar në lidhje me këtë hap, por nisi ta shohë më pozivitisht procesin pasi ekonomia ruse u godit rëndë nga recesioni global i viteve 2008-2009.

“Kritikët e hyrjes në OBT thonë se në fillim duhet të vijë modernizimi, pastaj anëtarësimi. Unë mendoj se qeveria e sheh mbase anëtaresimin si një impuls për atë të parin, një shtysë për të modernizuar industrinë ruse që vendasit nuk e arrijnë dot vetë, por mbase detyrimet e jashtme do t’i shtyjnë të kalojnë në veprim”, thotë Maria Lipman, analiste politike.
 
Politikanët rusë që i kundërvihen anëtarësimit mendojnë se ulja e tarifave për disa mallra të importuara nuk krijon mundësi për rifitimin e të ardhurave nga kjo humbje. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.8
USD 132.3 132.5
GBP 189 189.5
CHF 128.3 128.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1948.86
+35.01
+1.83%
FTSE 100 6183.23
+99.92
+1.64%
NASDAQ 4749.98
+113.87
+2.46%
FTSE MIB 21895.20
+283.20
+1.31%
CAC 40 4617.59
+62.67
+1.38%
DAX 10216.33
+168.28
+1.67%
HANG SENG 20934.94
-250.49
-1.18%
Nikkei 225 18182.39
+86.99
+0.48%
S&P/ASX 100 4197.60
-59.80
-1.40%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.