Rreziku i "fast-food"
28/06/2012 20:50
Rreziku i "fast-food"
Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur kontrolle  të rrepta në të gjitha shërbimet “Fast-food” dhe restorante, pasi rezulton që ne 20 pika të ushqimeve të shpejta në Tiranë të jetë gjetur një sasi patatesh me bakterie, mbetje myku dhe bakterin “E-coli” .

“Janë kontrolluar rreth 200 pika e janë marrë diku afër 100 mostra laboratorike të vajit që përdorin këto “Fast-food”. Janë marrë analiza të shkallës së pastërtisë dhe lëndës së parë të patates, mishit e majonezës që këto subjekte përdorin. Patëm disa raste me ngarkesa bakteriale dhe myk të disa patateve pa etiketë. Është bërë i mundur bllokimi, ndërsa këto subjekte janë nuk furnizohen më me këto patate dhe ai që i prodhonte është evidentuar”, deklaroi Mhill Gecaj, drejtor i DSHP.

Duke i tregtuar me çmim më të lirë, dy persona  përgatisnin patate në ambientet e shtëpisë dhe i shpërndanin në “Fast-food”.

Ky biznes i palicensuar  tashmë është  bllokuar dhe penalizuar dhe sipas Gecajt, në asnjë “fast-food” nuk gjenden më patate me bakterie .

Por, një tjetër problem i këtyre ushqimeve të shpejta është perdorimi  disa here i vajit të gatimit, i cili bëhet burim i një sërë sëmundjesh kancerogjene .

Por, Gecaj thekson se ndonëse janë kryer një sërë analizash kërkohet që të gjitha strukturat e posaçme të mbajnë në kontroll tregun.

“Nuk mund të përdoret nga mëngjesi në darkë një vaj, që humbet vlerat dhe bëhet rrezik për sëmundje kancerogjene. Janë kontrolluar nga drejtoria jonë aciditeti dhe peroksidi në mërë sistematike. A mund të thellohemi? Pa diskutim që mund të thellohemi dhe në elementet fiziko-kimike që kanë të bëjnë me cilësinë e vajit. Ne monitorojmë vazhdimisht subjektete që çdo qytetar të ndihet i sigurt dhe çdo institucion duhet të bëjë detyrën e tij në këtë drejtim”, shtoi Gecaj.

Burime të pakonfirmuara thonë se vaji, pasi përdoret disa herë nëpër “fast-food” blihet kundrejt një çmimi me të lirë nga furrat e bukes, të cilat e perdorin atë gjatë pjekjes së bukës.

Konsumatori shqiptar gjendet i ekspozuar para nje serë rreziqesh që vijnë vetëm nga konsumimi i ushqimeve,  kur në fakt  janë disa struktura që duhet të kujdesen për sigurinë ushqimore të konsumatorit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të kontrolljë cilesinë e produkteve ushqimore nga ana e saj. Po kështu, në Bashkine e Tiranës  është ngritur Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Por, mesa duket keto struktura nuk funksionojnë.  
/ Top Channel

comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A i frekuentoni ushqimet e shpejta (fast-food) ne Shqiperi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.6 141.1
USD 128.8 129.4
GBP 198.2 199
CHF 135.5 136.2
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2123.90
+19.70
+0.94%
FTSE 100 7033.33
+84.34
+1.21%
NASDAQ 5104.45
+71.69
+1.42%
FTSE MIB 23861.07
+534.12
+2.29%
CAC 40 5182.53
+98.99
+1.95%
DAX 11771.13
+146.00
+1.26%
HANG SENG 28081.21
-168.65
-0.60%
Nikkei 225 20472.58
+35.10
+0.17%
S&P/ASX 100 4765.00
-40.10
-0.83%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.