Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore
25/05/2012
Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore
Një javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar masat që duhet të merren nga drejtoritë arsimore dhe strukturat e tjera shtetërore për mbarëvajtjen e këtyre provimeve.

Për të shmangur abuzimet gjatë testimit, MASH udhëzon lëvizjen e maturantëve gjatë zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore. Kjo do të thotë që maturantët nuk do të testohen në shkollat e tyre, por do të sigurohet transporti për të udhëtuar drejt një institucioni tjetër arsimor, ku do të japin provimet.

MASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme do të mundësojë shoqërimin nga forcat e policisë rrugore të mjeteve që do të transportojnë maturantët gjatë ditëve të provimeve, si dhe kërkon marrjen e masave të sigurisë teknike të mjeteve me të cilat do të lëvizin nxënësit.

Për prindërit që vendosin të shoqërojnë me makinat e tyre nxënësit, MASH kërkon një deklaratë ku të vërtetohet udhëtimi me mjete private.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, këto masa do të zbatohen deri më datë 15 korrik, datë kur është edhe provimi i fundit i maturës shtetërore. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125 125.7
GBP 196.5 197
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2063.11
+5.47
+0.27%
FTSE 100 6520.98
-99.50
-1.50%
NASDAQ 4986.87
+28.40
+0.57%
FTSE MIB 22460.71
-109.24
-0.48%
CAC 40 4790.20
-79.62
-1.63%
DAX 10944.97
-138.23
-1.25%
HANG SENG 26250.03
+283.05
+1.09%
Nikkei 225 20287.24
+51.51
+0.25%
S&P/ASX 100 4573.50
+18.80
+0.41%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.