Digjet afati i 24 majit
23/05/2012 19:50
Megjithë kërkesën e Komisionit Europian për të mbyllur reformën zgjedhore dhe atë parlamentare brenda datës 24 maj, ky afat u dogj pa kompromis.

Duke mbajtur kështu të pambyllur reformën zgjedhore, një nga kushtet kryesore që Shqipëria të mund të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat. Kryeministri Sali Berisha e preku gjatë këtë temë në mbledhjen e qeverisë dhe ftoi opozitën ta mbyllin sa më shpejt Kodin e ri Zgjedhor. E njëjta ftesë vjen dhe nga opozita, por ndasitë mbeten të forta. Duke nisur që me përmbushje e rekomandimit të ODIHR-it për të mos zbatuar menjëherë numërimin elektronik në zgjedhjet e 2013-ës, që për kryeministrin Berisha nuk duhet të ketë asnjë diskutim nga asnjë parti.
Sali Berisha ka dashur ta përziejë këtë proçes me proçesin e zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që ta përdorë këtë si një instrument në favor të këtij proçesi

Damian Gjiknuri
Deputet i Partisë Socialiste


Kjo mund të tejkalohet si pengesë, por hapja e kutive dhe marrja e provave është pengesë thelbësore.

“Çdo material duhet të hapet, por këtë duhet të jetë gjykata që ta bëjë. Dhe ne jemi plotesisht dakord. Por nëse një vendim i tillë u jepet dy përfaqësuesve partiakë, zgjedhjet nuk janë më zgjedhje të qytetarëve, por të dy përfaqësuesve të cilësdo parti, nuk e paragjykoj, që mund ti kapin ato edhe njëherë nga e para tek e fundit, për t’i çuar zgjedhjet drejt dështimit, për t’i çuar në proçes të pafundëm dhe moskompletimi. Kujt i intereson kjo?”, deklaroi Berisha.

“Për më tepër ditët e fundit, Sali Berisha po nxjerr pretendime të tjera në lidhje me të drejtën që kanë dy anëtarë, që është dhe në kodin aktual, por që në komisionin e reformës zgjedhroe u kërkua të përforcohej, që për një çështje hetimore, në rastin kur ka një ankesë dhe ka një hetim administrativ, kërkesa e të dy anëtarëve të bënte të detyrueshme marrjen e provave. Pra, bëhet fjalë për dokumentacionin zgjedhor dhe nuk ka asnjë sekret. Sali Berisha përfundimisht nuk e do këtë, pra do që proçesi i hetimit të jetë gjysmak dhe i errët”, deklaroi nga ana tjetër Damian Gjiknuri.

Problematik është edhe rikompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një institucion që sipas Partisë Socialiste, mazhoranca kërkon ta mbajë nën kontroll duke mos pranuar variantin e dhënë nga opozita, apo duke mos reaguar për një formulim të ri të bërë nga Partia Socialiste.

Palët ndahen në arsyetimin se kush po bllokon reformën zgjedhore apo atë parlamentare, edhe kjo ende e papërfunduar.

“Sali Berisha ka dashur ta përziejë këtë proçes me proçesin e zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që ta përdorë këtë si një instrument në favor të këtij proçesi. Nëse ka vullnet, edhe këto ditë mund të punohet, mund të negociohen çështjet e mbetura, por nëse reforma do të përdoret si instrument për çeshtjen presidenciale, kjo do të jetë që ta hedhësh në kosh këtë prioritet dhe ta përziesh me të vetmin prioritet që ka kjo qeveri, të okupojë sa më shumë institucione dhe të marrë nëpër këmbe fatin europian të Shqipërisë”, argumentoi Gjiknuri.

“Duke mbetur vlerësues për të gjithë punën e bërë, nuk besoj se bllokimi është ajo që kanë nevojë shqiptarët dhe të plotësojmë reformat e kërkuara si dëshmi e vullnetit tonë para shqiptarëve, miqve dhe partnerëve për të konkretizuar detyrimet që rrjedhin në proçesin e integrimit në Bashkimin Europian”, tha nga ana e tij Berisha.

Tani, që të dyja çështjet janë miksuar me zgjedhjen e presidentit, ashtu siç nuk dëshironte Komisioni Europian. Është e qartë se kompromis të afërt nuk do të ketë.

Kohë për mbylljen e reformës zgjedhore ka, por pikëpyetja më e madhe është sesa kjo kohë do të ndikojë në marrjen ose jo të statusit brenda këtij viti.

Afati u dogj pavarësisht apelit të bërë gjatë paradites së të mërkurës nga ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, për mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore. / Top Channel
Reformat
“Reforma e universiteteve e rëndësishme”
Arvizu: Gjendja e mjerueshme, nisma fillim i mbarë”
Grupi PS, debate për policinë
Marto rezerva për reformen, Cuko e Stërkaj për Gardën e gradat








comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

KQZ deklaron se partitë janë në shkelje të ligjit dhe fushata nis zyrtarisht më 22 maj. Mendoni se partitë duhet të gjobiten dhe jo vetëm të paralajmërohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.5
USD 124.5 125
GBP 189 189.7
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4919.64
-19.68
-0.40%
S&P 500 2080.15
-9.31
-0.45%
FTSE 100 6933.74
+6.16
+0.09%
FTSE MIB 22659.85
+83.50
+0.37%
CAC 40 4981.59
+7.52
+0.15%
DAX 11350.15
+22.47
+0.20%
HANG SENG 27392.17
-248.74
-0.90%
Nikkei 225 19291.99
-239.64
-1.23%
S&P/ASX 100 4710.10
-30.90
-0.65%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Nis “Tirana Open”
Rama: Investimi në kulturë, investim për të ardhmen

5 hapa për të bërë një gjumë të mirë
Ekspertët: Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun

Adele shndërrohet për 27-vjetorin e lindjes
Këngëtarja ka postuar një foto në “Twitter” ku shihet e shndërruar në idhullin e saj, George Michael

Surpriza, Luis Suarez “bëhet” doktor
Bisedon me Mateon, i prekur nga kanceri

Ndërron jetë këngëtari i “You Sexy Thing”
Errol Brown vdes në moshën 71-vjeçare. Vuante nga kanceri

Mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë
Eksepertët: Rrezikoni vdekjen në shkallë të njëjtë sa një duhanpirës

E grabisin, por... djali i picave e dorëzon porosinë
Josh Lewis u sulmua teksa do të dorëzonte picat në spital





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.