Pasdite, historia e dhimbshme e Valbonës
15/05/2012 19:50
Emisioni ‘Pasdite në Top Channel’ kishte në fokus historinë e një vajze 19-vjeçare e cila është përzënë nga shtëpia e të dashurit ku jetonte prej 3 muajsh.

Valbona rrëfen: “Historia ime nisi në fund të janarit. Jam njohur me Atlantin në rreth shoqëror në Tiranë sepse ai vazhdon shkollën në universitet privat. Jemi 5 motra dhe një vëlla në shtëpi. Babai im pi alkool e gjithashtu kam një xhaxha dhe një hallë të sëmurë mendorë. Kemi pak të ardhura dhe unë kam punuar që 14 vjeç për të ndihmuar familjen. Punoja në rrobaqepësi dhe shitëse në një librari shkollore sepse jam më e madhja e familjes. Atlantit i tregova historinë time familjare, i erdhi keq për mua dhe më premtoi se do të jetonim të dy bashkë.”

19-vjeçarja u largua kështu nga shtëpia e saj e shkoi të jetonte në shtëpinë e të dashurit: “Më 25 janar u largova nga shtëpia natën pa e biseduar me mamin e motrën. Kisha turp dhe frikë t’ ia tregoja atyre të shtëpisë. Qëndrova në Tiranë me Atlantin e pastaj jetuam në Tropojë tek shtëpia e tij për tre muaj. Atlanti vinte një herë në dy javë sepse vazhdonte shkollën në Tiranë.”

Pikërisht aty filluan problemet e para me vjehrrën: “Pritja në shtëpinë e djalit ishte e ftohtë sepse është normale që nusja e djalit kërkohet më e mira.”



Ky ishte vetëm fillimi. Disa thashetheme që lindën në vendlindjen e Valbonës bënë që historia të mos shkonte më tej: “Lindën disa thashetheme që unë kam qenë e martuar më parë në Burrel dhe se kam një djalë. Gjithashtu dolën fjalë se babai ka abuzuar seksualisht me mua, por asgjë nuk është e vërtetë. Unë kam folur me vjehrrin dhe po të ishin të vërteta do të isha larguar vetë nga shtëpia.”

“Të mërkurën e javës së kaluar vjehrri më tha që të shkojmë në Tiranë dhe do e vendosim vazhdimin e lidhjes me Atlantin, por ai nuk erdhi për tu takuar me ne. Atlanti i tha babait të tij se çdo gjë kishte përfunduar”, shton Valbona, e cila rrëfeu se kishte tentuar edhe vetëvrasjen disa herë.

I kontaktuar nga stafi i ‘Pasdite në Top Channel’, vetë djali deklaroi: “Valbona duhet të më harrojë sepse nuk ka të ardhme me mua. Nuk janë vetëm fjalët e njerëzve pengesë për lidhjen tonë, por shumë gjëra që e bëjnë të pamundur lidhjen tonë. Ajo i di shumë mirë se si kanë shkuar gjërat dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër për ne.”



Pasi pa këtë mesazh nga Atlanti, vajza shpërtheu në lot. Valbona deklaroi se Atlanti do të ishte gjithmonë mashkulli i vetëm në jetën e saj dhe për momentin do të kthehej në shtëpinë e prindërve të saj në Burrel.



 
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë përballë Armenisë, cili është parashikimi juaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.5
USD 129.2 129.7
GBP 191.5 192
CHF 133.5 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4891.22
+27.86
+0.57%
S&P 500 2061.02
+4.87
+0.24%
FTSE 100 6855.02
-40.31
-0.58%
FTSE MIB 22984.23
+83.96
+0.37%
CAC 40 5034.06
+27.71
+0.55%
DAX 11868.33
+24.65
+0.21%
HANG SENG 24486.20
-10.88
-0.04%
Nikkei 225 19285.63
-185.49
-0.95%
S&P/ASX 100 4947.90
+34.30
+0.70%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Një pasdite me Florjan Binaj
Polici i Portokallisë, arkitekti e piktori në kohë të lirë... prej 6 muajsh edhe baba i Krenës

Ndryshimi i orës, ja shqetësimet kryesore
Mesnatën e së shtunës dhe të dielës, akrepat shkojnë 1 orë përpara

Studimi britanik: 1 në 4 studentë “shesin” trupin për të jetuar
Hulumtimi është kryer nga Universiteti i Swansea-s, më i madhi në llojin e tij

Goli që i mungonte repertorit të ‘çmendurive’ të Ibrahimovic
Topi i rivënë në lojë nga portieri i përplaset në kokë suedezit dhe përfundon në rrjetë

Vijëzimi i rrethrrotullimeve, rekord i ri i shqiptarit
Indrit Mema, 22 sekonda për vijëzimin e rrethrrotullimit, me një shpejtësi mbi 20 km/orë

Banda “death metal” që masakron veten në skenë
Grupi “Eat The Turnbuckle” ndalohet në Skoci: Nxit dhunën

Ç’ndodh kur ikin dritat në Holandë?
Aeroporti i Amsterdamit ndalet, ashtu sikurse transporti publik. Shumë njerëz nëpër ashensorë

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.