Dosja e “21 Janarit” në gjykatë
30/04/2012
Pas më shumë se një viti të vështirë hetimor, katër prokurorët e dosjes “21 Janari 2011” dorëzuan në gjykatë dosjen voluminoze për vrasjen e tre demonstruesve dhe plagosjen e tre personave të tjerë, ndërkohë që deklarohen ende në proçes hetimi dhe pa autor vrasja e demonstruesit Aleks Nika dhe plagosja e Artes Dybeli, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, gjeneral Ndrea Prendi, u dërgua në gjykatë me akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Vrasja e tij, thotë prokuroria në kërkesën për gjykim, dyshohet se është kryer nga Prendi, nga arma e tij personale me numër P52796Z, referuar edhe raport-ekzaminimit të kryer nga laboratori i Byrosë Federale të Hetimit në funksion. Prokuroria thotë në kërkesën për gjykim se, Garda e Republikës ka paralajmëruar disa herë me megafon për të mos u futur në ambientin rrethues të godinës dhe më pas kanë përdorur armët e zjarrit duke qëlluar në ajër. Si pasojë e këtyre qitjeve, thotë prokuroria, gjetën vdekjen edhe Ziver Veizaj dhe Hekuran Deda, për vrasjen e të cilëve është nën akuzë zyrtarisht gardisti Agim Llupo, i vetmi i paraburgosur në këtë çështje.
Garda e Republikës ka paralajmëruar disa herë me megafon për të mos u futur në ambientin rrethues të godinës dhe më pas ka përdorur armët e zjarrit duke qëlluar në ajër

Prokuroria e Tiranës
Kërkesë për gjykim drejtuar gjykatës


Llupo, me detyrë shef i Shtabit të Njësisë Speciale, akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, si dhe për plagosjen e dy personave, Erald Bishës dhe gazetarit Fatos Mahmutaj. Prokuroria thekson se për demonstruesin tjetër që ndërroi jetë në Turqi, shtetasin Aleks Nika, hetimet vazhdojnë ende.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme njofton se ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, konkretisht për të njëjtën sekuencë gjatë së cilës ai është përballur më herët gjatë masës së sigurisë nga “arresti shtëpiak” në “detyrim paraqitjeje”.

Ai do të gjykohet për akuzën e prokurorisë, që dyshon për ndryshim të tytës së armës së tij tip “Berreta”. Ndërkohë që ish-specialisti i IT-së në Këshillin e Ministrave do të gjykohet për dyshimet se është personi që ka fshirë pamjet filmike gjatë mesnatës, duke zbardhur dita pas 21 janarit.

Prokuroria e Përgjithshme njofton se ndaj të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, konkretisht ndaj nëntë efektivëve, shumica e të cilëve pjesëtarë të njësisë speciale të Gardës së Republikës, jane pushuar hetimet.

Personat për të cilët janë pushuar hetimet janë komandanti i njësisë numër 2, Dashamir Shehi, komandanti i njësisë speciale Alfred Ahmetcenaj, komandanti i njësisë Altin Kollçinaku, komandanti i njësisë Fatos Bushati, komandanti i njësisë Aleksandër Deda dhe efektivët e njësisë speciale Agron Malaj,  Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Procesi i dekriminalizimit, sa do të ndikojë tek kandidatët për zgjedhjet e 21 Qershorit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129.5 130
GBP 194 194.5
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4931.81
-75.98
-1.52%
S&P 500 2081.18
-23.81
-1.13%
FTSE 100 6994.63
-65.82
-0.93%
FTSE MIB 23044.08
-566.73
-2.40%
CAC 40 5143.26
-81.23
-1.55%
DAX 11688.70
-310.16
-2.58%
HANG SENG 27653.12
-86.59
-0.31%
Nikkei 225 19652.88
-232.89
-1.17%
S&P/ASX 100 4909.30
-57.30
-1.15%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Rrëfimi tronditës i ish-agjentit të CIA-s
“37 vrasje për llogari të qeverisë, përfshirë Marilyn Monroe”

Suarez: Riparoja makina për të siguruar jetesën
“Ja çmenduritë që kam bërë për gruan”

Mbipopullimi, në fokusin e fotoreporterit britanik
Ky fenomen është kthyer në fokusin e një fotoreporteri britanik, Donald MecCulin

Foto e parë e Chris Brown me vajzën e tij
Këngëtari ka mësuar së fundmi se është babai i vogëlushes

Politikania çeke zhvishet në shenjë proteste ndaj qeverisë
Ester Kaplankova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e saj

Koha e pushimeve familjare për Penelope Cruz
Aktorja fotografohet familjarisht në Australi

Rosie shkëlqen në krahët e Jason Statham
Aktori 47-vjeç dhe e dashura e tij 27-vjeçe dukeshin tepër elegant me veshjet e tyre në këtë event

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.