Celsi-Bajern, “armiku i armikut tim, është miku im”
30/04/2012 17:50
Dy finalistet e Ligës së Kampioneve, që më 19 maj do të jenë kundër njëra-tjetrës për të diskutuar nëse “kupa me veshë të gjatë” do të udhëtojë drejt Londrës apo do të qendrojë në “Alianz Arena”, për momentin janë aleatë.

Dy skuadrat mund të përgatisin një dosje që do t’i paraqitet UEFA-s ku të kërkohet heqja e kartonave të verdhë të marra në gjysmëfinale, kartona që privojnë nga ndeshja finale, disa lojtarë titullarë, si nga Bajerni, ashtu dhe nga Celsi.

Në finalen Celsi-Bajern 6 lojtarë titullarë për të dyja ekipet, mund të mungojnë për shkak të kartonave. Trajneri i bluve të Londrës, Roberto Di Mateo tha se mund të përpilohet një kërkesë e përbashkët me bavarezët për heqjen e kartonave, megjithëse kjo ka pak gjasa të ndodhë.

“Nëse ka një mundësi reale ne do ta konsiderojmë seriozisht, por mendoj se shanset për një gjë të tillë, janë mjaft të vogla”, deklaron Di Mateo.

Përvec Terry-t, që mori karton të kuq për një gjest anti-sportiv, në finale, nëse UEFA nuk fal, do të mungojnë Ivanovic, Ramirez dhe Raul Meireles për Celsin, ndërsa në kampin e bavarezëve do të mungojnë Badstuber, Alaba dhe Luis Gustavo. / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A e konsideroni vizitën e kryeministrit serb, Vuçiç, dhe të disa kryeministrave të tjerë të rajonit në Tiranë, si shenjë të mirë për paqen dhe zhvillimin në Ballkan?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.6 141.1
USD 128.8 129.5
GBP 198.5 199
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2120.79
-2.69
-0.13%
FTSE 100 7040.92
+7.59
+0.11%
NASDAQ 5097.98
-8.62
-0.17%
FTSE MIB 23744.13
-116.94
-0.49%
CAC 40 5137.83
-44.70
-0.86%
DAX 11677.57
-93.56
-0.79%
HANG SENG 27598.45
+144.14
+0.53%
Nikkei 225 20627.54
+76.08
+0.37%
S&P/ASX 100 4827.80
+73.70
+1.55%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.