Fushata në Ferizaj
23/04/2012 23:15
Në qytetin e Ferizajt është hapur fushata zgjedhore për kryetar të kësaj komune. Udhëheqësit e partive politike duke kërkuar votat e qytetarëve të kësaj komune iu kanë premtuar qeverisje të mirëfilltë, dhe ndryshime të thella.

Kryeministri Hashim Thaci gjatë hapjes së fushatës per  partine e tij,  e cila dhe e  ka drejtuar  këtë komunë premtoi vazhdimin e vizionit të PDK-së me kandidatin e PDK-se Agim Aliu.
 
Ndërkohë liderët e partive opozitare këto zgjedhje të jashtëzakonshme i cilësuan si fillimi i fundit të keqqeverisjes. Sipas LDK-së ky ndryshim vjen vetëm me zgjedhjen e Adem Salihajt në krye të komunës.  

Fushatën për të parin e komunës në Ferizaj e ka nisur edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Lideri i VV-së Albin Kurti ka kërkuar votat e qytetarëve për kandidatin Faton Topalli.
 
Fushatën zgjedhore në këtë qytet e kanë hapur edhe partitë e tjera siAKR-ja, AAk-ja,  PD-së dhe shumë të tjera.

Fushata zgjedhore do të vazhdoi deri të premten ndërkohë të dielën me datë 29 qytetarët e Ferizajt pritet të votojnë.
 
Këto zgjedhje erdhën pas vendimit të gjykatës supreme e cila nxori faktor ish kryetarin Bajrush Xhemajli i cili pas një aksidenti trafiku ku kishte lënë të vdekur një të ri dhe kishte plagosur disa të tjerë. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 140
USD 124.3 125
GBP 186 186.5
CHF 103.9 104.1
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4757.879
+7.481
+0.16%
S&P 500 2051.82
-11.33
-0.55%
FTSE 100 6832.83
+36.20
+0.53%
FTSE MIB 20519.750
+50.010
+0.24%
CAC 40 4640.69
+87.89
+1.93%
DAX 10649.58
+213.96
+2.05%
HANG SENG 24850.449
+327.818
+1.34%
Nikkei 225 17511.75
+182.73
+1.05%
S&P/ASX 100 4593.000
+69.200
+1.53%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.