Nisma “Shqipëria e pastër”
16/04/2012
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është organizuar në Durrës një tryezë me moton “Shqipëri e pastër” dhe me synimin që të përfshijë në ndërveprim vendimmarrësit lokalë, sipërmarrësit e riciklimit të mbetjeve urbane, si dhe botën akademike për një modelim të ri të hapësirës bregdetare, larg ndotjes.

Ministri i Turizmit Aldo Bumçi, pjesëmarrës në tryezë, duke iu referuar situatës aktuale të mbetjeve urbane në vend, deklaroi se vendi ndodhet në një situatë të papranueshme mjedisore, situatë e cila kërkon një plan emergjent masash për krijimin e mekanizmave mbrojtës ndaj ndotjes.
 
“Ne jemi në një situatë të papranueshme përsa i takon marrëdhënies që kemi me mjedisin dhe trajtimin e mbetjeve. Por kjo gjendje që është këtë vit ka qenë edhe vjet. Ajo çfarë ka ndryshuar nga vjet në sivjet është vetëdija jonë. Këtë vit ne si shoqëri si individë, si struktura shoqërore jemi shumë herë më të vetëdijshëm, nga ana e medias mbulimi i këtij problemi ka qenë më i shpeshtë dhe na duket sikur janë rritur përmasat e problemit. Problemi ka të njëjtat përmasa si më parë, madje mund të jetë përmirësuar pastrimi i mjedisit, është vetëdija jonë, është ndjeshmëria jonë dhe e medias dhe e qytetarëve që e bëjnë të ndjehet më fort dhe ky është një moment ku kristalizohet aksioni qeveritar dhe aksioni qytetar”, tha në fjalën e tij,  ministri Aldo Bumçi.

Më tej Bumçi u ndal edhe te situata e akseve rrugore kombëtare që janë shndërruar në një faktor të rritjes së nivelit të ndotjes në mjedis, duke akuzuar për me fshehtësi dhe paralajmëruar masa të ashpra për drejtuesit e njësive vendore që nuk administrojnë mbetjet urbane të territorit të tyre.

Lumi Ishëm ku shkarkohen derdhjet e Tiranës përmes lumit të Lanës dhe shumë zonave rurale përgjatë tij mbetet një ndër pikat më të nxehta të ndotjes që së fundmi mori dhe dy jetë njerëzish në kërkim të mbledhjes së bidonave plastikë përgjatë shtratit të lumit.

Edhe për ekspertin e gjeomjedisit, Sazan Guri, situata në bregdet paraqitet tejet e rënduar për shkak të mostrajtimit të mbetjeve.

Të gjithë aktorët pjesëmarrës në tryezë kanë pohuar njëzëri shqetësimin se situata përgjatë të gjithë Bregdetit të Adriatikut paraqitet problematike dhe nevojitet ndërhyrje e përbashkët.

Mbetjet urbane, Mediu në Lezhë

Ministr i Mjedisit, Fatmir Mediu është takuar me kryetarët e njësive vendore të qarkut Lezhë, me të cilët ka diskutuar mbi problemet që ndeshen në lidhje me mbetjet urbane dhe menaxhimin e tyre.

Në takim është diskutuar për nevojën urgjente të pastrimit të vijës bregdetare në këtë qark, për shkak se këto zona vuajnë nga një ndotje e madhe e akumuluar.

Ministri Mediu, duke folur për datën 20 prill si datë të vendosur nga qeveria si Dita e Shqipërisë së Pastër, ka kërkuar nga përfaqësuesit e pushtetit lokal që të percaktohen detyrat e çdo strukturë.

Por mbi të gjitha, ministri ka kërkuar që të përcaktohet një vend-depozitim tranzit për çdo njësi vendore, i cili të përmbajë kushtet e përcaktuara nga specialistët e mjedisit e më pas këto mbetje duhet të çohen në landfillindin e Bushatit. 

/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 124.7 125.4
GBP 192.5 193.2
CHF 130.5 131.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4963.528
-24.362
-0.49%
S&P 500 2104.50
-6.24
-0.30%
FTSE 100 6946.66
-3.07
-0.04%
FTSE MIB 22337.789
+172.658
+0.78%
CAC 40 4951.48
+40.86
+0.83%
DAX 11401.66
+74.47
+0.66%
HANG SENG 24823.289
-78.771
-0.32%
Nikkei 225 18797.939
+12.15
+0.06%
S&P/ASX 100 4945.700
+16.300
+0.33%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
“Syri i Madh”, hapja e dosjeve
Exclusive, gjithçka mbi hapjen e dosjeve në Gjermani dhe pritshmëritë në Shqipëri

Kolonia e fotografëve në Pogradec
Profesionistë dhe amatorë ekspozojnë punimet më të mira

Çmim për Pluton Vasin
Regjisori shqiptar vlerësohet në Festivalin e Kineastëve Botërorë

Johhny Depp performon me Marilyn Manson
Aktori luan në kitarë në koncertin e rokerit

Bashkëshorti s’i reziston…as fustani
Kanye West nuk i ndan duart nga ‘asetet’ e Kim

Bufi sulmon njerëzit
Kërcënimi i pazakontë për banorët e Purmerend në Holandë


Fustani i Lupita-s gjendet në tualet
Grabitësit e rikthejnë, ishte me perla false





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.