Visha për KLD, debat te Komisioni i Ligjeve
11/04/2012
Ardian Visha, kandidati i Partisë Socialiste për vendin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dëshmoi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve përgatitje të tillë, që edhe deputetët e shumicës e vlerësuan si profesionale.

Por mes dhjetera pyetjeve nga te dyja palet, lidhja me ministrin Fatmir Mediu, si avokat i tij në çështjen e Gërdecit, ishte pyetja që mori vëmendjen e të gjithëve. Përpara se të bënte një deklaratë, që rrallë herë thuhet me zë të lartë nga avokatët, zoti Visha kishte shpjeguar sesi e ndertonte ai zakonisht marredhenien me klientin e tij perpara mbrojtjes ne gjyq.

"Kur une pranoj çështjen, klienti rrëfehet dhe në bazë të saj unë ndërtoj strategjinë e mbrojtjes. Në rast kur une kam bindje, pafajesinë e mbroj atë me forcë dhe nuk kam hezituar ta bëj ate edhe publikisht në raste të caktuara", tha Visha.

Deputeti demokrat Edi Paloka: Ju keni qene avokat i zotit Fatmir Mediu, minister i Mbrojtjes, ne çeshtjen 'Gërdeci'. Ne kete rast ju keni bere detyren tuaj si avokat apo keni qene i bindur edhe ne pafajesine e tij?

Visha- I kam bere te dyja. Kam bere detyren time si avokat per mbrojtjen e klientit tim, qe ma ka besuar mua dhe e kam bere si kam dashur dhe si kam mundur dhe sigurisht kam besuar dhe vazhdoj te besoj ne pafajesine e tij.

Por kjo deklarate e kandidatit te Partise Socialiste per Keshillin e Larte te Drejtesise, nuk ka ndryshuar qendrimin e opozites as per Gërdecin si krim shteteror dhe as per kandidatin e saj në KLD, gjë qe u konfirmua menjehere pas deklarates se zotit Visha nga socialisti Saimir Tahiri, njeri prej deputeteve firmetare te kandidatures se Ardian Vishes ne KLD.

Por deklarata e Ardian Vishes, se besonte ne pafajesine e ministrit Mediu per çështjen e Gërdecit, nuk u la te kalonte pa u komentuar edhe nga demokratet, duke e bere ate nje nga pikat kryesore te qendrimit te tyre per ate qe e quajten mungese te moralit politik tek opozita. Ndersa opozita kembenguli ne qendrimin se Visha duhet gjykuar per integritetin profesional dhe jo per mendimet personale per klientet e tij te vecante, si zoti Mediu.

"Ne vazhdojme te mbajme te njejtin qendrim per çeshtjen e Gërdecit. Nuk qendrojme absolutisht asnje presje nga qendrimi politik kushtetues dhe ligjor qe kemi mbajtur lidhur me kete çështje. Dhe ju nuk mund t'i ikni asaj pergjegjesie politike, nepermjet akrobacive te rastit apo te radhës", tha deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

"Sot duhet t’ju themi një të vërtetë shqiptarëve dhe duhet t'u themi atë të vërtetë që duhet të jete o ajo e Edi Rames, ose kjo e zotit Visha ketu. Nese sot sillni Ardian Vishen dhe konceptin e tij per sistemin e drejtesise dhe e keni seriozisht, duhet t'i kerkoni te falur, Sali Berishes dhe gjithe shqiptareve dhe cilindo qe keni akuzuar padrejtesisht ne lidhje me ate qe e quani krimi shtetëror i Gërdecit. Do te thote qe ketu eshte akrobacia politike", tha deputeti demokrat Strazimiri.

Pertej ketyre qendrimeve, kandidati i socialisteve per Keshillin e Larte te Drejtesise, nuk kishte ngurruar qe perpara diskutimeve politike, t’u kerkonte te gjithe deputeteve voten e tyre.

"Dhe vota juaj, e secilit prej jush, qofte edhe një e vetme do te ishte e vlefshme. Une çmoj qe te humbas me vota të perbashketa tuajat, me mire sesa te fitoj vetem me votat e njërit krah", tha Visha.
 
Ajo qe ndodhi ne fund kur u votua ishte se zoti Visha mori vetem votat e opozites, ndersa te gjithe deputetet demokrate votuan kunder, duke mos gjykuar se kandidati socialist permbush kriterin e merites. Por sesi do te rezultoje votimi i parlamentit, kur besohet se jo te gjithe aleatet e Partise Demokratike do te votojne kandidatin e mazhorances, Elvis Çefa, per kete duhet pritur seanca plenare e se enjtes, ku votimi do te jete i fshehte.


/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.