Dietë dhe ushtrime, çifti humbet gjysmën e peshës
05/04/2012
Dietë dhe ushtrime, çifti humbet gjysmën e peshës
Debbie dhe Iain Whatmore kanë përgjysmuar peshën e trupit të tyre në vetëm 8 muaj, kjo falë ushqimit të shëndetshëm e këshillave të dietologut, shoqëruar me ushtrime fizike.

Secili prej tyre pak muaj më parë peshonte rreth 140 kilogramë, por tani ata gëzojnë një formë të mirë fizike.

Zonja dhe zoti Whatmore janë njohur me njëri-tjetrin që në moshën e adoleshencës dhe në fillim ishin të dy elegantë. Me kalimin e viteve ata morën një peshë të madhe trupore duke arritur deri aty sa 40-vjeçarja u prek nga diabeti i tipit 2 dhe doktori i këshilloi që të humbiste menjëherë në peshë, përndryshe do t'i duhej që t'i nënshtrohet një operacioni në stomak.

"Ne mendonim se kishim një dashuri të madhe për ushqimin. Problemi ynë ishte se hanim vakte me racione të te medha. Na pëlqente ushqimi me shumë kalori dhe ëmbëlsirat. E morëm peshën shumë kollaj, por e patëm shumë të vështirë që ta humbnim atë", tregon zonja Mrs Whatmore.

E ndodhur përballë këtij problemi shëndetësor, gruaja nisi dietën e menjëhershme, por edhe i shoqi nuk e la vetëm dhe vendosi që të ecte në të njëjtin ritëm me bashkëshorten. 43-vjeçari vendosi që t'i bashkohej programit për humbjen në peshë, duke qenë se edhe ai ishte një obez.

Tani zonja Whatmore nuk është më diabetike dhe thotë se ndihet e turpëruar për degjenerimin e trupit të saj në atë masë.

"Kemi shumë pak foto nga e shkuara, sepse ndihemi të turpëruar për masën tonë trupore. Tani gjërat janë shumë ndryshe dhe unë jam e lumtur që kemi arritur këtë rezultat", thotë Debbie. Po ashtu 40-vjeçarja thotë se tani ndihet më e fuqishme, më e re dhe se në ditën e saj ka më shumë pranverë.


/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 128.7 129.2
GBP 195 195.5
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5092.08
+36.02
+0.71%
S&P 500 2117.69
+4.76
+0.23%
FTSE 100 7070.70
+17.03
+0.24%
FTSE MIB 23427.35
+227.92
+0.98%
CAC 40 5201.45
+22.54
+0.44%
DAX 11810.85
+87.27
+0.74%
HANG SENG 28060.98
+233.28
+0.84%
Nikkei 225 20020.04
-167.61
-0.83%
S&P/ASX 100 4954.40
+72.90
+1.49%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Much Nano Show
Pas librit, gazetari dhe analisti vjen me një ‘stand up comedy’

Kapet manta gjigante në Peru
Peshon rreth 1 ton

Për peshkim me Rihanna-n
Këngëtarja tregon talentin në një tjetër fushë

Kim Kardashian pagëzon vajzën në Jeruzalem
North është anëtarja më e re e Kishës Ortodokse Armene

Parku i Jelloustonit fsheh një supervullkan
Studimi: Magma mund të mbushë 14 herë Kanionin e Madh

Taylor Swift rrëfehet për dashurinë...
Këngëtarja thotë se është ndjerë e “turpëruar” për historitë e saj që janë bërë objekt tallës

“Top Fest 12”, gjysmëfinalja në Prishtinë
Talenti i pjesëmarrësve nga Kosova “tërheq” aktivitetin

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.