Tregtarët: Po falimentojmë
01/04/2012
Tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun industrial pranë Medresesë në Tiranë paralajmërojnë se janë gati të mbyllin licensat pasi sipas tyre po shkojnë drejt falimentit për shkak të rritjes së taksave.

Sipas tyre, inspektorët e Drejtorisë së Tatimeve në Bashki kanë rritur në mënyrë artificiale me mbi 1 milionë lekë xhirot vjetore të deklaruara prej tyre, si dhe është rritur taksa e pastrimit ndërkohë që u ishte premtuar e kundërta.

“Janë rritur taksat dhe këtë vit puna ka rënë shumë. Ne e kemi të pamundur të mbijetojmë me këto taksa. Edhe taksa e pastrimit që vjet ka qenë 68 mijë lekë, sivjet është bërë 83 mijë lekë”, shprehet një tregtar.

Në një kohë kur kanë mbetur vetëm 20 ditë nga afati i fundit për të paguar detyrimet ndaj Bashkisë, tregtarët shpresojnë të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme pasi më pas fillojnë e ndëshkohen me gjoba. Kreu i këshilltarëve socialistë Aldrin Dalipi i ka kërkuar tregtarëve të depozitojnë të gjithë dokumentacionin që kanë në marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës.

“Ne do e përcjellim zërin tuaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do i kërkojmë sqarime kryetarit të Bashkisë. Do kërkojmë ngritjen e një komisioni të posaçëm që të rishikojë këtë situatë dhe të ndalet sa më parë kjo që po ndodh me bizneset në Tiranë”, theksoi Dalipi.

Ankesat për rritje të taksave vijnë nga tregtarë në të gjithë zonat e kryeqytetit ku përveç tatimeve e taksës së pastrimit është rritur edhe taksa për tabelën reklamuese të biznesit të vogël. Gjatë fushatës elektorale kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pati premtuar uljen e taksave për biznesin e vogël në ndihmë të tyre, aq më tepër kur vendi po përballet me krizë financiare.  
/ Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se opozita do te kthehet ne Parlament?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.7 140.2
USD 112 112.6
GBP 176 177.7
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.