Romney kërkon fitoren në shtetin e Obamës
19/03/2012 17:40
Romney kërkon fitoren në shtetin e Obamës
Kandidati për të fituar emërimin e republikanëve për president, Mitt Romney, është duke zhvilluar një fushatë intensive në shtetin e Ilinoisit, me rëndësi jo vetëm në garën brenda partisë, por edhe për shkak të simbolikës së tij si shteti ku më parë ka qenë guvernator Barack Obama.

Për ish-guvernatorin e Masaçusetsit, gara në Ilinois vjen pas suksesit të bindshëm në Puerto Riko, ku me 61% të votave të numëruara, siguroi 83% të preferencave. Rivali kryesor në luftën për të fituar të drejtën për të sfiduar Obamën në zgjedhjet e nëntorit, Rick Santorum, siguroi vetëm 8%.

Gara brenda Partisë Republikane vazhdon, ndërsa grupi elektoral të Obamës informoi se ka grumbulluar 45 milionë dollarë në shkurt, për t’i përdorur në fushatën zgjedhore.

Një javë më parë, një ndihmës i afërt i Romney i bëri thirrje rivalëve të tjerë që të tërhiqen, për t’i dhënë më shumë kohë guvernatorit që të sigurojë fonde dhe që të përpunojë programin e tij për t’u bërë president. “Santorum, Paul dhe Gingrich duhet të shohin realitetin në sy. Probabiliteti është i qartë dhe duke mos hequr dorë, vetëm sa ndihmojnë Obamën që të qëndrojë në pushtet”, deklaroi ai.

Pas fitores së Santorum në Misisipi dhe Alabama një javë më parë, ekspertët vlerësojnë se Ilinoisi, me kryeqytet Çikagon, do të jetë vendimtar në garën presidenciale.

Në mënyrë që të fitojë emërimin, një kandidat duhet të grumbullojë një mbështetje të tillë me vota që përkthehet me 1 144 delegatë. Me suksesin e Puerto Rikos, Romnet llogarit 521 delegatë, ndjekur nga Santorum me 253, Gingrich me 136 dhe Ron Paul me 50 të tillë. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.2 138.8
USD 124.1 124.8
GBP 179.2 180.5
CHF 124.8 125.4
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1853.44
-26.61
-1.42%
FTSE 100 5689.36
-158.70
-2.71%
NASDAQ 4283.75
-79.39
-1.82%
FTSE MIB 16441.20
-809.06
-4.69%
CAC 40 4066.31
-134.36
-3.20%
DAX 8979.36
-306.87
-3.30%
HANG SENG 19288.17
+105.08
+0.55%
Nikkei 225 17004.30
+184.71
+1.10%
S&P/ASX 100 4131.00
+1.40
+0.03%





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.