Juppe: Nuk e mbështesim sulmin ndaj Iranit
16/03/2012 18:50
Juppe: Nuk e mbështesim sulmin ndaj Iranit
Qeveria franceze, përmes ministrit të Jashtëm, Alain Juppe është shprehur kundër një sulmi eventual ndaj Iranit nga Izraeli.

“Franca është gati të rreshtohet përkrah Izraelit nëse siguria e tij kërcënohet, por jo për ta ndihmuar që të sulmojë vendet e tjera, në veçanti Iranin”, ka deklaruar Juppe. Në një intervistë për “Le Monde” mbi çështjen iraniane, Juppe ka thënë se, Franca mbetet e prerë përsa u përket sanksioneve ndaj Iranit, të cilat nuk do të hiqen derisa të plotësohen kushtet e vendosura në bazë të rezolutës 1929. Fuqitë botërore janë të ndara për mënyrën se si duhet të qasen ndaj Teheranit, i cili dyshohet se po zhvillon programin e tij të diskutueshëm me qëllim ndërtimin e armëve bërthamore.
Franca është gati të rreshtohet përkrah Izraelit nëse siguria e tij kërcënohet, por jo për ta ndihmuar që të sulmojë vendet e tjera

Alain Juppe
Ministër i Jashtëm i Francës


Pak ditë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se nuk do të presë gjatë për kryerjen e një sulmi ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Ai deklaroi për televizionin izraelit Channel 2 se nuk kishte një sahat, por shtoi se: “Kjo nuk është çështje ditësh apo javësh, por nuk është as çështje vitesh”.

Ndërsa presidenti amerikan Barakc Obama, në konferencën për shtyp me Daivd Cameron, deklaroi se besonte se ka ende hapësirë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike me Iranin.

Vetë Teherani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, por shumë vende perëndimore dhe Izraeli druhen se po prodhon armë atomike. / Top Channel
Irani
Irani, shtyhet për në qershor 2015 afati
Fuqitë perëndimore dhe Irani nuk arrijnë akordin e shumëpritur, sërish bisedime muajin e ardhshëm





comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni që fuqia blerëse ka rënë apo është rritur krahasuar me një vit më parë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.2
USD 114.2 114.5
GBP 178 178.5
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.