Kriza greke, Shqip: Sa ndikon te Shqiptarët
27/02/2012 22:50
Kriza greke, Shqip: Sa ndikon te Shqiptarët
Prej dy vitesh ekonomia greke ndodhet në kolaps për shkak të krizës së rëndë financiare që ka përfshirë vendin. Falimenton, nuk falimenton kanë qenë termat që kanë qarkulluar më së shumti në mediat, qarqet ekonomike dhe politike jo vetëm europiane, por mbarëbotërore.

Shumë sektorë të ekonomisë helene janë të mbyllur duke hedhur në rrugë mijëra të punësuar, mes tyre shumë shqiptarë, duke qenë se Greqia është vendi ku janë orientuar më së shumti shqiptarët në emigrim.

Por sa do të zgjasë kjo krizë? Sa ka ndikuar tek shqiptarët, jo vetëm tek ata që jetojnë e punojnë në Greqi, por edhe tek ata brenda kufirit të shtetit tonë? Dhe mbi të gjitha kur do të përfundojë ky makth financiar?

Këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjera, u mundua t’u japë përgjigje emisioni Shqip mbrëmjen e së hënës në Top Channel.

Në panel ishin të ftuar ekonomiste Gjergji Filipi, publicist Pirro Misha dhe deputeti Partisë Demokratike, Kosta Barka. Publicisti Piro Misha foli për një indiferentizëm të gabuar në Shqipëri për këtë krizë, duke vlerësuar se kriza që ka përfshirë shtetin më të fuqishëm në rajon domosdo ndikon edhe në vendet rreth saj, përfshirë këtu Shqipërinë. Pikërisht për këtë tha ai, duhet një reflektim shoqëror, mediatik dhe mbi të gjitha institucional për të ndërmarrë hapat e nevojshme në mënyrë që të shmanget një krizë e llojit të Greqisë në Shqipëri.

“Kemi 1 mijë fije që na lidhin me Greqinë, ekonomike, shoqërore dhe politike, ndaj duhet të nxjerrim mësime nga ajo. Të përgatitemi për ta shmangur atë, nëse mbërrin në të ardhmen”, tha publicisti Pirro Misha.

Deputeti i PD-s, Kosta Barka vlerësoi se kriza greke po shqetëson Bashkimin Europian. Edhe ai u ndal tek indiferentizmi shqiptar lidhur me këtë krizë duke shtuar se vendi ynë ka lidhjet më të mëdha ekonomike me Greqinë dhe Italinë dhe domosdo kriza në këto dy vende prek edhe Shqipërinë.

“ Ne jemi të lidhur si me Italinë dhe Greqinë ku kemi shifra të mëdha. S’mund të jemi indiferentë për krizën greke kur Greqia është vendi i dytë për shkëmbimet ekonomike me Shqipërinë. Ne si ballkanas duhet ta shikojmë me shqetësimin maksimal këtë krizë. Kriza ka një ndikim, është një krizë që ndikon qartësisht, remitancat kanë rënë. Besoj që qeveria jonë ka një reflektimin e duhur për këtë krizë. Emigrantët janë pjesa më e prekshme në një vend që zhytet në krizë. Nuk jemi gati të presim kthime emigrantësh në nivelin që mund të sjellë kriza. Qeveria është e përgatitur me lehtësirat fiskale që po ofron për të pritur dhe hapjen e vendeve të punës, por jo në nivele të larta. Ne duam një Greqi të stabilizuar ekonomiksht dhe paralelisht punojmë në vendin tonë për të krijuar një ambjent rikthimi dhe punësimesh. Ne na intereson që Italia dhe Greqia të jenë vende të zhvilluara dhe të stabilizuar ekonomikisht”, tha zoti Barka.

Ndërsa Gjergji Filipi nga instituti i studimeve ekonomike, Agenda deklaroi se vendi ynë nuk ka mundësi të presë emigrantët në rast kthimi duke deklaruar se fluksi do të mbyste tregun e punës.

“Në Shqipëri numërojmë 400 mijë të puënsuar me sigurime, të tjerët janë të vetëpunësuar në bujqësi. Nëse kthehen 700-800 mijë emigrantë do të mbytet tregu i punës. Emigrantët kanë patur kontribut thelbësor në ekonominë vendase. Remitancat kanë balancuar humbjet import-eksport. Porn ë rast rikthimi të tyre duhet të kemi plane kontigjence. Emigrantët janë qytetarë shqiptarë nëse duhet të vijnë duhet të gjejnë një trajtim mbrojtës dhe duhen riakomoduar në tregun shqiptar të punës. Kriza greke na prek 1/3 e eksporteve janë kryesisht material-porositësit, që njihen si fasonë. Rreth 80 përqind  e këtyre prodhime shkojnë në Greqi dhe Itali. Ky sektor punëson rreth 100 mijë punonjës por është shumë I hapur ndaj krizës greke dhe italiane. Nga dhoma e fasonistëve vijnë të dhëna që janë goditur nga kriza greke dhe italiane.

Megjithatë, publicisti Pirro Misha deklaroi se kriza në Shqipëri nuk ka shkaktuar ende ndonjë problem shqetësues. Ajo për të cilën duhet të shqetësohemi tha ai, është e ardhmja e krizës greke. Ajo që duhet t’i trembemi më shumë, tha ai është marrja e pushtetit nga ekstremistët grekë. Sipas tij 3 forcat ekstremiste greke nga sondazhet e fundit dalin me 45 përqind të preferencave të grekëve duke lënë pas dy partitë e mëdha me vetëm 37 përqind.   

Por deputeti PD-së, Kosta Barka hodhi posht të gjithë pretendimin e Pirro Mishës duke shtuar se në prill s’ka asnjë mundësi për ardhjen e ekstremistëve në pushtet.

Në një lidhje direkte nga Athina, Shqip mundësoi një intervistë me ambasadorin shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi. Zoti Dervishi tha se kriza greke nuk ka prekur drejtpërdrejtë emigrantët shqiptarë ndërsa shtoi se për cështjen e rikthimit të tyre në atdhe për shkak të një fshese greke, është më shumë mediatike se sa reale.

“Grekët e ndjejnë peshën e krizës, por shqiptarët nuk preken direkt nga këto shkurtime sepse nuk janë të përfshirë në sektorin shtetëror. Ndërsa sa i përket cështja e kthimit është më shumë mediatike se sa reale”, tha ambasadori Arvizu. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 128.7 129.2
GBP 195 195.5
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5092.08
+36.02
+0.71%
S&P 500 2117.69
+4.76
+0.23%
FTSE 100 7070.70
+17.03
+0.24%
FTSE MIB 23427.35
+227.92
+0.98%
CAC 40 5201.45
+22.54
+0.44%
DAX 11810.85
+87.27
+0.74%
HANG SENG 28060.98
+233.28
+0.84%
Nikkei 225 20020.04
-167.61
-0.83%
S&P/ASX 100 4954.40
+72.90
+1.49%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Një ukrainas më i pasuri i Anglisë
Për herë të parë Mbretëresha nuk hyn në listën e 300 miliarderëve

Gjimnazisti që mban në kurriz shokun e tij deri në shkollë
Tre vite rresht që bën këtë sakrificë

Sandra Bullock: Djali im nuk e di se jam e famshme
Aktorja nuk e lë djalin ta shohë nëpër filma

Elbasan, “Skampa” çel sezonin turistik
Vihet në skenë komedia italiane “Burri i trëndafilave”

Ishulli “parajsë”, i destinuar për të mos u vizituar kurrë
Quhet “North Sentinel” dhe banohet nga një fis i mistershëm, që i pret vizitorët me shigjeta

Robert Downey Jr. na prezanton vajzën e tij
Aktori tregon fotografinë e vogëlushes 5-muajshe

“Të gjithë sytë tek Blue Ivy”
Blue Ivy ka qënë qendra e vëmendjes në dasmën e gjyshes së saj

Much Nano Show
Pas librit, gazetari dhe analisti vjen me një ‘stand up comedy’





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.