Pavarësia, festime në Kosovë
17/02/2012
Katër vite më parë, më 17 Shkurt të vitit 2008, u plotësuan ëndrrat shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi dhe për një shtet të ri të Kosovës, duke ndërruar kështu historinë e këtij vendi dhe duke e shndërruar atë në shtet të pavarur dhe sovran.

Sot është një ditë madhështore, një ditë feste, ku të gjithë duhet të festojnë me harmoni dhe tolerancë, dhe në asnjë moment duke mos i harruar ata, falë të cilëve, Kosova mund t’i gëzohet kësaj dite.

Për ndër të festës, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Jahjaga: Krenarë për këtë ditë të madhe

"Pavarësia e Republikës së Kosovës, që u shpall katër vjet më parë, është angazhim dhe përpjekje e jashtëzakonshme njëshekullore, është fryt i punës së shumë brezave, që punuan dhe u sakrifikuan në altarin e lirisë që ne sot të jemi të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm me popujt e tjerë të botës", tha presidentja Jahjaga në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë ditë, me krenari kujtojmë të gjithë ata që asnjëherë nuk pushuan së punuari për atdheun, ata veprimtarë, ata intelektualë, ata luftëtarë, ata punëtorë, ata bujq, ata qytetarë të thjeshtë që secili në jetën dhe në punën e vet të përditshme i dhanë kontribut çështjes sonë madhore kombëtare, që është njëherit edhe një çështje humane, një çështje civilizuese, si është liria dhe vetëvendosja e popullit. Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, e ka integritetin e vet territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, e ka subjektivitetin e plotë të përfaqësimit ndërkombëtar, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera, në mënyrë të barabartë dhe në reciprocitet të plotë”, ka theksuar Jahjaga.

Presidentja tha se Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegociueshëm, është një realitet tashmë i pranuar, që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme. Republika e Kosovës zhvillon marrëdhënie bilaterale me një varg shtetesh, ndërsa në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore është bërë një shembull i mirë që respektohet dhe nderohet.
Kosova deri më sot është njohur nga 87 shtete, ndër to edhe vendet më me ndikim, me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë. Megjithatë, ky numër vlerësohet të jetë ende i vogël për aspiratat e shtetit më të ri evropian.

Topalli në festën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga organizoi të enjten në mbrëmje një pritje për personalitete nga jeta politike e shoqërore.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se tashmë e shohin të ardhmen më me pozitivitet.

“Ajo ishte një ditë e madhe, me peshë të madhe, si 28 nëntori i 100 vjetëve më parë. Liria sot nuk kërkon luftën për ta arritur, por kërkon të respektohen institucionet. Patriot i vërtetë është ai që i respekton ato. Gëzuar festën”, deklaroi Topalli.

Për përvjetorin e katërt të pavarësisë urimet kanë ardhur nga të gjitha kontinentet e globit dhe nga liderët e shtetëve të ndryshme të botës.

Uganda, vendi i 88-të që njeh pavarësinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli njoftoi në një konferencë shtypi se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Uganda, shtet afrikan me më shumë se 30 milionë banorë, është shteti 88 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje u bë publike në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli në këtë konferencë ka prezantuar edhe notën verbale me të cilën konfirmohet se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.



/ Top Channel
Përvjetori i Pavarësisë
Amnistia e Pavarësisë
Fitojnë 1000 në dënim alternativ dhe 220 të burgosur
Nderohen firmëtarët e Pavarësisë
Pasuesit e patriotëve marrin kopjen e statutit të shtetit


comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Vizita e kryeministrit serb, Vuçiç në Tiranë, e konfirmuar për më 27 maj, a është një premisë për çtensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.6 141.1
USD 128.8 129.4
GBP 198.2 199
CHF 135.5 136.2
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2104.20
-21.86
-1.03%
FTSE 100 6988.49
+39.50
+0.57%
NASDAQ 5032.75
-56.61
-1.11%
FTSE MIB 23511.86
+184.91
+0.79%
CAC 40 5102.10
+18.56
+0.37%
DAX 11636.56
+11.43
+0.10%
HANG SENG 28081.21
-168.65
-0.60%
Nikkei 225 20472.58
+35.10
+0.17%
S&P/ASX 100 4765.00
-40.10
-0.83%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.