Tregtarët akuzohen për vrasje
01/02/2012
Përgjegjësia penale e dy tregtarëve, të cilët vranë një vjedhës pasditen e së martës në Tiranë është rënduar së tepërmi, pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore.

Sipas te dhenave policore, viktima Klajdi Sejfullahu, eshte qelluar me mjete te mprehta dhe mbi te eshte ushtruar dhune fizike, edhe pasi ishte neutralizuar, cka i solli edhe vdekjen. Dy tregtaret do te akuzohen per nje veper penale te rende, ate te vrasjes me dashje ne bashkëpunim, edhe pse reaguan pas nje tentative vjedhje te mallit te tyre qe zotëronin.

Por ne gjykimin e specialisteve te krimit dhe ne perfundim te hetimeve paraprake, dy tregtaret, kishin arritur ta ndalonin viktimen, te mos e kryente vjedhjen, kishin arritur t'i merrnin atij edhe thiken qe zoteronte, per te kryer vjedhjen dhe duhet te kishin ndalur ne dhunen e ushtruar.

Sipas ekspertëve, pikerisht ne momentin qe kishin kryer edhe neutralizimin e rrezikshmerise se hajdutit, dy tregtaret duhet te kishin lajmeruar policinë për të proceduar me pas me vjedhësin dhe jo te kishin vazhduar me ushtrimin e dhunes, sipas se ciles erdhi si pasoje edhe vdekja. Reagimi i dy tregtareve i nisur nga fakti per te mbrojtur pronen e tyre nga vjedhja mund t'u kushtoje atyre nje mase denimi te rende nese do te gjenden fajtore nga gjykatat shqiptare per akuzen e ngritur.

Gjate vitit te shkuar bizneset dhe subjektet tregetare u grabiten ne 211 raste dhe ne disa raste kane qene viktima te vrasjes pronaret e dyqaneve.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni që fuqia blerëse ka rënë apo është rritur krahasuar me një vit më parë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 114 114.8
GBP 178 178.5
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.