“Shqipëria pa kufij shtetërorë”
23/01/2012
Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë ngriti shqetesimin për mungesën formale të kufijve të Republikës së Shqipërisë, kur deklaroi se “jemi pa kufij shtetërorë, pasi me ligjin e vitit 2008 kufiri shqiptar është pa koordinata".

"Eshtë një ligj në 2008 ka bërë nul ligjin e vitit 2001 dhe praktikisht ne sot jemi pa kufinj shtetërorë zyrtarisht. Këtë cështje e kemi ngritur në Komisionin e Sigurisë, qoftë në dikutimet 5 minutëshe në parlament, por për fat të keq s'ka asnjë lloj reagimi nga ana e ekzekutivit për të bërë amendimet e nevojshme", tha Gjoni.

Ky pohim i zotit Gjoni u bë gjatë prezantimit të dy raporteve të monitorimit për komisionin Parlamentar të Sigurisë dhe Integrimit nga “Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim”.

Bushati: Në letra kemi më shumë nëpunës së Kroacia

Kryetari Komisionit parlamentar të Integrimit Ditmir Bushati ka përshëndetur gjetjet e këtij raporti, por ka theksuar se ky komision parlamentar, nuk e ka mbështetjen e duhur me burime njerëzore, duke shtuar se 'në letër kemi më shumë staf se strukturat homologe në Kroaci dhe Maqedoni'.

"Sfidë shumë e madhe që unë e ndesha shumë edhe kur e lexova këtë raport monitorimi vazhdojnë mbeten kapacitetet administrative. Unë personalisht e kam mësuar për herë të parë, kur u publikua ky progres-raport që Komisioni i Integrimit Europian ishte fuqizuar me staf administrativ, por në rast se shohim realitetin unë do t'i ftoja dhe ky është një moment për reflektim, qoftë për IDM-në, qoftë edhe ndonjë organizatë tjetër, për të kuptuar sa efektivë janë këta njerëz që figurojnë në këtë strukturë të komisionit, në kushtet kur nuk ka një përshkrim pune, tha Bushati.

Gjergj Vurmo, nga “Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim” u shpreh se këto dy raporte synojnë të ndihmojnë veprimtarinë parlamentare duke monitoruar punën e tyre me qëllim përforcimin dhe efikasitetin duke sygjeruar se  zëri grupeve të interesit duket të jetë akoma edhe më shumë prezent gjatë diskutimeve në këto dy komisione parlamentare.





/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.