Provimi i shtetit, MASH shpall datat për Mjekësinë
09/01/2012
Provimi i shtetit, MASH shpall datat për Mjekësinë
Studentët e porsadiplomuar në fakultetin e Mjekësisë, në degët stomatologji, farmaci, mjekësi e përgjithshme, mami, infermieri dhe fizioterapi do t'i nënshtrohen provimit të shtetit në periudhën 16 janar-7 shkurt.

Ministria e Arsimit ka publikuar për secilën degë datat përkatëse të zhvillimit të provimit të shtetit, i cili kryhet për herë të parë në vendin tonë, i bazuar në ligjin për profesionet e rregulluara.

Në fazën e parë të kryerjes së provimit të shtetit marrin pjesë 1500 studentë të diplomuar gjatë viteve 2010-2011 në fakultetin e mjekësisë.Sipas ligjit për profesionet e rregulluara, pas marrjes së provimit të shtetit, kandidatët kanë të drejtë të marrin licensën për të hapur aktivitetin e tyre.

Tarifa e provimit të shtetit është 10 mijë lekë të reja.Çdo kandidat ka të drejtë të hyjë në provim deri në 5 herë duke paguar për cdo radhë tarifën prej 10 mijë lekë.Licensa e tyre sipas udhëzuesve të urdhrave profesionistë rinovohet 5 vjet.

Për vitin 2012, Ministria e Arsimit ka propozuar që për profesionet e rregulluara krahas provimit teorik, studentët e porsadiplomuar t'i nënshtrohen dhe provimit në praktikë. Këtë vit, pritet të futen në provimin e shtetit dhe studentët që përfundojnë degën e mësuesisë.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME


SONDAZH

Mendoni se pas kërkesës së Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku, autoritetet shqiptare do të vendosin për ekstradimin e tij?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 129.6 130.4
GBP 191.5 192.3
CHF 133.4 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4900.88
-46.56
-0.94%
S&P 500 2067.89
-18.35
-0.88%
FTSE 100 6773.04
-118.39
-1.72%
FTSE MIB 23157.12
-103.45
-0.44%
CAC 40 5033.64
-49.88
-0.98%
DAX 11966.17
-119.84
-0.99%
HANG SENG 24900.89
+45.77
+0.18%
Nikkei 225 19049.42
-157.57
-0.82%
S&P/ASX 100 4915.30
-9.10
-0.18%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Rezidenca e Mike Tyson shndërrohet në kishë
Vila gjigante luksoze në Ohajo e boksierit ‘konvertohet’

Shkrijnë pasurinë për emigrantët
Dy biznesmenë do të ndërtojnë një anije për të përballuar Mesdheun

Koncepti i ndërtesave pa hije
Propozimi i një grupi arkitektësh: Pasqyra për të ndriçuar rrugët

Kulla Eiffel mbush 126 vjeç
Simboli i Parisit u hap më 31 mars të vitit 1889

Martesa e... Driada Dervishit
Komedia me 5 ngjarje të ndryshme, që ndodhin në një dasmë

Apple, kundër ligjit diskriminues
Pasuesi i Jobs reagon pas miratimit të ligjit në shtetin e Indianas

Rihanna: Nuk jam e lidhur me Di Caprio-n
Këngëtarja përgënjeshtron zërat





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.