Struktura e re e Policisë
08/01/2012 16:00
Struktura e Policisë së Shtetit mund të pësojë një ndryshim rrënjësor në të ardhmen, në bazë të një projekti të hartuar nga grupi i politikave policore.

Gjatë një interviste dhënë për ‘Shqip’, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka sqaruar se propozimi është hedhur për ndryshimin nga 12 drejtori policie, një për çdo qark të vendit, do të reduktohet në pesë drejtori rajonale.

Në veri të vendit do të ketë, sipas këtij projekti, vetëm një drejtori, ajo e Shkodrës, që do të mbulojë edhe prefekturat Kukës, Lezhë dhe Dibër.

Në zonën juglindore të vendit do të jetë ajo e Elbasanit që do të mbulojë edhe prefekturen e Korçës.

Një tjetër drejtori në jug do të jetë edhe ajo e Fierit, e cila do të mbulojë qarqet Berat, Gjirokastër e Vlorë.

Kryeqyteti do të ketë drejtorinë e saj, pa varësi Kavajën, e cila do t’i shtohet drejtorisë së Durrësit.

Ndërkohë që Durrësi, Kukësi dhe Gjirokastra, do të kenë drejtori të Policisë Kufitare.

Ndryshimi i strukturës policore aktualisht është ende në fazën e diskutimeve, ku pritet mendimi i të gjtha drejtorive ekzistuese, kjo për faktin se reduktimi i drejtuesve të policisë do të çonte në humbjen e gradave një numri prej 1 mijë e 800 punonjësve, çka me ligjin ekzistues reflektohet direkt në pagë.

Vetëm pas të gjithë këtyre diskutimeve, drejtoria e përgjithshme e policisë mund t’i drejtohet Parlamentit për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit.  
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Procesi i dekriminalizimit, sa do të ndikojë tek kandidatët për zgjedhjet e 21 Qershorit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129.5 130
GBP 194 194.5
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4931.81
-75.98
-1.52%
S&P 500 2081.18
-23.81
-1.13%
FTSE 100 6994.63
-65.82
-0.93%
FTSE MIB 23044.08
-566.73
-2.40%
CAC 40 5143.26
-81.23
-1.55%
DAX 11688.70
-310.16
-2.58%
HANG SENG 27653.12
-86.59
-0.31%
Nikkei 225 19652.88
-232.89
-1.17%
S&P/ASX 100 4909.30
-57.30
-1.15%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
6 lloje obezësh
Studimi britanik arrin një kategorizim dhe rreziqet përkatëse

Rrëfimi tronditës i ish-agjentit të CIA-s
“37 vrasje për llogari të qeverisë, përfshirë Marilyn Monroe”

Mbipopullimi, në fokusin e fotoreporterit britanik
Ky fenomen është kthyer në fokusin e një fotoreporteri britanik, Donald MecCulin

Foto e parë e Chris Brown me vajzën e tij
Këngëtari ka mësuar së fundmi se është babai i vogëlushes

Politikania çeke zhvishet në shenjë proteste ndaj qeverisë
Ester Kaplankova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e saj

Koha e pushimeve familjare për Penelope Cruz
Aktorja fotografohet familjarisht në Australi

Rosie shkëlqen në krahët e Jason Statham
Aktori 47-vjeç dhe e dashura e tij 27-vjeçe dukeshin tepër elegant me veshjet e tyre në këtë event

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.