Femrat me uniformë policie
22/09/2011
Zëvendësministrja e Brendsme Iva Zajmi, gjatë një komunikimi për mediat deklaroi se, do të ndryshojë rregullorja për pranimin e grave dhe vajzave në polici, duke u dhënë lehtësi atyre.

Sipas Zajmit, marrja e lejes së drejtimit të automjeteve ka qenë një ndër problemet dhe kjo është shtyrë që aplikantet nëse fitojnë, mund ta marrin lejen e drejtimit të automjeteve në një kohë të dytë.

Ajo ka bërë thirrje gjatë një fushate sensibilizimi për gratë dhe vajzat, që të aplikojnë deri në datën 18 nëntor në drejtoritë e policive të zonës ku banojnë.

Zajmi deklaroi se Shqipëria ka një numër të ulët të femrave në radhet e saj.

“Janë disa masa lehtësuese si ajo për paraqitjen në një kohë të dytë për dhënien e patentës, apo masat që do të jenë në vijim si ato për fituesit, një për djem dhe një për vajza. Prania e femrave në polici është 10 për qind, mjaft e ulët krahasuar me vendet e rajonit”, tha Zajmi.

Drejtuesit e policisë mendojnë se prania e femrave nuk do të sjellë ndonjë ulje të eficencës së punës, por do të ndihmojë sidomos në komunikimin me publikun.

“Presupozohet që të ketë edhe femra, pasi mund të përballin më mirë punën e marrëdhënieve me publikun. Ne synojmë ta shtrijmë planin në gjithë Shqipërinë”, tha zyrtari i policisë, Rasim Borishi. Gjatë këtij viti pranimi në shkollën e policisë do të jetë vetëm për femra. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME


SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129 129.4
GBP 193.5 194.5
CHF 135 135.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5101.92
+9.83
+0.19%
S&P 500 2121.31
+3.62
+0.17%
FTSE 100 7080.33
+26.66
+0.38%
FTSE MIB 23786.33
+358.98
+1.53%
CAC 40 5258.06
+56.61
+1.09%
DAX 11999.14
+188.29
+1.59%
HANG SENG 28433.59
+372.61
+1.33%
Nikkei 225 19983.32
-36.72
-0.18%
S&P/ASX 100 4995.10
+40.70
+0.82%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Australi, shkarkohet prezantuesi i televizionit
Quajti vrasës e përdhunues ushtarët e Luftës së Parë Botërore

Gruaja që la partnerin për kukullat e saj
E kishte vënë përpara zgjedhjes, 30-vjeçarja zgjodhi koleksionin

Brad Pitt rrëzohet nga shkallët, shenjë në fytyrë
Aktori: Vrapova në errësirë dhe i veshur me shapka

Çifti Clooney, ndër më të pasurit në Britani
Pasuria e George dhe Amal: 121 milionë paund

66.66% e botës, pa akses në Mjekësi
Vdesin edhe për ndërhyrje kirurgjikale të lehta

Robert Downey Jr. na prezanton vajzën e tij
Aktori tregon fotografinë e vogëlushes 5-muajshe

“Të gjithë sytë tek Blue Ivy”
Blue Ivy ka qënë qendra e vëmendjes në dasmën e gjyshes së saj

Gjimnazisti që mban në kurriz shokun e tij deri në shkollë
Tre vite rresht që bën këtë sakrificë





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.