Profilaksia e bebeve
01/07/2011 20:35
Profilaksia e bebeve
Dignostikimi i keqformimeve të bebeve gjatë shtatzanisë së nënës mbetet ende problem në mjekësinë shqiptare.

Kjo kërkon jo vetëm specializim të mjekëve gjinekologe, por dhe aparaturë të posaçme duke përfshirë Eko 4D e cila përcakton që në muajin e pestë nëse bebja është keqformime psiqike apo ka keqformime të zemrës si dhe probleme të tjera.

“Janë disa keqformime që 4D ka mundësi t’i japë një pamje të përgjithshme të fëmijës gjatë shtatzanisë, kështu që ka mundësi të përcaktosh saktësisht vetëm me ekon diagnozën dhe të bësh ndërhyrje përsa i përket shtatzanisë në bazë të kësaj diagnoze. Është shumë e rëndësishme se në këtë mënyrë nuk është e nevojshme që shtatzania të përparojë deri në një fazë. Nëna nuk ndjen komplet proçesin e lindjes, por ndërpret shtatzaninë kur është e nevojshme para kohë, kështu që nuk vendoset në rrezik as jeta e nënës. Është shumë punë për të bërë. Mjekët që kemi janë mjaft të mirë, por nuk ekzistojnë ambjentet e sakta me standardet ndërkombëtare që të punojnë specialistët ashtu siç duhen”, u shpreh Vasil Angjeli, kirurg obsteter-gjinekolog, spitali Hygeia.

Mjekë gjinekologë obsteter të huaj e shqiptarë do të diskutojnë lidhur me çështjet e gruas dhe fëmijës së posalindur në një konferencë shkencore në spitalin Hygeia në Tiranë.

Sipas zotit Angjeli, kujdesi perinatal në spitalet shtetërore pothuajse nuk ekziton, ndërkohë që rekomandon vijueshmërinë përdorimit të kontraceptivëve tek femrat.

“Përsa i përket kujdesit prenatal flasim dhe para dhe pas lindjes. Veçantia e këtij spitali është se kemi specialistë që janë në gjendje të përcaktojnë problemet e fëmijës para lindjes dhe i trajtojnë ato para dhe pas lindjes. Hygeia është i vetmi spital në Shqipëri që merr gjithë kujdesin prenatal dhe kjo nuk bëhet në asnjë spital tjetër në Shqipëri”, theksoi Angjeli.

Në konferencën shkencore që do të mbahet në 2 korrik pranë spitalit Hygia mjekët shqiptare dhe ata greke do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre përveç çështjeve të obstetrikës dhe gjinekologjisë, edhe për neonatologjinë, anestezinë dhe specialitete të tjera për gruan dhe të porsalindurin. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129.5 130
GBP 194 194.5
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4931.81
-75.98
-1.52%
S&P 500 2081.18
-23.81
-1.13%
FTSE 100 6994.63
-65.82
-0.93%
FTSE MIB 23044.08
-566.73
-2.40%
CAC 40 5143.26
-81.23
-1.55%
DAX 11688.70
-310.16
-2.58%
HANG SENG 27653.12
-86.59
-0.31%
Nikkei 225 19652.88
-232.89
-1.17%
S&P/ASX 100 4909.30
-57.30
-1.15%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Rrëfimi shokues i ish-agjentit të CIA-s
“37 vrasje për llogari të qeverisë, përfshirë Marilyn Monroe”

Suarez: Riparoja makina për të siguruar jetesën
“Ja çmenduritë që kam bërë për gruan”

Mbipopullimi, në fokusin e fotoreporterit britanik
Ky fenomen është kthyer në fokusin e një fotoreporteri britanik, Donald MecCulin

Foto e parë e Chris Brown me vajzën e tij
Këngëtari ka mësuar së fundmi se është babai i vogëlushes

Politikania çeke zhvishet në shenjë proteste ndaj qeverisë
Ester Kaplankova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e saj

Koha e pushimeve familjare për Penelope Cruz
Aktorja fotografohet familjarisht në Australi

Rosie shkëlqen në krahët e Jason Statham
Aktori 47-vjeç dhe e dashura e tij 27-vjeçe dukeshin tepër elegant me veshjet e tyre në këtë event

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.