Operacionet plastike
29/06/2011 19:10
Operacionet plastike
Natyra nuk i ka krijuar të gjithë njerëzit të njëjtë, por duket e papranueshme që njerëzit të klasifikohen në të bukur dhe jo të bukur.

Një hundë e madhe që të shqetëson sa herë del para pasqyrës, veshë të mëdhenj apo shumë shqetësime të tjera estetike, po çojnë drejt sallave të operacioneve plastike gjithnjë e më shumë njerëz, e kryesisht të rinj.

Ky fenomen me origjinë amerikane erdhi në vendin tonë në fund të shkeullit XX. Kirurgu estetik Lad Filaj tregon se si u thye tabuja e paprekshmërisë së trupit në shoqërinë tonë.

“Sigurisht kirurgjia estetike e mirëfilltë ka qenë tabu dhe nuk është zhvilluar në atë sistem, është e vërtetë që sot nuk është më tabu bërja e një operacioni plastik. Ky shërbim hyri në Shqipëri dhe ka një dyndje goxha të madhe”, shprehet Filaj.

Kirurgjia estetike, njëra nga llojet e kirurgjisë plastike, pasi u bë një nga mjetet kryesore për zbukurimin e VIP-ave në mbarë botën, shumë shpejt u kthye në një obsesion edhe për njerëzit e thjeshtë. Bisturia duket se është objekti kryesor që po ndihmon femrat të jenë më të bukura në pasarelat e improvizuara jetës së tyre. Doktori tregon arsyet përse u fut në kulturën shqiptare kirurgjia estetike.

“Si çdo e re që u fut në Shqipëri u fut edhe kirurgjia estetike, kjo erdhi si pasojë e rritjes së mirëqenies, rritjes së kërkesave ndaj vetes për mirëmbajtjen e pamjes fizike. Filloi çdo njeri të kërkonte më shumë shërbime”, thotë Filaj.

Megjithë idenë se pamja ka një rol vendimtar në suksesin e një personi janë të shumtë ata që ende mendojnë se trupi është dhuratë e natyrës dhe si i tillë nuk duhet prekur.

“Realisht nuk më pëlqejnë vajzat që kanë bërë operacione plastike, se është një ndryshim që duket, është shumë e dukshme. Jam e mendimit që tiparet kanë një lidhje me njëra-tjetrën dhe po ta ndryshosh do ketë një mospërputhje me pjesën tjetër të fytyrës”, thotë një e re.

“Jam komplet kundër, të gjitha shfryhen, s’janë natyrale, do isha vetëm për ndonjë rast që ka ndonjë mungesë nga ana e Zotit për ta rregulluar. Çfarë do të ndryshoje tek vetja po të kishe mundësi? Unë nuk do ndryshoja asgjë, i kam mundësitë financiare, por faleminderit Zotit”, shprehet një e re.

Në krijimin e një opinioni pozitiv apo negativ në lidhje me kirurgjinë estetike kanë edhe pamjet e njerëzve të njohur pas këtyre ndërhyrjeve. Dështime të kirugjisë apo të mjekëve, kjo nuk dihet.

Tendenca për të mos pranuar këto lloj ndëryrjesh në trupin e njeriut duket se është edhe tek moshat e mëdha të cilët ende nuk e pranojnë këtë realitet.

Përtej këtyre kundërshtive për kulturën e kirurgjisë estetike, duket se në një moshë të caktuar pranohen edhe ndërhyrje të tilla.

Përveç këtyre opinioneve duket se në vendin tonë ende nuk ka një informim të plotë rreth kushteve për të pasur rini të përjetshme.

“Ka ende një informim jo të saktë mbi kirurgjinë estetike, mbi operacionet, mbi rrisqet”, sqaron doktor Filaj.

Mosbesimi i njerëzve ndaj kirurgjisë estetike lidhet kryesisht me rreziqet që mund të kenë ndërhyrje të tilla. Sipas kirurgut ai që thotë se ndërhyrjet në kirurgjinë estetike kanë komplikacion zero, gënjen.

“Nëse bëhet fjalë për kirurgjinë ka komplikacione, megjithatë ka edhe ndërhyrje paralele për të minimizuar ato. Pacienti duhet të jetë i mirëkonsultuar dhe të marrë përsipër rriskun bashkë me mjekun, kundrejt këtij shërbimi që merr dhe këtij shërbimi që paguan”, shprehet Filaj.

Megjithë problemet që mbart, në ditët e sotme kirurgjia estetike është kthyer në një industri që prodhon bukuri të përjetshme. / Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni që fuqia blerëse ka rënë apo është rritur krahasuar me një vit më parë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 114 114.8
GBP 178 178.5
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.