Kosovë, FER bashkohet me Vetëvendosje
30/03/2011 10:30
Kosovë, FER bashkohet me Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje dhe partia FER u bashkuan sot në një forcë të vetme politike.

Liderët e këtyre forcave, deri dje rivale në zgjedhje, u shfaqën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku arsyetuan bashkimin me faktin se, sot më shumë se kurrë e ardhmja e Kosovës është në rrezik, ndaj duhet të ishin së bashku për të ndaluar rrënimin politik, ekonomik e social.

Sipas Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, Vetëvendosje dhe FER kanë arritur marrëveshje për planin qeverisës, hartimin e Kushtetutës së re dhe decentralizimin në baza qytetare dhe jo etnike.

“Gjatë javëve në vazhdim kjo forcë do të shpalosë pjesë nga programi i përbashkët për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran, funksional, të zhvilluar dhe demokratik. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në numër sa më të madh t’i bashkangjiten kësaj force”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga lëvizja Vetëvendosje.

FER dhe Vetëvendosje janë forcat më të reja politike që iu bashkuan spektrit kosovar gjatë zgjedhjeve të kaluara, por teksa lëvizja e Kurtit u klasifikua e treta, FER nuk arriti të kalojë as pragun elektoral. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.4
USD 126.3 126.8
GBP 197 197.5
CHF 133.5 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2076.78
-0.64
-0.03%
FTSE 100 6585.78
-44.69
-0.67%
NASDAQ 5009.21
-3.91
-0.08%
FTSE MIB 22508.13
-108.37
-0.48%
CAC 40 4808.22
-27.34
-0.57%
DAX 11058.39
-40.96
-0.37%
HANG SENG 26064.11
-218.21
-0.83%
Nikkei 225 20539.79
+17.29
+0.08%
S&P/ASX 100 4621.10
-50.20
-1.07%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.