Teknologji, shpikjet më të mëdha të 2010-s
27/12/2010 20:00
Teknologji, shpikjet më të mëdha të 2010-s
Ndërsa vitit po i afron fundi, është e qartë se teknologjia vazhdon të bëjë hapa përpara. 2010-ta do të mbahet mend për disa shpikje të mëdha, që mund të ndryshojnë ndjeshëm jetën tonë në të ardhmen. Kjo është një listë me risitë e fundit të shkencës.

iPad – Deri në fundin e 2009-s, pothuajse askush në botë nuk e dinte se çfarë ishte një iPad. Hallka hibride që mugonte në lidhjen mes smartphone dhe laptop-it është shitur në 13 milion kopie që prej hedhjes në treg në janar prej Apple dhe kërkesa botërore është në rritje astronomike. iPad nuk ka hapësirën e një laptopi apo madhësinë e një smartphone, por janë të pakonkurrueshëm në luajtjen e lojrave, lundrimin në internet dhe lidhjet mjetet e tjera të komunikimit.

Ndryshimet në rrjetet shoqërore – FB, Twitter dhe rrjetet e tjera të mëdha shoqërore në internet bënë ndryshime të mëdha gjatë 2010-s, për të garantuar një privaci sa më të madhe. Sistemet e reja të ruajtjes së identitetit janë më të sofistikuara se kurrë që kur kompiuterat dhe software janë shpikur. Ndërkohë, FB kaloi Google si faqja më e klikuar në botë dhe rrezikon të zhdukë shumë shpejt edhe email si teknologji.

Videolojat pa joystick – Mënyra se si luajmë lojra kompiuterike mund të ndryshojë radikalisht pas vitit 2010, ndërsa për herë të parë lojra që nuk kanë nevojë për një dorezë apo tastierë komanduese iu ofruan publikut. Xbox 360 nxorri në treg teknologjinë e re të quajtur Kinect, e cila mjaftohet me një mikrokamera inteligjente, që është në gjendje të lexojë veprimet e personave dhe t’i integrojë ato në lojë.

Interneti në televizionët normalë – Lundrimi në internet nuk i takon më vetëm kompiutrave apo celularëve, por edhe televiziorëve të zakonshëm që kemi në shtëpitë tona. Një brez i ri televizorësh, përdorin sistemin ëireless për të ofruar faqet e internetit në ekranin e tyre.

iPhone 4 – Kurrë më parë një smartphone nuk kishte ngjallur kaq shumë interes sa shpikja e fundit e Apple. Ekrani më i realizuar kurrë në një pajisje portabël, sistemi i zërit, kartës grafike dhe shumë mundësi të tjera që të ofron një smartphone i takon fjalës së fundit të teknologjisë. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 135.9 136.3
GBP 195.5 196
CHF 133.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2076.78
-0.64
-0.03%
FTSE 100 6585.78
-44.69
-0.67%
NASDAQ 5009.21
-3.91
-0.08%
FTSE MIB 22508.13
-108.37
-0.48%
CAC 40 4808.22
-27.34
-0.57%
DAX 11058.39
-40.96
-0.37%
HANG SENG 26064.11
-218.21
-0.83%
Nikkei 225 20539.79
+17.29
+0.08%
S&P/ASX 100 4621.10
-50.20
-1.07%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.