“Plus” del në treg
27/11/2010 15:25
“Plus” del në treg
Kompania më e re e telefonise celulare “Plus”, që është operatori i vetëm në vend me aksionerë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova ka zgjedhur vigjiljen e ditës së pavarësisë për të inauguruar qendrën e saj të parë teknologjike.

Ne kete qender, qe u inaugurua nga kryeministri Sali Berisha, celulari ‘Plus’ ka instaluar teknologjine me moderne te telekomunikacionit, pasi synon, qe, me shtrirjen e rrjetit ne te gjithe vendin, t’u ofroje qytetareve shqiptare sherbimet me cilesore dhe me konkuruese ne treg.

“Inaugurimi i sotëm përbën një arritje të madhe, në njërin prej tregjeve që është shndërruar sot në një nevoje jetike, njëlloj si buka e përditshme për njeriun modern. Shkalla e përdorimit të celularit është mbidyfishuar dhe rritur me shpejtësi”, tha Berisha.

Duke pergezuar qellimin e celularit “Plus” per t’u shnderruar ne operatorin celular lider ne tregun shqiptar, qe permbush nevojat e konsumatoreve jo vetem me koston, por edhe me cilesine e sherbimeve nepermjet teknokogjive te reja, kryeministri Berisha, i njohu qeverise se tij meriten per hapjen e tregut te telefonise celulare ne Shqiperi edhe si nje permbushje e premtimit te tij te hershem elektoral. Ne inaugurimin e qendres se teknologjise se celularit “Plus”, kryeministri Berisha u prezantua si nje nga njerezit me te apasionuar te komunikimit nepermjet teknologjive te reja, qe ofrohen nepermjet celularit. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.