Gjykata e Lartë, Topi dekreton 3 anëtarë
16/09/2010 19:40
Gjykata e Lartë, Topi dekreton 3 anëtarë
Presidenti Bamir Topi dekretoi tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, e cila është shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor shqiptar.

Të përzgjedhurit nga Presidenti janë tre gjyqtarë. Edmond Islamaj kryen aktualisht detyren e gjyqtarit ne Gjykaten e Apelit Tirane, si dhe eshte anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, i zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore. Me kete dekret, Presidenti i propozon Parlamentit qe zoti Islamaj te ngjise shkallet e karrieres ne gjyqesor si anetar i Gjykates se Larte.

Gjyqtari tjeter i dekretuar eshte Shkelzen Selimi, aktualisht me detyre ne Gjykaten e Vlores. Per publikun emri i zotit Selimi eshte degjuar rreth nje vit me pare gjate gjykimit te Kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Gjyqtari Shkelzen Selimi e shpalli fajtor zotin Bollano per shperdorim detyre, pasi dha dy urdhra te kundraligjshem per heqjen e sinjalistikes ne nje rruge qe nuk eshte ne juridiksionin e Bashkise se Himares. Vendimi i gjyqtarit Selimi, qe propozohet per anetar te Gjykates se Larte, u rrezua me vone nga Gjykata e Apelit Vlore.

Me dekretin e tij, Presidenti Topi ka vleresuar edhe punen e gjyqtares se Gjykates se Tiranes, Manjola Bejleri, duke cuar ne Parlament dekretin per emerimin e saj. Zonja Bejleri eshte nje nga gjyqtaret e njohur prej publikut, per shkak se ajo drejton Shoqaten e Gjyqtareve te Shqiperise dhe jo rralle ka qene kritike ndaj projektligjeve te qeverise per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor. Eshte ende heret te flitet per qendrimin e mazhorances ndaj ketyre kandidaturave per ne Gjykaten e Larte. Perpara se te marre nje vendim per keto dekrete, Komisionit te Ligjeve i duhet te marre ne pyetje ne seanca te vecanta degjimore kandidatet e dekretuar nga Presidenti per anetare te Gjykates Kushtetuese. / Top Channel

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.8
USD 127.2 128
GBP 198 198.7
CHF 131.5 132
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2103.84
-4.79
-0.23%
FTSE 100 6696.28
+27.41
+0.41%
NASDAQ 5128.28
-0.50
-0.01%
FTSE MIB 23538.03
+141.94
+0.61%
CAC 40 5082.61
+36.19
+0.72%
DAX 11308.99
+51.84
+0.46%
HANG SENG 24377.34
-258.94
-1.05%
Nikkei 225 20548.11
-37.13
-0.18%
S&P/ASX 100 4740.00
-21.80
-0.46%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.