Shtetësia greke për emigrantët. Opozita: Do e shfuqizojmë
07/07/2010 13:15
Shtetësia greke për emigrantët. Opozita: Do e shfuqizojmë
Ligji per dhenien e neshtetesise vazhdon te shkaktoje debate ne politiken greke.

Shefi i opozites, Antonis Samaras, gjate diskutimit ne parlament tha se dhenia e nenshtetësise nuk eshte zgjidhja e duhur per integrimin e emigranteve dhe shtoi se kur partia e tij te vije ne pushtet do e rishikoje kete ligj kontravers.
Kreu i Demokracisë së Re ka parashtruar platformën e tij për emigracionin, që në një shikim të parë, konsiston në asimilimin e emigranëve që duan të integrohen në shoqërinë greke, ndërsa e ka ndërvarur procesin e integrimit me sasinë e emigrantëve që, siç ka theksuar, është në gjendje të durojë shoqëria vendase.

“Çdo politikë emigracioni duhet të krijojë valvula sigurie për integrimin e emigrantëve. Kështu që ky të bëhet normalisht dhe gradualisht, me objektiv final integrimin e emigrantëve që mund të durojë një shoqëri”, ka thënë lideri i partisë më të madhe opozitare greke.

Zoti Samaras është ndalur më shumë në procesin e dhënies së nënshtetësisë fëmijve të emigrantëve, duke theksuar se kur partia e tij të vijë në pushtet, do ta shfuqizojë ligjin përkatës që u votua në muajin mars.
"Jemi të detyruar që këtë ligj të PASOK-ut ta ndryshojmë, kur Demokracia e Re të marrë pushtetin. Dhe angazhohemi qartë që tani për këtë. Fëmijtë e emigrantëve të ligjshëm që lindin këtu do ta marrin të drejtën e nënshtetësisë kur të arrijnë moshën madhore”, tha Samaras, bën të ditur BBC.

Lideri i opozitës i ka mëshuar idesë së asimilimit, ndonëse nuk e ka cilësuar shprehimisht kështu. “Nëse fëmijët që do të marrin nënshtetësinë do të zhvillojnë një ndërgjegje komuniteti të ndryshme nga ajo e shoqërisë ku u rritën, këtu ka problem”, tha lideri i opozitës.

Por ministri i brendshëm, Janis Ragusis, nën drejtimin e të cilit u hartua ligji për nënshtetësinë, e ka quajtur si historik këtë vendim të qeverisë greke.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni qe dhuna ne shkolla e mesueseve ndaj nxenesve eshte nje fenomen, apo ngjarje te shkeputura?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.9
USD 123 123.8
GBP 185.5 186
CHF 133.5 135
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4771.764
+13.885
+0.29%
S&P 500 2057.09
+5.27
+0.26%
FTSE 100 6836.08
-16.32
-0.24%
FTSE MIB 20578.340
-178.381
-0.86%
CAC 40 4653.92
-21.21
-0.45%
DAX 10752.11
-46.22
-0.43%
HANG SENG 24807.279
-102.621
-0.41%
Nikkei 225 17768.301
+299.781
+1.72%
S&P/ASX 100 4631.300
+38.300
+0.83%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.