GKA, piktura klasike dhe moderne në një ekspozite
23/04/2010 18:30
GKA, piktura klasike dhe moderne në një ekspozite
Disa nga kuadrot e piktorëve më në zë të periudhës klasike dhe asaj të shekullit të XX, si Guido Reni, Annibale Carracci, apo Picasso, Andy Warhol, Morandi, Chagall etj në versionin original janë ekspozuar në dy pjesë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ato u sollën në Tiranë në kuadër të stinës së madhe të eventeve të Ambasadës italiane, nga koleksioniti Francesco Martani. Profesori italian, i apasionuar pas pikturës, rrefen për disa nga punimet.

“Zgjodha kuadron e Jean Michel Basquit sepse e kam njohur kete njeri. Ishte amerikan me ngjyre, por donte te kishte lekure te bardhe. Kuadroja perfaqeson shperberjen. Eshte nje mbretereshe, nje trup gjysemnudo, nje individ qe po shperbehet prej intoksikimit. Vete autori vdiq nga nje overdoze. Te mendosh qe ai mund te kishte gjithcka. Ishte miku i Andy Wharol dhe rastesisht i kane vendosur kuadrot e tyre bashke. Keta dy autore bashkejetonin. Basquit prostituohej, sepse donte te jetonte ne shoqerine e te bardheve dhe ne fakt ia doli”, shprehet prof. Franceso Martani.

Guida e koleksionistit vazhdon me te tjere autore. “Morandi thote, se arti vlen nese ka nje shenje, nje ngjyre dhe nje lende. Ketu shenja dhe ngjyra jane te bardha, lenda eshte telajo, por ka nje shenje, e cila eshte innovative. Ka krijuar nje dimension te trete. Eshte pikture, por duket si skultpure. Valerio Castello eshte xhenovez i 1600-ës. Ne pak hapesire arrante vendosi nje mori figurash. Ka paraprire fotografine dhe ate qe thoshte Morandi. Permes shenjave dhe ngjyrave, qe i pergatiste vete me dhe me te bardhen e vezes, u jepte jete trupave dhe ambjenteve”, shton Martani.

Por keto kuadro qe sjellin atmosferen e shekullit XX dhe shkelqimet klasike, duket se nuk kane terhequr mjaftueshem vemendjen e GKA-së, qe deri tani nuk ka vendosur ende cicerone me orar te plote, apo fletushka informuese mbi kete koleksion te pasur, qe do te qendroje i hapur deri me daten 30 maj.

/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 124.5 125.3
GBP 192 192.9
CHF 131 131.8
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4963.528
-24.362
-0.49%
S&P 500 2104.50
-6.24
-0.30%
FTSE 100 6946.66
-3.07
-0.04%
FTSE MIB 22337.789
+172.658
+0.78%
CAC 40 4951.48
+40.86
+0.83%
DAX 11401.66
+74.47
+0.66%
HANG SENG 24823.289
-78.771
-0.32%
Nikkei 225 18797.939
+12.15
+0.06%
S&P/ASX 100 4945.700
+16.300
+0.33%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
“Shqipëria Ime”, bukuritë e Beratit
Rubrika e përjavshme ndalet në qytetin e “një mbi një dritareve”

Një “Pasdite” me motrat Vjollca
Marina dhe Luana, dy ish-velina, tashmë moderatore të suksesshme në Top Channel

Dëgjoni shumë muzikë? Kufizojeni kohën, po humbni dëgjimin!
OBSH: 1 orë në ditë është e mjaftueshme, nëse nuk dëgjohet me nivel të lartë

Eddie Redmayne në rolin e një femre
Fituesi i çmimit Oscar do të interpretojë piktorin që u bë grua

“Gjithmonë e kam pasur të vështirë të merrja role”
Halle Berry mendon se lëkura me ngjyrë e ka penguar në karrierë

Kim Kardashian, “belfie” në Instagram për fansat
Me rastin e arritjes së 27 milionë ndjekësve në rrjetin social

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit

Afrikë e Jugut, çifti rigjen vajzën e “zhdukur” pas 17 vitesh
E kishte rrëmbyer për adoptim një tjetër familje. Gruaja akuzohet për mashtrim pas provave të ADN





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.