Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka mundur të mbajë të qeshurën, kur ministri i tij i Bujqësisë, Aleksander Nikolayevich Tkachov foli për eksportin e mishit të derrit në Indonezi, një vend ky me shumicë myslimane.
Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani
Dielli u bë i kuq dhe qielli u ngjyros me nuanca të pazakonta të hënën mbi Britaninë e Madhe, për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të europës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit.

Trump pret Tsipras, kryeministrit grek i kujtojnë deklaratën e vjetër Trump pret Tsipras, kryeministrit grek i kujtojnë deklaratën e vjetër
Presidenti amerikan Donald Trump priti të martën kryeministrin grek, Alexis Tsipras, në Shtëpinë e Bardhë, në një vizitë zyrtare për të përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Britani, shefi i “MI5”: Jemi përballë një kërcënimi intensiv terrorist Britani, shefi i “MI5”: Jemi përballë një kërcënimi intensiv terrorist
Shërbimet britanike të inteligjencës po përballen me një sfidë intensive nga terrorrizmi. Kështu deklaroi shefi i “MI5”, Andrew Parker, i cili tha se aktualisht ka më shumë aktivitete terroriste që po i drejtohen Britanisë, aktivitet më i shpejtë dhe më i vështirë për t’u diktuar.

BERZH: Anulimi i “Brexit”, pozitiv për Britaninë BERZH: Anulimi i “Brexit”, pozitiv për Britaninë
Në kohën kur negocitatat për “Brexit” dhe i gjithë procesi i largimit të Britanisë nga BE-ja kanë hyrë në një rrugë të panjohur, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BERZH) përpiqet të nxisë ata që duan qëndrimin, duke thënë se kthimi i “Brexit” do të rriste ekonominë e ishullit.

OKB publikon pamjet e arratisë së “Rohingya”-ve OKB publikon pamjet e arratisë së “Rohingya”-ve
Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët publikoi pamje të filmuara me dronë, ku shfaqen mijëra myslimanë “Rohingya” në Bangladesh, pasi kalojnë lumin Naf për t’ia mbathur nga Mianmari.

Të mbijetuarit nga zjarri: Ishte e tmerrshme, si fundi i botës Të mbijetuarit nga zjarri: Ishte e tmerrshme, si fundi i botës
Të paktën 36 persona humben jetën pasi qindra vatra zjarri u përhapën në zonat qendrore dhe veriore të Portugalisë ditët e fundit.

Kompania “Weinstein”, negociata shitjeje Kompania “Weinstein”, negociata shitjeje
Ndërsa Harvey Weinstein është përfshirë nga skandali i ngacmimeve të tij seksuale, kompania “Weinstein” e themeluar nga vet producenti është në negociata për një shitje të mundshme, me fondin “Colony Capital” të drejtuar nga Thomas J. Barrack Jr., investitor miliarder, mik dhe këshilltar i ngushtë i Donald Trump.

Pranga “artistit” rus, i vuri zjarrin bankës në Paris Pranga “artistit” rus, i vuri zjarrin bankës në Paris
Një artist kontrovers rus, që ka marrë azil politik në Francë, është arrestuar pasi i vuri zjarrin një banke në qendër të Parisit.

Djali i gazetares së vrarë: Malta, një shtet mafioz Djali i gazetares së vrarë: Malta, një shtet mafioz
Djali i gazetares investigative, të vrarë në një atentat me autobombë në Maltë, ka denoncuar atë që ai e ka quajtur “mafie shtetërore” në vendin e tij.

Siri, Raqqa çlirohet nga xhihadistët e Shtetit Islamik Siri, Raqqa çlirohet nga xhihadistët e Shtetit Islamik
Aleanca e mbështetur nga SHBA, mes kurdëve sirianë dhe luftëtarëve arabë kanë shpallur marrjen nën kontroll të plotë të të ashtuquajturit “kryeqytet” të Shtetit Islamik, Raqqa në Siri.

Spanjë, arrestohen separatistët katalanas Spanjë, arrestohen separatistët katalanas
Një gjykatës spanjoll urdhëroi arrestimin e dy eksponentëve kyç të lëvizjes pro shkëputjes së Katalonjës.

Zjarret në Portugali, 3 ditë zie për viktimat Zjarret në Portugali, 3 ditë zie për viktimat
Portugalia shpalli tre ditë zie kombëtare duke filluar nga e marta, për viktimat e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

SHBA nuk përjashton: Edhe dialog direkt me Penianin SHBA nuk përjashton: Edhe dialog direkt me Penianin
Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut.

Maltë, homazhe për gazetaren e vrarë Maltë, homazhe për gazetaren e vrarë
Rreth 3.000 vetë u mblodhën për t’i bërë homazhe gazetares së vrarë me autobombe në Maltë, Daphne Caruana Galizia, reporterja me e njohur investigative e vendit.

Trump kundër luftës së Bush: SHBA nuk duhet të ishin në Irak Trump kundër luftës së Bush: SHBA nuk duhet të ishin në Irak
Shtetet e Bashkuara nuk do të rreshtohen në konfliktin e nisur mes Bagdadit zyrtar dhe Erbilit, për kontrollin e rajonit të kontestuar të Kirkukut.

“Ofelia”, 3 viktima në Irlandë; 360 mijë banorë pa energji “Ofelia”, 3 viktima në Irlandë; 360 mijë banorë pa energji
Në Irlandë është verifikuar viktima e tretë për shkak të uraganit “Ofelia”. Sipas televizionit publik “RTE”, bëhet fjalë për një burrë që ka humbur jetën pasi një pemë u rrëzua nga erëra të forta dhe ra mbi automobilin e tij.

Iraku drejt një konflikti të ri, SHBA apelon për qetësi Iraku drejt një konflikti të ri, SHBA apelon për qetësi
Kur vendi nuk është “pastruar” ende nga ekstremistët e ISIS, Iraku rrezikon të përfshihet në një konflik të ri dhe këtë herë në përmasa edhe me të mëdha se beteja me të ashtuquajturin Shtet Islamik.

SHBA kryejnë sulmin e parë kundër ISIS në Jemen SHBA kryejnë sulmin e parë kundër ISIS në Jemen
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulmin e parë ajror kundër Shtetit Islamik në Jemen, duke shkatërruar kampet e stërvitjes dhe duke vrarë dhjetëra militantë.

Rrëzoi qeverinë në Maltë, vritet gazetarja Rrëzoi qeverinë në Maltë, vritet gazetarja
Një “blogere” dhe gazetare shumë e njohur në Maltë, e cila kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion, humbi jetën si pasojë e një bombe të vendosur në makinën e saj.

Portugali e Spanjë, zjarret shkaktojnë viktima e dëme Portugali e Spanjë, zjarret shkaktojnë viktima e dëme
Zjarret masive në qendër dhe veri të Portugalisë që nisën në fundjavë i kanë kushtuar jetën të paktën 31 personave.

Stuhia shemb stadiumin në Irlandë Stuhia shemb stadiumin në Irlandë
Nga uragan është kthyer në stuhi tropikale, por “Ophelia” vazhdon të konsiderohet mjaft e rrezikshme ndërsa goditi me forcë brigjet irlandeze, ku prej saj raportohet aktualisht një jetë e humbur.

Clinton, në Britani: “Brexit”, një gënjeshtër e madhe Clinton, në Britani: “Brexit”, një gënjeshtër e madhe
Hillary Clinton po bën një tur në Britani, me mesazhin se referendumi për “Brexit”-in u fitua mbi bazën e një gënjeshtre të madhe, e duke paralajmëruar se Vladimir Putin po bën një luftë të ftohtë kibernetike kundër Perëndimit.

Në kërkim të valutës, Koreja lejon bastet për garat me kuaj Në kërkim të valutës, Koreja lejon bastet për garat me kuaj
Bastexhinjtë koreano-veriorë, që dikur rrezikonin 3 vite punë të rëndë për atë që bënin, tani do të munden të vendosin baste në garat lokale me kuaj, ndërsa vendi i izoluar përpiqet të zbulojë burime të reja të ardhurash në mesin e intensifikimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani, Javad Zarif: I qëndrojmë paktit bërthamor, nëse i qëndron BE Irani, Javad Zarif: I qëndrojmë paktit bërthamor, nëse i qëndron BE
Strategjia e re e presidentit amerikan Trump ndaj Iranit po e orienton Republikën Islamike drejt Europës.

Koalicioni i djathtë në Austri, analistët: I rrezikshëm për BE Koalicioni i djathtë në Austri, analistët: I rrezikshëm për BE
Sebastian Kurz nuk ka vendosur ende, por sipas analistit të “Deutsche Welle”-s, Bernd Riegert, një koalicion i djathtë në Austri do të sjellë me vete një valë nacionalizimi dhe vështirësi për BE-në.

“Ophelia” godet Europën, dëme e viktima në Irlandë, Spanjë e Portugali “Ophelia” godet Europën, dëme e viktima në Irlandë, Spanjë e Portugali
Nga uragan është kthyer në stuhi tropikale, por “Ophelia” vazhdon të konsiderohet mjaft e rrezikshme ndërsa goditi me forcë brigjet irlandeze, ku prej saj raportohet aktualisht një jetë e humbur.

Nga “Moulin Rouge”, në Kancelar i Austrisë...Seb Kurz Nga “Moulin Rouge”, në Kancelar i Austrisë...Seb Kurz
Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet në Austri, e me shumë gjasë do të zgjidhet Kancelar i ri. Në moshën 31-vjeçare, kreu i Partisë Popullore do të bëhet shefi më i ri i qeverisë në planet.

Iraku, luftë me kurdët. Amerika e shqetësuar, thirrje për dialog Iraku, luftë me kurdët. Amerika e shqetësuar, thirrje për dialog
Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes forcave irakiane e atyre kurde, pasi Bagdadi dërgoi trupat në zonat e diskutueshme të kontrolluara nga kurdët, në provincën e Kirkukut.

Somali, mbi 300 viktima nga sulmet me bomba Somali, mbi 300 viktima nga sulmet me bomba
Më shumë se 300 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimeve të dyfishta me bombë në Mogadishu, në atë që zyrtarët e vendit e cilësojnë si sulmin më vdekjeprurës në mbi një dekadë për Somalinë.

Venezuelë, fitore dërrmuese e Maduros Venezuelë, fitore dërrmuese e Maduros
Autoritetet zgjedhore në Venezuelë kanë shpallur fitoren e Partisë Socialiste në 17 prej 23 posteve për guvernatorë, një fitore dërrmuese kjo, pavarësisht peripecive nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Austri, Kurz pritet të afrojë ekstremistët në qeveri Austri, Kurz pritet të afrojë ekstremistët në qeveri
Austria shkon djathtas duke preferuar udhëheqësin karizmatik 31-vjeçar të Partisë Popullore, Sebastian Kurz, që shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Nëse pretendimet e tij konfirmohen, ministri i Jashtëm në largim do të jetë udhëheqësi më i ri në Europë.

Katalunjës i skadon afati, Madridi: Përgjigjja në letër, e pavlefshme Katalunjës i skadon afati, Madridi: Përgjigjja në letër, e pavlefshme
Qeveria spanjolle pritet të lëvizë drejt rivendosjes së sundimit të drejtpërdrejtë mbi Katalunjën, pasi udhëheqësi rajonal humbi mundësinë të qartësonte brenda afatit limit të vendosur, nëse e kishte shpallur apo jo pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Tillerson: Duam zgjidhje diplomatike me Korenë e Veriut Tillerson: Duam zgjidhje diplomatike me Korenë e Veriut
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson nguli këmbë se Presidenti Donald Trump dëshiron që të zgjidhë përballjen me Korenë e Veriut përmes diplomacisë.

Zgjedhjet në Austri, fiton Kurz dhe Partia e Popullit Zgjedhjet në Austri, fiton Kurz dhe Partia e Popullit
Partia Konservatore e Popullit, e udhëhequr nga 31 vjeçari Sebastian Kurz do të jetë fituesja e zgjedhjeve të përgjithsme në Austri.

Ndalet kamioni me bombë, shmanget masaskra në Kabul Ndalet kamioni me bombë, shmanget masaskra në Kabul
Policia afgane sekuestroi një kamion të ngarkuar me më shumë se 1.500 kg eksploziv dhe shmangu një sulm vërtetë të përgjakshëm, pasi ndaloi mjetin që tentonte të futej në kryeqytetin Kabul.

Somali, qindra viktima nga sulmi në Mogadishu Somali, qindra viktima nga sulmi në Mogadishu
Është rënduar ndjeshëm bilanci i sulmit terrorist në kryeqytetin somalez Mogadishu.

BE, një milion euro kundër “aparteidit ushqimor” BE, një milion euro kundër “aparteidit ushqimor”
Bashkimi Europian do të vërë një milion euro në dispozicion të përpjekjeve për përmirësimin e analizave të produkteve ushqimore.

Kaliforni, tragjedia më e madhe. Zjarret, mbi 40 viktima Kaliforni, tragjedia më e madhe. Zjarret, mbi 40 viktima
Numri i të vdekurve tashmë ka mbërritur në 40, e pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve lokale, situata e zjarreve në Kaliforni vazhdon të përkeqësohet.

Zgjedhjet në Austri, atmosferë kundër emigrantëve e myslimanëve Zgjedhjet në Austri, atmosferë kundër emigrantëve e myslimanëve
Austria voton sot në një atmosferë kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Plot 6.4 milionë austriakë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e përgjithshme, ku në garë janë vendour 16 parti.

Polemika në Gjermani, ministri pro festave myslimane Polemika në Gjermani, ministri pro festave myslimane
Ministri i Brendshëm gjerman, Thimas de Maiziere ka zemëruar pjesëtarë të bllokut konservator të kancelares Angela Merkel duke propozuar që në Gjermani të ketë edhe një festë publike myslimane.

Shefe e re e UNESCO-s, ish ministrja franceze e Kulturës Shefe e re e UNESCO-s, ish ministrja franceze e Kulturës
Ish-ministrja franceze e Kulturës, Audrey Azoulay është zgjedhur shefja e re e UNESCO-s.

Zgjedhje në Austri, testi i fundit për populistët Zgjedhje në Austri, testi i fundit për populistët
Austria voton të dielën në zgjedhjet e përgjithshme, në të fundit test të mbështetjes për politikat populiste të krahut të djathtë në Europë.

Rrëfehet pengu kanadez: Ekstremistët më vranë fëmijën Rrëfehet pengu kanadez: Ekstremistët më vranë fëmijën
Joshua Boyle, kanadezi i mbajtur peng bashkë me familjen e tij, për 5 vjet nga esktremistë të afërt me talebanët mbërriti të shtunën në Kanada, ku rrëfeu për tmerret e përjetuara.

Rrëzohet avioni i ushtrisë franceze, 4 të vdekur Rrëzohet avioni i ushtrisë franceze, 4 të vdekur
Një avion mallrash u rrëzua në det pranë Bregut të Fildishtë, pak pas nisjes nga aeroporti i Abixhanit, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve.

Irani: SHBA, gjithmonë e më shumë e izoluar Irani: SHBA, gjithmonë e më shumë e izoluar
Fuqitë globale, përfshirë aleatët kyç të Shteteve të Bashkuara thanë se do të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin, të cilën presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi ta shfuqizonte.

Ishujt Virgjin nuk kanë President, por Trump e ka takuar atë Ishujt Virgjin nuk kanë President, por Trump e ka takuar atë
Vendimi i së premtes i Donald Trump për të rishikuar paktin me Iranin për programin e tij bërthamor ka zbehur një gafë të Presidentit, por ajo nuk kaloi krejtësisht pa u vënë re.

BE mbron marrëveshjen, Izraeli e sauditët lëvdojnë Trumpin BE mbron marrëveshjen, Izraeli e sauditët lëvdojnë Trumpin
Rusia kritikoi këtë të premte kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, ndërsa edhe Bashkimi Europian e mbrojti paktin. Përkundër tyre, Izraeli dhe Arabia Saudite e lavdëruan qëndrimin e ashpër konfrontues të Trumpit me Teheranin.

Trump decertifikon paktin me Iranin: Më shumë sanksione Trump decertifikon paktin me Iranin: Më shumë sanksione
Presidenti amerikan Donald Trump i dha një goditje të fuqishme marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, kur këtë të premte, në një sfidim të plotë të fuqive të tjera botërore, zgjodhi të mos certifikonte që Teherani ishte duke iu përmbajtur marrëveshjes, duke paralajmëruar madje se mund edhe t’i japë fund asaj.

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për kujdesin shëndetësor Trump firmos urdhrin ekzekutiv për kujdesin shëndetësor
I frustruar nga përpjekjet republikane për të mbajtur në këmbë “Obamacare”, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rrëzon ligjin e shëndetësisë që mbante firmën e paraardhësit të tij, që iu garantonte sigurime 20 milionë amerikanëve.


MË TË LEXUARAT
TREGJE DHE BURSA
NASDAQ 6623.6567
-0.3477
-0.0052%
S&P 500 2559.36
+1.72
+0.07%
FTSE 100 7516.17
-10.80
-0.14%
FTSE MIB Index 22337.78
-90.53
-0.40%
CAC 40 5361.37
-1.50
-0.03%
DAX 12995.06
-8.64
-0.07%
HANG SENG 28697.49
+4.69
+0.02%
Nikkei 225 21336.12
+80.56
+0.38%
S&P/ASX 100 4868.00
+6.50
+0.13%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.