Bulldogët anglezë pushtuan Mexico City në përpjekje për të thyer rekordin “Guinness” për grumbullimin më të madh të kësaj race të famshme qensh.
Filipine, militantët islamikë ekzekutojnë pengun gjerman Filipine, militantët islamikë ekzekutojnë pengun gjerman
Militantët islamikë të grupit “Abu Sayyaf” në Filipine postuan një video, ku shfaqet ekzekutimi me prerje koke i një pengu gjerman.

Beteja për Mosulin, mijëra banorë braktisin qytetin Beteja për Mosulin, mijëra banorë braktisin qytetin
Me mijëra civilë, shumë prej të cilëve të plagosur, braktisën të hënën Mosulin për t’u shpëtuar përleshjeve të ashpra që po zhvillohen në Perëndim të qytetit, mes ushtrisë irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Francë, thellohet skandali i shpërdorimit të fondeve nga Le Pen Francë, thellohet skandali i shpërdorimit të fondeve nga Le Pen
Ish-ndihmësi i kandidates presidenciale të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka bërë publike akuza të reja në lidhje me financimin hileqar të partisë.

Agjentët koreano-jugorë: Diktatori fqinj vrau vëllain e tij Agjentët koreano-jugorë: Diktatori fqinj vrau vëllain e tij
Diktatori koreano-verior Kim Jong-un perceptohet gjerësisht si i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllait të tij, për vet historitë e eliminimeve që ai ka urdhëruar që kur mori pushtetin.

Britani, deportohet pas 27 vitesh martesë Britani, deportohet pas 27 vitesh martesë
Deportimet nga Shtetet e Bashkuara, për të cilat fajësohet vetëm presidenti Donald Trump, kanë marrë vëmendjen globale. Por kjo nuk do të thotë se këto procedura janë ndalur në vende të tjera, e dramat që shkaktojnë nuk janë më të vogla.

Muri me Meksikën, konkurs idesh për dizajnin e strukturës Muri me Meksikën, konkurs idesh për dizajnin e strukturës
Ideja e murit në kufi me Meksikën ka nisur të marrë një pamje konkrete, pas vendimit të Agjencisë amerikane të Mbrojtjes Kufitare për të shpallur një vendim mbi dizajnin e strukturës.

Nga Japonia, kryebashkiakja e Parisit kritikon Trumpin Nga Japonia, kryebashkiakja e Parisit kritikon Trumpin
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo kritikoi presidentin amerikan për ato që i quajti komente aspak miqësore ndaj kryeqytetit francez.

Gjermani, mbi 3.500 sulme ndaj emigrantëve gjatë 2016-s Gjermani, mbi 3.500 sulme ndaj emigrantëve gjatë 2016-s
Ndjesitë kundër emigrantëve janë shtuar ndjeshëm në Gjermani, e kjo provohet me rastet e shumta të dhunës.

Trump braktiset nga një tjetër i nominuar Trump braktiset nga një tjetër i nominuar
I përzgjedhuri i presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Marinës ka tërhequr kandidaturën gjatë së dielës, duke shënuar kështu të dytën herë që një i nominuar për të udhëhequr një prej shërbimeve të forcave të armatosura të largohet, për shkak të rregullave qeveritare të konfliktit të interesit.

Kili, 4 milionë njerëz pa ujë të pijshëm në Santiago Kili, 4 milionë njerëz pa ujë të pijshëm në Santiago
Stuhitë e shirave dhe rrëshqitjet e dheut në Kili kanë kontaminuar një lum të rëndësishëm, duke detyruar autoritetet të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për 4 milionë banorë në kryeqytetin Santiago.

Zjarr në qendrën e azilkërkuesve, 20 të plagosur në Suedi Zjarr në qendrën e azilkërkuesve, 20 të plagosur në Suedi
Rreth 20 persona janë lënduar prej zjarrit që shpërtheu në një qendër azilkërkuesish në Suedi.

Gjermani, selfiet do ndalohen në votime Gjermani, selfiet do ndalohen në votime
Në Gjermani, nuk do të ketë selfie me fletën e votimit. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kategorikisht fotografitë me smartphone në momentin e hedhjes se votës.

Zbardhet autopsia, ja çfarë e vrau Kim Jong nam Zbardhet autopsia, ja çfarë e vrau Kim Jong nam
Rezultatet e autopsisë tregojnë se Kim Jong nam, vëllai nga babai i liderit të Koresë se Veriut Kim Jong un, vdiq 20 minuta pas i hodhën në fytyrë agjentin vdekjeprures nervor VX.

Vrasja e liderit të opozitës ruse, marshim përkujtimor në Moskë Vrasja e liderit të opozitës ruse, marshim përkujtimor në Moskë
Lideri opozitar rus, Boris Nemtsov u kujtua me një marshim në zemër të Moskës 2 vjet pasi u qëllua për vdekje fare pranë Kremlinit.

Hakmarrje vizash BE-SHBA Hakmarrje vizash BE-SHBA
Bashkimi Europian nis të hakmerret ndaj autoriteteve amerikane, duke nisur procedurat për vendosjen e vizave për shtetasit amerikanë.

Rusi, marsh në përkujtim të kryeopozitarit të vrarë Nemtsov Rusi, marsh në përkujtim të kryeopozitarit të vrarë Nemtsov
Moska përgatitet për marshimin në përkujtim të udhëheqësit të vrarë rus, Boris Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje mbi një urë shumë pranë Kremlinit në vitin 2015. I vlerësuar si reformator, demokrat dhe ish-zv.kryeministër nën drejtimin e presidentit Boris Yeltsin, ai ishte një kritik tejet i ashpër i presidentit aktual Vladimir Putin.

Vatikan, edhe Papa Françesku me të drejta imazhi Vatikan, edhe Papa Françesku me të drejta imazhi
Dashuria e Zotit mund të jetë falas për këdo, por Vatikani ka njoftuar se fundi se zotëron “të drejtat e autorit” për figurën e Papa Françeskut.

Trump nuk do të marrë pjesë në takimin tradicional me korrespodentët Trump nuk do të marrë pjesë në takimin tradicional me korrespodentët
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar mospjesëmarrjen e tij në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, që do të zhvillohet më 29 prill. Shfaqja tejet tërheqëse bën bashkë figura të njohura, gazetarë dhe politikanë, e normalisht përfshin edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.

SHBA, i dehuri përplas makinën me turmën, 28 të plagosur SHBA, i dehuri përplas makinën me turmën, 28 të plagosur
Një automjet është drejtuar për nga turma e njerëzve në paradën “Mardi Gras” të zhvilluar në qytetin amerikan të New Orleansit, duke lënë 28 persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje serioze.

Francë, pranga yjeve të “rugby” në një bastisje antidrogë Francë, pranga yjeve të “rugby” në një bastisje antidrogë
Dy lojtarë “rugby”, Ali Williams nga Zelanda e Re dhe James O’Connor nga Australia, janë arrestuar në Francë gjatë një operacioni anti-drogë të policisë.

Gjermani, sulm me makinë në qytetin Hajdelberg, të plagosur Gjermani, sulm me makinë në qytetin Hajdelberg, të plagosur
Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin Hajdelberg të Gjermanisë, pasi një person vërshoi me makinën e tij në një zonë këmbësorësh.

Vrasësja e Kim Jong nam u pagua vetëm 90 dollarë Vrasësja e Kim Jong nam u pagua vetëm 90 dollarë
Gruaja indoneziane e arrestuar për vrasjen e gjysmëvëllait të liderit koreano-verior ka deklaruar se ishte paguar 90 dollarë amerikanë për të kryer aktin.

Meksika paralajmëron SHBA-në për tatimin e njëanshëm Meksika paralajmëron SHBA-në për tatimin e njëanshëm
Meksika ka paralajmëruar SHBA-në kundër vendosjes së një tatimi të njëanshëm për importet meksikane për të financuar ndërtimin e murit në kufi, duke thënë se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

Francë, një gjykatës për të hetuar kandidatin Fillon Francë, një gjykatës për të hetuar kandidatin Fillon
Fushata për zgjedhjet presidenciale franceze merr një kthesë edhe më dramatike, pas akuzave për korrupsion që vënë në shënjestër kandidatët kryesorë të saj.

Hakmarrja e Trump, përjashton disa media nga Shtëpia e Bardhë Hakmarrja e Trump, përjashton disa media nga Shtëpia e Bardhë
Vetëm pak pasi presidenti Donald Trump premtoi se do të bënte diçka ndaj medieve “dinake”, të cilat i quajti sërish si “armike” të popullit amerikan, CNN njoftoi se ishte ndaluar të hynte në seancën informuese të Shtëpisë së Bardhë të kësaj të premteje.

Armët bërthamore, Rusia: SHBA rrezikon katastrofën globale Armët bërthamore, Rusia: SHBA rrezikon katastrofën globale
Presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës ruse, Leonid Slutzky, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax” është shprehur se “nuk mund të pranohet dominimi i një fuqie të vetme në fushën e armëve bërthamore, pasi në të kundërt do të zhbilancohet i gjithë sistemi i sigurisë ndërkombëtare, e do të humbisnin kuptimin të gjitha sforcot për çarmatosje të dekadave të fundit”.

Siri, 51 viktima nga shpërthimi i automjetit mes civilëve Siri, 51 viktima nga shpërthimi i automjetit mes civilëve
Shpërthimi i një automjeti ka vrarë të paktën 51 persona në fshatin e kontrolluar prej rebelëve pranë al-Bab në Siri.

Hetimi i EUROPOL: Facebook, rrjeti i preferuar nga trafikantët Hetimi i EUROPOL: Facebook, rrjeti i preferuar nga trafikantët
Facebook është rrjeti social i preferuar nga trafikantët e qënieve njerëzore për të publikuar shërbimet e tyre në vendet e origjinës së emigrantëve që duan të mbërrijnë në BE.

Antitrupi i populizmit, Tajani-Merkel: Afrimi i Europës me qytetarët Antitrupi i populizmit, Tajani-Merkel: Afrimi i Europës me qytetarët
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është takuar mëngjesin e kësaj të premtene në Berlin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Trump sulmon edhe FBI-në: Nuk gjen dot informatorët brenda saj Trump sulmon edhe FBI-në: Nuk gjen dot informatorët brenda saj
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi edhe FBI-në këtë të premte, për dështimin për të ndaluar rrjedhjen e informacioneve mbi sigurinë kombëtare nëpër media, si dhe udhëzoi agjencinë të gjente ata që fshihen pas dhënies së informacioneve të klasifikuara.

Shtohet doza antimedia, Trump: Jepuni fund burimeve anonime Shtohet doza antimedia, Trump: Jepuni fund burimeve anonime
Në fjalimin e tij të parë presidencial përpara grumbullit më të madh të aktivistëve konservatorë të kombit, Donald Trump përshkallëzoi ndjeshëm kritikën e tij ndaj medieve informative, e në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmoi përdorimin e burimeve anonime.

Filipine, arrestohet senatorja. E quajti Duterten vrasës serial Filipine, arrestohet senatorja. E quajti Duterten vrasës serial
Kritikja më e zëshme e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, dhe luftës së tij brutale kundër drogës, është arrestuar të premten nën akuza që sipas saj nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse t’i mbyllin gojën.

Gjermania azil për 136 zyrtarë të lartë turq Gjermania azil për 136 zyrtarë të lartë turq
Që prej grushtit të dështuar të shtetit të muajit korrik në Turqi, Gjermania ka marrë 136 kërkesa për azil nga shtetas turq që mbajnë pasaporta diplomatike.

“Topless” kundër Marine Le Pen “Topless” kundër Marine Le Pen
Një protestuese topless është ndaluar teksa kandidatja për Presidente, Marine Le Pen, po mbante një konferencë shtypi.

Schulz, në prag hetimi për korrupsion Schulz, në prag hetimi për korrupsion
Një anketë e realizuar në fillim të shkurtit tregonte se po të votohej tani për kancelarin në Gjermani, Martin Shculz do të merrte 50% të votave, ndërsa Angela Merkel 34%.

Vëllai i Kim Jong Unit u vra me një agjent shumë toksik Vëllai i Kim Jong Unit u vra me një agjent shumë toksik
Kim Jong-Nam është vrarë me një kimikat shumë toksik, të njohur si agjenti nervor VX.

Britani, krizë e thellë për laburistët Britani, krizë e thellë për laburistët
Si për të treguar dominimin e saj në politikën aktuale britanike, Partia  Konservatore e kryeminsitres Theresa May arriti një fitore historike ndaj  rivalëve laburistë në një zonë ku opozita dominonte që prej vitit 1983.

Britani, mijëra rrënjë kanabisi në bunkerin bërthamor Britani, mijëra rrënjë kanabisi në bunkerin bërthamor
Policia britanike ka gjetur me mijëra bimë kanabisi, me një vlerë prej 1 milion stërlinash, në një bunker nëntokësor bërthamor, të ndërtuar në vitet 1980.

Anulohen qindra fluturime në Itali, për shkak të grevës Anulohen qindra fluturime në Itali, për shkak të grevës
Greva e ndërmarrë në disa nga aeroportet më të mëdha të Italisë ka shkaktuar vonesa dhe anulimin e qindra fluturimeve.

Karnavalet në Meksikë, digjet “muri” i Donald Trumpit Karnavalet në Meksikë, digjet “muri” i Donald Trumpit
Djegia e atij që simbolizonte murin e propozuar nga Donald Trumpi në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, i dha nismë karnavaleve në qytetin meksikan të Verakruzit.

SHBA, Trump: Të zgjerojmë arsenalin bërthamor. Me Rusinë dhe Kinën... SHBA, Trump: Të zgjerojmë arsenalin bërthamor. Me Rusinë dhe Kinën...
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën e tij për të zgjeruar arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkuara, për të siguruar se vendi i tij do të rikthehet sërish “në krye të listës”, pasi sipas tij SHBA-të kanë bërë hapa prapa sa i përket kapaciteteve të armëve bërthamore.

Paris, protesta pas përdhunimit nga policia të një të riu Paris, protesta pas përdhunimit nga policia të një të riu
Qindra studentë të shkollave të mesme në Francë kanë zhvilluar një protestë kundër policisë në kryeqytetin Paris. Gjatë protestës ka pasur momente sporadike të shfaqjes së dhunës. Protestuesit bllokuan hyrjen e dhjetëra shkollave të Parisit.

Gjermani, Schulz parakalon Merkelin pas më shumë se një dekade Gjermani, Schulz parakalon Merkelin pas më shumë se një dekade
Socialdemokratët gjermanë kanë parakuar në sondazhe konservatorët e Kancelares Angela Merkel, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2006, e për më tepër kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga zgjedhjet federale.

Norvegjezët, bileta transatlantike prej vetëm 65 dollarë Norvegjezët, bileta transatlantike prej vetëm 65 dollarë
“Norwegian Air Shuttle ASA”, kompania e tretë më e madhe “low cost” në Europë, e dyta më e madhe në Skandinavi dhe e nënta në Europë për nga numri i pasagjerëve, njoftoi këtë të enjte planet për të ofruar fluturime transatlantike mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës duke nisur nga çmimi prej vetëm 65 dollarësh, duke shtuar kështu presionin ndaj rivalëve amerikanë dhe europianë.

Polici qëllon ndaj adoleshentëve, protesta në SHBA Polici qëllon ndaj adoleshentëve, protesta në SHBA
Qindra persona kanë dalë në protesta kundër policisë në Los Angeles, pas një incidenti ku një efektiv, i cili nuk ishte në detyrë, shkrepi gjatë një konflikti me disa adoleshentë.

Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit
Papa Françesku lëshoi një tjetër kritikë për pjesëtarë të klerit katolik gjatë kësaj të enjteje, teksa tha se është më mirë të jesh ateist, sesa një prej “shumë” katolikëve që, sipas tij, jetojnë me një jetë të dyfishtë hipokrite.

Ushtria qeveritare rimerr aeroportin e Mosulit nga duart e ISIS Ushtria qeveritare rimerr aeroportin e Mosulit nga duart e ISIS
Mosuli është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore pas njoftimeve se forcat irakiane të sigurisë kanë marrë kontrollin e aeroportit të qytetit të dytë më të madh të vendit në vazhdën e përpjekjeve për ta shkulur atë krejtësisht nga duart e militanteve të shtetit islamik.

Njerëzit e Trump, në Meksikë Njerëzit e Trump, në Meksikë
Dy zyrtarë të lartë amerikanë ndodhen në Meksikë për të diskutuar me presidentin Enrique Pena Nieto politikat e reja kufitare të Uashingtonit.

Gjermani, dritë jeshile për dëbimet e shpejta të azilkërkuesve Gjermani, dritë jeshile për dëbimet e shpejta të azilkërkuesve
Qeveria gjermane i dha dritën jeshile rregullores për dëbimet e shpejta. As protestat e aktivistëve për të drejtat e njeriut e as kundërshtimet e opozitës nuk e bindën kabinetin federal të zbuste qëndrimin e tij.


MË TË LEXUARAT
TREGJE DHE BURSA
S&P 500 2368.40
+1.06
+0.04%
FTSE 100 7264.17
+20.47
+0.28%
NASDAQ 5846.09
+0.79
+0.01%
FTSE MIB Index 18908.96
+312.30
+1.68%
CAC 40 4850.80
+5.56
+0.11%
DAX 11832.80
+28.77
+0.24%
HANG SENG 23925.05
-40.65
-0.17%
Nikkei 225 19107.47
-176.07
-0.91%
S&P/ASX 100 4752.00
-15.40
-0.32%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.