Presidenti i Iranit ka paralajmëruar rifillimin e programit bërthamor të vendit “brenda orësh”, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të tjera ndaj Republikës Islamike.
Shqipëria, në qëndresën “pariziene” ndaj Iranit. Bolton: Regjimi bie në 2019 Shqipëria, në qëndresën “pariziene” ndaj Iranit. Bolton: Regjimi bie në 2019
Regjimi i ajatollahut nuk do të arrijë të festojë 40-vjetorin në pushtet dhe do të rrëzohet brenda vitit 2019. Me këto fjalë, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Bolton iu drejtua mijëra të pranishmëve në takimin më të rëndësishëm të opozitës iraniane, që u zhvillua në Paris.

Iran, votohet për presidentin dhe marrëdhëniet me Perëndimin Iran, votohet për presidentin dhe marrëdhëniet me Perëndimin
Iranianët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet gjerësisht që të përcaktojnë jo vetëm presidentin e ri, por edhe marrëdhëniet me Perëndimin.

Takimi me MEK në Tiranë, McCain nervozon Iranin: SHBA do ta paguajnë Takimi me MEK në Tiranë, McCain nervozon Iranin: SHBA do ta paguajnë
Pjesëmarrja e John McCainit në një shfaqje të organizuar në Tiranë nga grupi më i madh opozitar iranian ka sjellë reagimin e Teheranit, që thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë për “gabimet e tyre”.

Përkujtohet revolucioni, presidenti i Iranit: Trump është fillestar Përkujtohet revolucioni, presidenti i Iranit: Trump është fillestar
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani, gjatë një mitingu në përvjetorin e Revolucionit Islamik në Teheran, nxiti elitën iraniane të ndarë në fraksione që të bashkohet, ndërsa shtohet tensioni me Shtetet e Bashkuara.

Khamenei, kundër Trumpit: Tregoi fytyrën e vërtetë të Amerikës Khamenei, kundër Trumpit: Tregoi fytyrën e vërtetë të Amerikës
Donald Trump tregoi fytyrën e vërtetë të Amerikës. Kështu mendon udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, i cili gjatë një mbledhjeje me komandantët e Forcave të Armatosura iraniane tha se administrata e re kishte treguar rrënjet e thella të korrupsionit në qeverinë amerikane.

SHBA, sanksione të reja ndaj Iranit SHBA, sanksione të reja ndaj Iranit
Paralajmërimet e bëra gjatë fundjavës, Administrata e Donald Trumpit i ka kthyer në realitet duke ndërmarrë hapat e parë konkrete kundër Iranit.

Trump: Të gjitha opsionet ndaj Iranit Trump: Të gjitha opsionet ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë asnjë mundësi si formë reagimi ndaj testit të raketës ballistike të Iranit.

“Shkelja” e paktit nga SHBA, Irani: Të nisë puna për anijet luftarake bërthamore “Shkelja” e paktit nga SHBA, Irani: Të nisë puna për anijet luftarake bërthamore
Irani ka urdhëruar shkencëtarët e saj gjatë kësaj të marte që të fillojnë zhvillimin e sistemeve për anije ushtarake të afta për të mbajtur lëndë bërthamore, në përgjigje të asaj që Teherani e quan si shkelje nga Amerika të marrëveshjes historike bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Irani dhe Rusia, drejt një marrëdhënieje më të ngushtë, por sërish me kufizime Irani dhe Rusia, drejt një marrëdhënieje më të ngushtë, por sërish me kufizime
Kur Irani mori dërgesën e materialeve të para të një sistemi të avancuar të mbrojtjes ajrore nga Rusia në fillim të këtij muaji, Republika Islamike zhvilloi një paradë me lëshuesit e raketave antiajrore të siguruara nga Moska për të shënuar Ditën e Ushtrisë.

Mogherini në Teheran: BE-Iran, faqe të re marrëdhëniesh Mogherini në Teheran: BE-Iran, faqe të re marrëdhëniesh
Bashkimi Evropian dhe Irani kanë “kthyer një faqe të re” në marrëdhëniet e tyre diplomatike, ka deklaruar shefja e Politikës së Jashtme të BE, gjatë një vizite në Teheran.

Kryediplomati i Iranit: Arabia në panik, por dy vendet mund të bashkekzistojnë Kryediplomati i Iranit: Arabia në panik, por dy vendet mund të bashkekzistojnë
Gjatë një interviste ekskluzive dhënë për gazetaren Christiane Amanpour të CNN, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif ka folur në lidhje me disa çështje, por duke u fokusuar në 3 drejtime kryesore: te fakti që Arabia Saudite është mbërthyer nga “paniku” i një reduktimi të mundshëm të tensioneve mes Teheranit dhe Perëndimit, së dyti ka shprehur kënaqësinë e tij për familjarët e amerikanëve të burgosur më parë në Iran, tashmë të liruar, e në fund te ajo që ai e quajti si “fiksimi” i Shteteve të Bashkuara me sanksionet.

Gjiri Persik, tjetër “përplasje” mes Iranit dhe SHBA-ve Gjiri Persik, tjetër “përplasje” mes Iranit dhe SHBA-ve
Irani duket se po përsërit në mënyrë të vazhdueshme provokimet, teksa këtë të premte, media shtetërore njoftoi në lidhje me fluturimin e një “drone” (avion i telekomanduar) mbi një aeroplanmbajtëse amerikane, duke shkrepur fotografi “të përpikta” të saj, pjesë e një misioni stërvitor detar.

Presidenti i Iranit, Rouhani zbret në Paris sërish për çështje biznesi Presidenti i Iranit, Rouhani zbret në Paris sërish për çështje biznesi
Pas vizitës treditore në Itali, Presidenti iranian Hassan Rouhani e vazhdon me një ndalesë në Francë turin e tij europian. Kreu i Republikës Islamike pritet të sigurojë disa marrëveshje tepër të vlefshme tregtare, tani që sanksionet mbi programin bërthamor të Iranit janë hequr.

Rouhani, tur vizitash në Romë e Paris. Priten marrëveshje kolosale Rouhani, tur vizitash në Romë e Paris. Priten marrëveshje kolosale
Presidenti iranian, Hassan Rouhani vizitoi Italinë këtë të hënë, në atë që shënon pikën e parë të ndalesës së udhëtimit të parë zyrtar në Europë, me synimin për të nënshkruar kontrata disa miliardë dollarëshe për të ndihmuar në modernizimin e ekonomisë së Iranit, pas vitesh të tëra nën regjimin e sanksioneve të rënda financiare nga OKB, SHBA dhe BE.

Testimi i raketave balistike, SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit Testimi i raketave balistike, SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit
Vetëm një ditë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor, ndër to edhe sanksione të vendosura nga SHBA-të, sikurse edhe nga OKB dhe BE, Amerika ka vendosur të tjera sanksione ndaj Republikës Islamike, këtë herë për shkak të programit të raketave balistike.

Irani, sërish subjekt sanksionesh Irani, sërish subjekt sanksionesh
Një ditë pasi u çlirua nga sanksionet ekonomike ndërkombëtare, Irani vihet nën umbrellën e sanksioneve ushtarake.

Pas heqjes së sanksioneve, Rouhani: Nis një kapitull i ri për Iranin dhe botën Pas heqjes së sanksioneve, Rouhani: Nis një kapitull i ri për Iranin dhe botën
Disa orë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, për shkak të aktivitetit bërthamor të Iranit, Presidenti i Republikës Islamike, Hassan Rouhani është shprehur rreth “një kapitulli të ri” që vendi i tij ka hapur sa u përket marrëdhënieve me botën.

SHBA, Irani dhe BE, “sy më sy” në Vjenë SHBA, Irani dhe BE, “sy më sy” në Vjenë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani dhe Bashkimi Europian do të takohen sot (e shtunë) në Vjenë për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes së armëve bërthamore me Iranin.

Irani pret raportin e IAEA-së; gati momenti i lehtësimit të sanksioneve Irani pret raportin e IAEA-së; gati momenti i lehtësimit të sanksioneve
Kanë mbetur më pak se 24 orë nga momenti, që do t’i hapte rrugën lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit.

Rusia dhe Irani, marrëveshje për dërgimin e sistemeve mbrojtëse antiraketore Rusia dhe Irani, marrëveshje për dërgimin e sistemeve mbrojtëse antiraketore
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar një kontratë dypalëshe, që ngarkon Moskën me detyrën për të furnizuar Teheranin me sisteme antiraketore tokë-ajër “S-300”. Lajmi është bërë i ditur nga shefi ekzekutiv i konglomeratit shtetëror të mbrojtjes “Rostec”, i cituar nga agjencia e lajmeve “RIA Novosty”.

Miliarda dollarë gati për të vërshuar në Iran Miliarda dollarë gati për të vërshuar në Iran
Duket se është jetike për Iranin që marrëveshja historike bërthamore me fuqitë e mëdha të firmoset deri në muajin janar, në mënyrë që vendi të përfitojë nga lirimi sanksioneve.

ISIS, Rouhani: S’ka koalicion me Rusinë. Po normalizojmë lidhjet me SHBA-të ISIS, Rouhani: S’ka koalicion me Rusinë. Po normalizojmë lidhjet me SHBA-të
Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka bërë të ditur gjatë kësaj të premteje se Teherani nuk do të përfshihet në koalicion me Rusinë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, në Lindjen e Mesme, duke përmendur gjithashtu edhe faktin se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë përmirësuar, megjithëse “ka ende rrugë për të bërë”.

Marrëveshja me Iranin, Obama gëzon mbështetjen e mjaftueshme për të shmangur veton Marrëveshja me Iranin, Obama gëzon mbështetjen e mjaftueshme për të shmangur veton
Shtëpia e Bardhë është në prag të një fitoreje dramatike politike në Kongres, pasi një “stuhi” mbështetjeje e minutës së fundit për marrëveshjen bërthamore me Iranin i bën demokratët jenë disi më komodë dhe të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’i kursyer Presidentit Barack Obama të përdorë veton e tij ndaj një mocioni mosmiratimi të saj nga Kongresi amerikan.

Marrëveshja bërthamore, Khamenei del në favor të votimit në Parlament Marrëveshja bërthamore, Khamenei del në favor të votimit në Parlament
Udhëheqësi suprem i Iranit ka bërë të ditur këtë të enjte se është pro votimit parlamentar të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me fuqitë botërore, por bëri thirrje që sanksionet ndaj Teheranit të hiqen tërësisht, e jo të pezullohen për një afat kohor. Lajmi raportohet nga televizioni shtetëror.

Iran, rihapet pas 4 vitesh Ambasada e Britanisë. Hammond: Moment historik në marrëdhëniet dypalëshe Iran, rihapet pas 4 vitesh Ambasada e Britanisë. Hammond: Moment historik në marrëdhëniet dypalëshe
Ambasada e Britanisë së Madhe në Iran është rihapur gjatë kësaj të diele pas afro 4 vitesh, e mbyllur në vitin 2011 pas mësymjes së protestuesve gjatë një demonstrate kundër sanksioneve të vendosura ndaj Republikës Islamike.

Marrëveshja bërthamore, Khamenei: Irani s’ka vend për influencën amerikane Marrëveshja bërthamore, Khamenei: Irani s’ka vend për influencën amerikane
Irani do të vijojë t’i mbajë të mbyllura “dyert” ndaj influencës amerikane dhe do të vazhdojë të kundërshtojë politikat e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë e mëdha botërore, u shpreh udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei gjatë së hënës, duke theksuar më tej se secili prej dy vendeve respektive mund ta bllokojnë ende akordin.

Irani kërkon bashkëpunimin me rivalët për paqen në rajon Irani kërkon bashkëpunimin me rivalët për paqen në rajon
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi programin e tij bërthamor, Irani dëshiron të bashkëpunojë me Perëndimin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme për të promovuar paqen në rajon.

Obama: Republikanët, si iranianët e linjës së ashpër Obama: Republikanët, si iranianët e linjës së ashpër
Presidenti amerikan, Barack Obama paralelizoi republikanët me iranianët e linjës së ashpër, të cilët kundërshtojnë çdo formë marrëveshjeje me komunitetin ndërkombëtar për programin bërthamor.

Marrëveshja me Iranin; senatori demokrat, Schumer: Do votoj kundër Marrëveshja me Iranin; senatori demokrat, Schumer: Do votoj kundër
Senatori i Nju Jorkut, numri tre i Senatit demokrat dhe ligjvënësi hebre më me ndikim në Kongres, Chuck Schumer përmes një deklarate të publikuar online, gjatë kohës kur po mbahej debati mes republikanëve, ka njoftuar se do të kundërshtojë marrëveshjen me Iranin.


MË TË LEXUARAT
TREGJE DHE BURSA
S&P 500 2507.18
+0.53
+0.02%
FTSE 100 7262.35
-12.90
-0.18%
NASDAQ 6457.0127
-4.3101
-0.0667%
FTSE MIB Index 22348.31
-77.11
-0.34%
CAC 40 5241.24
+3.80
+0.07%
DAX 12569.18
+7.39
+0.06%
HANG SENG 28127.80
+76.39
+0.27%
Nikkei 225 20310.46
+11.08
+0.05%
S&P/ASX 100 4719.50
-5.00
-0.11%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.