Edi Rama doli nga selia e Partisë Socialiste pak pas orës 19:00. I shoqëruar nga drejtuesit e fushatës në 12 qarqet dhe qindra mbështetës, Rama u ngjit në skenën e improvizuar në sheshin “Skënderbej”, ku mbajti fjalimin e fitores.
Basha nuk dorëhiqet: Ngrij funksionet e mia Basha nuk dorëhiqet: Ngrij funksionet e mia
Humbja e thellë e partisë Demokratike nuk u pasua me dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha. Ai vendosi të zgjedhë një rrugë të mesme.

Ja kush janë 140 deputetët e rinj Ja kush janë 140 deputetët e rinj
Procesi i numërimit ka përfunduar në të gjithë vendin, ky ka qenë komunikimi i kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.

Kutia e fundit, numërimi në njësinë 5 në Tiranë Kutia e fundit, numërimi në njësinë 5 në Tiranë
Partia Socialiste dhe mbështetësit e saj nisën festën në shesh, teksa në njësinë 5 po numëroheshin votat e fundit, në KZAZ nr 35.

Majlinda Bregu: Basha t’i dilte Zot edhe dorëheqjes së tij Majlinda Bregu: Basha t’i dilte Zot edhe dorëheqjes së tij
Ish-ministrja e Integrimit, një kundërshtare e hapur brenda Partisë Demokratike e kreut Lulzim Basha, Majlinda Bregu, pasi ka firmosur njërën prej kërkesave për dorëheqjen e tij për shkak të humbjes së zgjedhjeve, ka reaguar edhe me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

Reagon Topalli: PD-së t’i dalim zot. Basha nuk pranon përgjegjësitë Reagon Topalli: PD-së t’i dalim zot. Basha nuk pranon përgjegjësitë
Edhe pse mungonte në listën e kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Jozefina Topalli ka reaguar në faqen e saj në Facebook, duke bërë thirrje se “duhet t’i dalim për zot Partisë Demokratike”.

Kërkohet dorëheqja e Bashës. Dy nisma brenda PD, mungon Topalli Kërkohet dorëheqja e Bashës. Dy nisma brenda PD, mungon Topalli
Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, që shënuan një humbje të rëndë për Partinë Demokratike, themelues, ish-deputetë dhe drejtues të kësaj partie kanë përpiluar dy kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit Lulzim Basha.

Përfundon pa surpriza numërimi në Qarkun e Elbasanit, ja kush janë deputetët Përfundon pa surpriza numërimi në Qarkun e Elbasanit, ja kush janë deputetët
Është mbyllur numërimi edhe në Qarkun e Elbasanit, ku nga kutitë e fundit të numëruar nuk ka pasur ndryshime në ndarjen e mandateve.

Emrat “VIP” që do t’i mungojnë Parlamentit këtë legjislaturë Emrat “VIP” që do t’i mungojnë Parlamentit këtë legjislaturë
Parlamentit të ardhshëm do t’i mungojnë një sërë personazhesh të cilët për vite me radhë kanë qenë protagonistë në skenën politike në vend.

Rama: Fjala e fitores më 18:30 Rama: Fjala e fitores më 18:30
“Asnjë organizim, asnjë detyrim, asnjë festë! Sonte në 18:30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”.

PS, 74 mandate. Projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1 PS, 74 mandate. Projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1
Partia Socialiste ka të sigurta 74 mandate në Parlamentin e ri me 140 vende. Edhe pse kanë mbetur dhe disa kuti për të përfunduar numërimi, pavarësisht rezultateve që ato do të prodhojnë duket se tashmë mandatat që fiton çdo forcë politike nuk do të ndryshojnë.

Mediet gjermano-zvicerane: Rama, fituesi që thyen tabutë Mediet gjermano-zvicerane: Rama, fituesi që thyen tabutë
Fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, shtypi gjerman e ai në Zvicër e cilësojnë si mundësi për të gjithë Ballkanin.

Analistja gjermane: Sfidat e Edi Ramës Analistja gjermane: Sfidat e Edi Ramës
Rezultatet e deritanishme zgjedhore nuk lënë shteg për dyshime. Edi Rama ia doli të marrë një shumicë të konsiderueshme votash. Humbja e Partisë Demokratike ishte e rëndë, ndërsa socialistët, nëse shifrat konfirmohen, mund të mos kenë nevojë as për partner koalicioni.

Doshi: Bashkëpunim vetëm me Edi Ramën Doshi: Bashkëpunim vetëm me Edi Ramën
Deputeti Tom Doshi, nga Shkodra tha se do të mbështesë kryeministrin Rama në mandatin e tij të ri. Doshi e quajti fitore faktin që në Shkodër partia e tij e re Social-Demokrate kishte nxjerrë LSI forcë të katërt.

Kukan: Zgjedhjet, hap para. Qetësia, standard për procesin Kukan: Zgjedhjet, hap para. Qetësia, standard për procesin
Eduard Kukan mendon se, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë një lloj hapi përpara. “Unë e bëj krahasimin me zgjedhjet e kaluara, të cilat i kam ndjekur edhe ato nga afër”, pohon për “Deutsche Welle”-n, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Merkel, Ramës: Urime të merituara; Urime edhe nga Erdogan e Gentiloni Merkel, Ramës: Urime të merituara; Urime edhe nga Erdogan e Gentiloni
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar e para, ndër personalitetet ndërkombëtare, kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Çako-policisë: Suksesi i kësaj detyre, moral i lartë për misione të tjera Çako-policisë: Suksesi i kësaj detyre, moral i lartë për misione të tjera
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u ka dërguar një mesazh drejtuesve të policisë për menaxhimin e zgjedhjeve, të cilën e cilëson një sukses.

Rama mesazh deputetëve: Ia dolëm! Fitorja, përgjegjësia më e madhe Rama mesazh deputetëve: Ia dolëm! Fitorja, përgjegjësia më e madhe
Kryeministri Edi Rama fton nëpërmjet një mesazhi që u ka dërguar deputetëve të tij, të gjithë socialistët që të festojnë më 18.30 në sheshin “Skënderbej”.

Vasili: Vendi fitoi opozitën që s'ekzistonte. Demaskim shëmtisë së zgjedhjeve Vasili: Vendi fitoi opozitën që s'ekzistonte. Demaskim shëmtisë së zgjedhjeve
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se tashmë vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, por i quajti këto zgjedhje të realizuara në kushtet e “terrorit, të lëshimit të miliona parave të pista”.

Fitorja në qarkun e Vlorës, PS u rrit me 13%; mori 2 mandate plus Fitorja në qarkun e Vlorës, PS u rrit me 13%; mori 2 mandate plus
Fitorja e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës ka një simbolikë të veçantë për shkak të rezultateve të arritura krahasuar me proceset e mëparshme elektorale.

Mbi 95% e votave të numëruara, KQZ: Ja të dhënat e fundit Mbi 95% e votave të numëruara, KQZ: Ja të dhënat e fundit
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 7:30 të së martës janë numëruar 5.112 kuti nga 5.362 gjithësej.

Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë, ja si ndahen mandatet Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë, ja si ndahen mandatet
Në Lezhë ka përfunduar numërimi i 263 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 30,241 vota ose 41.48 % të votave.

PS garanton 74 deputetë PS garanton 74 deputetë
Ndërsa janë numëruar 5350 kuti nga 5362 në të gjithë vendin, Partia Socialiste është shumë pranë një fitoreje historike që do t’i jepte mundësinë që të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme.

Deputetja e PDIU: I bashkohem vullnetit të shqiptarëve Deputetja e PDIU: I bashkohem vullnetit të shqiptarëve
Deputetja e saposhpallur nën siglën e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala, ka konfirmuar se do t'i bashkohet vullnetit të shqiptarëve duke i ofruar bashkëpunimin e saj Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën.

Veliaj: Puna e mund dhunën. Fitorja, përgjegjësi më e madhe Veliaj: Puna e mund dhunën. Fitorja, përgjegjësi më e madhe
Erjon Veliaj e cilësoi fitoren e PS-së, si një vlerësim për punën e bërë në këto vite dhe gjithashtu theksoi se puna e bërë në Bashkinë e Tiranës, solli një rezultat spektakolar në kryeqytet.

Tahiri: Votë historike, presim mandatin e 18 në Tiranë Tahiri: Votë historike, presim mandatin e 18 në Tiranë
Saimir Tahiri vlerësoi si votë historike, këtë votim në masë në favor të Partisë Socialiste.

6 deputetët e rinj të Dibrës 6 deputetët e rinj të Dibrës
Dibra ndan 6 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 2 mandate; PD 2 mandate; PDIU 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

Përfundon numërimi në Qarkun Korçë, ja si ndahen mandatet Përfundon numërimi në Qarkun Korçë, ja si ndahen mandatet
Në Korçë ka përfunduar numërimi dhe nga shifrat përfundimtare PS është kryesuese me 62699 vota ose 48.27% të votave.

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet
Në Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 252 të tilla, dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 24.715 vota ose 33.87% të votave.

Hahn e Mogherini vlerësojnë zgjedhjet në Shqipëri Hahn e Mogherini vlerësojnë zgjedhjet në Shqipëri
Zv.presidentja e BE-së dhe njëkohësisht përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Federica Mogherini, përmes një deklarate të përbashkët me komisionerin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn, kanë vlerësuar zgjedhjet në Shqipëri.


TEMAT E DITËS



MË TË LEXUARAT
TREGJE DHE BURSA
N/A 2419.38
-19.69
-0.81%
FTSE 100 7434.36
-12.44
-0.17%
NASDAQ 6146.6226
-100.5269
-1.6092%
FTSE MIB Index 20790.86
-211.09
-1.01%
CAC 40 5258.58
-37.17
-0.70%
DAX 12671.02
-99.81
-0.78%
HANG SENG 25839.99
-31.90
-0.12%
Nikkei 225 20190.20
-34.89
-0.17%
S&P/ASX 100 4742.00
+2.30
+0.05%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.