Spanja mund të kthehet në “Greqinë” e re. Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në vendin iberik, deri më tani gjatë këtij viti, është 3 herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, siç bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin.
Gjermania rikthen azilkërkuesit në Greqi Gjermania rikthen azilkërkuesit në Greqi
Gjermania pritet t’i rifillojë kthimet e azilkërkuesve mbrapsht në Greqi, edhe pse qendrat e pritjes atje janë të mbipopulluara dhe ka një mbingarkesë të madhe në procesin e të kërkuarit azil.

Fluksi i emigrantëve, Austria: Do përdorim ushtrinë në kufi me Italinë Fluksi i emigrantëve, Austria: Do përdorim ushtrinë në kufi me Italinë
Njoftimi i qeverisë austriake se, është gati të dërgojë ushtrinë në kufi me Italinë, për të bllokuar çdo fluks emigrantësh, e ka shtyrë Romën të thërrasë për sqarime ambasadorin e Austrisë.

BE, gati ta mbështesë Italinë për emigrantët BE, gati ta mbështesë Italinë për emigrantët
Presioni i Italisë ka dhënë efekt. Paralajmërimeve të saj se mund t’ua mbyllë portet anijeve në operacionet e shpëtimit të emigrantëve, Bashkimi Europian iu përgjigj me gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e barrës që bie mbi shpatullat e Romës.

Fluksi i emigrantëve, Italia kërcënon të mbyllë portet Fluksi i emigrantëve, Italia kërcënon të mbyllë portet
Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të takohen për bisedime urgjente në Paris pas paralajmërimeve të Italisë se fluksi i emigrantëve në vend është i papërballueshëm.

“IOM”, kamp për refugjatët në Gjirokastër “IOM”, kamp për refugjatët në Gjirokastër
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka ngritur në qytetin e Gjirokastrës një kamp pritës për emigrantët e huaj.

Dita e refugjatëve, Gabriel: Gjermania s’e përballon dot e vetme Dita e refugjatëve, Gabriel: Gjermania s’e përballon dot e vetme
Në Ditën botërore të Refugjatëve, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel apelon për mbështetje më të madhe ndërkombëtare. “Gjermania nuk mund ta përballojë e vetme këtë sfidë”, ka qenë komenti i tij.

Gjermani, refugjatët po konvertohen nga myslimanë në të krishterë Gjermani, refugjatët po konvertohen nga myslimanë në të krishterë
Mijëra refugjatë në Gjermani janë konvertuar nga feja Islame në atë të krishterë, pavarësisht rrezikut që bart për ta një veprim i tillë.

Greqi, të paktën 16 refugjatë të mbytur. 4 gra, një fëmijë Greqi, të paktën 16 refugjatë të mbytur. 4 gra, një fëmijë
Një varkë me refugjatë, e nisur nga brigjet turke drejt Greqisë, është mbytur pak pas mesnatës së të dielës në zonën detare në veri të ishullit Lesbos.

Gjermani, pritet përshpejtimi i riatdhesimeve Gjermani, pritet përshpejtimi i riatdhesimeve
Politika e dyerve të hapura e Angela Merkelit duket se ka mbërritur në epilogun e saj, pasi pritet që qeveria gjermane të publikojë masa të reja për të rritur ndjeshëm riatdhesimin e atyre, që kanë dështuar në kërkesën për azil.

Fluksi i refugjatëve, marrëveshje për mbylljen e rrugës greke Fluksi i refugjatëve, marrëveshje për mbylljen e rrugës greke
Minsitrat e Brendshëm dhe ata të Mbrojtjes të 15 vendeve ranë dakord këtë të mërkurë në Vjenë për të marrë masa të tjera për të siguruar që rruga tokësore nga Greqia të mbetet e mbyllur për refugjatët që përpiqen të hyjnë në vende të tjera evropiane.

BE: Azilkërkuesit do të dëbohen në kampe në veri të Afrikës BE: Azilkërkuesit do të dëbohen në kampe në veri të Afrikës
Ministrat europianë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme kanë rënë dakord në takimin informal të Maltës që të ngrejnë kampe azilkërkuesish në vendet e Afrikës veriore, kryesisht në Egjipt, Libi dhe Algjeri, ku do të strehohen refugjatët që kanë mbërritur në rrugë tokësore dhe ata të shpëtuar nga mbytja gjatë trafikimit përmes detit Mesdhe drejt Italisë, Maltës, Greqisë, Qipros apo vendet e tjera anëtare të BE-së.

Alarmi i UNHCR-së: Refugjatët po vdesin nga i ftohti Alarmi i UNHCR-së: Refugjatët po vdesin nga i ftohti
Refugjatët dhe emigrantët po rrezikojnë të vdesin nga vala e të ftohtit dhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar ata, në vend që t’i largojnë nga kufijtë dhe t’i ekspozojnë ndaj dhunës. Thirrja vjen nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR.

Austria, plan të ri për refugjatët dhe azilantët Austria, plan të ri për refugjatët dhe azilantët
Ministri austriak i Mbrojtjes ka hartuar një plan që do të riparonte politikën e Bashkimit Europian për emigrantët, duke propozuar vendosjen e një kufiri për ta dhe lejimin e aplikimit për azil nga jashtë kufijve të BE-së. Lajmi raportohet nga gazeta gjermane “Bild” gjatë kësaj të enjteje.

Azilantët e penduar, shqiptarët në krye të të kthyerve vullnetarisht nga Gjermania Azilantët e penduar, shqiptarët në krye të të kthyerve vullnetarisht nga Gjermania
Një numër rekord prej 55 mijë emigrantësh janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania gjatë këtij viti, më shumë se dyfishi i numrit të të deportuarve. E përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” siguroi të dhënat për muajt janar-nëntor nga Zyra për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), ndërsa vihet re se shumica e emigrantëve të vetëlarguar janë nga Ballkani Perëndimor.

Refugjatët në Greqi, agjencitë e ndihmave me akuza të ndërsjellta për shpërdorim fondesh Refugjatët në Greqi, agjencitë e ndihmave me akuza të ndërsjellta për shpërdorim fondesh
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe departamenti i ndihmave “Echo” i Bashkimit Europian janë akuzuar nga grupe të tjera ndihmash se kanë keqmenaxhuar fondin disa milionadollarësh i rezervuar për refugjatët më të rrezikuar në Europë, duke lënë me mijëra prej tyre të dremisin në mes të acarit në Greqi.

Rikthimi i refugjatëve, “Dublini” nis në mars 2017 për Greqinë Rikthimi i refugjatëve, “Dublini” nis në mars 2017 për Greqinë
KE ka vendosur që nga 15 marsi i 2017-s të fillojë të zbatohet marrëveshja e Dublinit për emigrantët dhe refugjatët në BE. Sipas saj, çdo emigrant që kapet në një shtet europian pa dokumente, i cili ka hyrë nga Greqia, do të rikthehet përsëri në Greqi.

Raporti i BE-së: Qytetet bregdetare të Libisë po pasurohen nga trafikimi i emigrantëve Raporti i BE-së: Qytetet bregdetare të Libisë po pasurohen nga trafikimi i emigrantëve
Qytetet bregdetare të Libisë po fitojnë miliona euro çdo vit nga trafikimi i qenieve njerëzore. Ky është konkluzioni i një komandanti të “task forcës” ushtarake të Bashkimit Europian në Mesdhe, në një raport konfidencial.

Greqi, kapen 70 refugjatë sirianë në një pyll mes ngricës në Selanik Greqi, kapen 70 refugjatë sirianë në një pyll mes ngricës në Selanik
Autoritetet greke kanë zbuluar rreth 70 emigrantë, përfshi fëmijë, në një pyll të mbuluar nga bora në qytetin verior të Selanikut këtë të mërkurë, kjo për shkak se trafikantët duket se u janë rikthyer rrugëve të vjetra të njohura drejt Bashkimit Europian, në vend që të kalojnë përmes Mesdheut nga Turqia.

Refugjatët, seks për mbijetesë në rrugët e Athinës Refugjatët, seks për mbijetesë në rrugët e Athinës
Në zemër të Athinës, ndërsa trotuaret gëlojnë nga kalimtarët, restorantet janë plot me turistë dhe nga metrotë dalin turma të mëdha njerëzish, disa hapa më tej është sheshi “Victoria”, që është kthyer në një botë tronditëse seksi dhe droge.

Kriza e emigrantëve, rekord i ri ardhjesh në Itali Kriza e emigrantëve, rekord i ri ardhjesh në Itali
Numri i emigrantëve që kanë arritur me anije në Itali këtë vit i ka tejkaluar rekordet paraprake, siç tregojnë informacionet e Ministrisë së Brendshme, ndërsa vendi po lufton për të përballuar fluksin e madh të të porsaardhurve.

Roja Bregdetare italiane shmang tragjedinë në Mesdhe, shpëton 1.400 refugjatë Roja Bregdetare italiane shmang tragjedinë në Mesdhe, shpëton 1.400 refugjatë
Ajo mund të ishte një nga tragjeditë më të mëdha të emigrantëve të shënuara në Detin Mesdhe. Por ndërhyrja në kohë e forcave të shpëtimit arriti të parandalonte mbytjen e të paktën 1.400 emigrantëve.

Britani, mes fëmijëve refugjatë edhe shumë shqiptarë Britani, mes fëmijëve refugjatë edhe shumë shqiptarë
Pikërisht pas zhurmës së javëve të fundit në median britanike, për fëmijët e sjellë nga kampi i ashtuquajtur i “Xhunglës” në Calais të Francës dhe debatit për moshën e tyre, duket se në fokus tashmë janë fëmijët shqiptarë të pashoqëruar që kërkojnë azil në Britani.

Boshatiset “xhungla” në Calais, ikin edhe fëmijët e fundit Boshatiset “xhungla” në Calais, ikin edhe fëmijët e fundit
Autoritetet franceze nisën mëngjesin e kësaj të mërkure transferimin edhe të fëmijëve të fundit të mbetur në kampin e refugjatëve në Calais (Kalè), i cili tashmë mund të konsiderohet i mbyllur plotësisht.

Shkrumbohen pjesë të kampit të “xhunglës” në Calais Shkrumbohen pjesë të kampit të “xhunglës” në Calais
Zjarret kanë shkrumbuar një pjesë të kampit të emigrantëve në Calais (Kalè), ndërsa autoritetet franceze vazhdojnë operacionet për ta shkatërruar atë. Mësohet se, të paktën një bombol gazi shpërtheu dhe një emigrant u plagos gjatë zjarreve që shpërthyen natën.

Boshatisja e “xhunglës” në Calais, emigrantët po largohen me forcë nga policia Boshatisja e “xhunglës” në Calais, emigrantët po largohen me forcë nga policia
Pati momente tensioni mes emigrantëve dhe policisë në qendrën e verifikimit të kampit të Calais (Kalèsë) në Francë. Punonjësit e ndihmës ndërhynë për të zbutur gjakrat, përpara shkatërrimit të atij që njihet ndryshe si “xhungla”, e që ka strehuar në kushte të mjerueshme 7.000 deri në 8.000 të ardhur.

Francë, nis largimi i refugjatëve nga “xhungla” e Calais. Përleshje me policinë Francë, nis largimi i refugjatëve nga “xhungla” e Calais. Përleshje me policinë
Autoritetet franceze nisën mes dëshpërimit të mijëra emigrantëve, largimin e tyre prej “xhunglës” famëkeqe të Calais (Kalèsë) përpara se kampi të çmontohet. Mesnates e së dielës, përleshje të ashpra shpërthyen mes refugjatëve dhe forcave të policisë. Emigrantet dogjën tualete të lëvizshme e i qëlluan efektivët me gurë, ndërsa si përgjigje morën gazin lotsjellës.

Lesbos, historia e refugjates 115-vjeçare që pa edhe rënien e osmanëve Lesbos, historia e refugjates 115-vjeçare që pa edhe rënien e osmanëve
Në eksodin e refugjatëve, një tjetër histori ka pushtuar mediat. Ajo quhet Alida Karmi, gruaja 115-vjeçare, e cila me shumë gjasë mund të jetë emigrantja më e moshuar e këtij rrugëtimi nga Siria për në Europë.

Britania “hap dyert” për minorenët refugjatë nga “xhungla” e Calais Britania “hap dyert” për minorenët refugjatë nga “xhungla” e Calais
Britania e Madhe pritet të strehojë 14 fëmijë emigrantësh nga kampi famëkeq i refugjatëve në Calais (Kalè) të Francës, duke i bashkuar kështu me prindërit apo të afërmit e tyre. Ata janë mes një grupi prej 100 minorenësh, të cilët do të merren në ishull nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme britanike, bazuar mbi skemën e regjistrimit përpara se kampi i “Xhunglës” të shkatërrohej.

Pas kufizimit, Gjermania shton përpjekjet për dëbimin e refugjatëve Pas kufizimit, Gjermania shton përpjekjet për dëbimin e refugjatëve
Thomas De Maiziere synon ta kufizojë edhe më shumë pranimin e azilkërkuesve në vend, ndërsa ka hartuar edhe legjislacionin që rrit lehtësinë e deportimit të aplikantëve të refuzuar.


TEMAT E DITËS








Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.