Avokatët e familjarëve të dy demonstruesve të vrarë më 21 janar 2011 do të depozitojnë në Gjykatën e Lartë kërkesën për rihapjen e hetimeve, sikurse është rënë dakord edhe në marrëveshjen e zgjidhjes me qeverinë shqiptare.
Strasburgu rihap “21 Janarin”, dritë jeshile procesit të ri Strasburgu rihap “21 Janarin”, dritë jeshile procesit të ri
Katër familjarët e demonstruesve të vrarë më 21 janar fituan në Gjykatën e Strasburgut përmes marrëveshjes së pajtimit me qeverinë shqiptare, pas këmbënguljes së tyre se dosja e tragjedisë nuk ishte hetuar në praninë e tyre.

Kërkesa e Eduard Kukan: Drejtësi për 21 Janarin Kërkesa e Eduard Kukan: Drejtësi për 21 Janarin
Në ditën e dytë të diskutimeve për Shqipërinë ndër 231 amendamentet që po shqyrtohen në Bruksel është amendamenti 157 nga eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, që shpreh  “keqardhjen se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një ndjekje penale efektive” dhe i “fton për të dhënë drejtësi, pa vonesë, mbi viktimat e ngjarjeve të 21 janarit 2011”.

21 Janari, dy padi në Strasburg 21 Janari, dy padi në Strasburg
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e dy padive që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit.

Dhunë para Kryeministrisë Dhunë para Kryeministrisë
Nisi si një protestë homazh për 4 viktimat e 21 Janarit 2011, por degjeneroi në përplasje fizike mes simpatizantëve të Aleancës Kuq e Zi dhe policisë, e cila kishte rrethuar Kryeministrinë.

“21 Janari”, përvjetori i gjashtë… “21 Janari”, përvjetori i gjashtë…
Sot është përvjetori i gjashtë i protestës së 21 Janarit 2011, ku para Kryeministrisë mbetën të vrare 4 persona.

21 Janari, Tahiri: Dëmshpërblimi, detyrim 21 Janari, Tahiri: Dëmshpërblimi, detyrim
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë për Top-Channel se Qeveria ishte e detyruar të dëmshpërblente familjet e viktimave të 21 Janarit, vetëm pak ditë para përvjetorit të 6-të të ngjarjeve, pasi ka qenë në pritje të vendimit të gjykatave.

“21 Janari”, Gjykata: Garda, fajtore për vetëvrasjen e djalit të Myrtajt “21 Janari”, Gjykata: Garda, fajtore për vetëvrasjen e djalit të Myrtajt
Gjykata Administrative e Tiranës ka njohur si viktimë të pestë lidhur me demonstratën e 21 janarit 2011 edhe Bardhosh Myrtajn, i cili i dha fund jetës tre muaj pasi i ati Faik Myrtaj u vra në bulevard.

21 Janari, një vrasje 300 mijë dollarë. Qeveria dëmshpërblen familjarët 21 Janari, një vrasje 300 mijë dollarë. Qeveria dëmshpërblen familjarët
Tre ditë para 21 janarit qeveria ka akorduar një fond prej 160 milionë lekë, ose 1.2 milionë dollarë për Gardën e Republikës, për dëmshpërblimin e 4 viktimave që u ekzeketuan në protestën e 6 viteve më parë.

“21 Janari”, zbardhet vendimi që mbylli çështjen e vrasjeve të Gardës “21 Janari”, zbardhet vendimi që mbylli çështjen e vrasjeve të Gardës
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e “21 Janarit”, përmes të cilit u refuzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Tahiri: Letra e Gardës, detyrim institucional Tahiri: Letra e Gardës, detyrim institucional
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një ndërhyrje telefonike për Top Story me Sokol Ballën, deklaroi këtë të enjte se letra e Gardës lidhur me procesin civil të 21 Janarit ishte një detyrim ligjori i institucionit.

21 Janari, garda “Tahiri” mbron gardën “Basha”: Zjarri, i ligjshëm 21 Janari, garda “Tahiri” mbron gardën “Basha”: Zjarri, i ligjshëm
Me gjithë polemikat e ashpra për 4 viktimat e demonstratës së 21 Janarit, kur vjen puna në gjykatë për dëmshpërblimin e familjarëve të tyre, si të djeshmit edhe të sotmit bien dakord në një qëndrim. “Garda u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”.

21 Janari, familjarët kundër vendimit 21 Janari, familjarët kundër vendimit
Familjarët e viktimave të 21 Janarit janë ndjerë të fyer nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Lartë. Ata janë shprehur se kjo është një “vrasje e drejtësisë”.

21 Janari, funeral i paralajmëruar 21 Janari, funeral i paralajmëruar
Procesi 21 Janari ishte një histori gjyqësore e destinuar drejt mbylljes. Vendimet erdhën duke u zbutur nga njëra shkallë e gjyqësorit tek tjetra e për t’u mbyllur me dënime të lehta.

Gjykata e Lartë varros 21 Janarin; rrëzon rekursin e prokurorisë Gjykata e Lartë varros "21 Janarin"; rrëzon rekursin e prokurorisë
Pasi e mbajti 3 vjet në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila këmbënguli  edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit për 21 Janarin, dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.

21 Janari në Strasburg, gjykata kërkon informacion 21 Janari në Strasburg, gjykata kërkon informacion
Gati 4 vjet pas depozitimit të kërkesës së familjarëve të Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 janarit 2011,  në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, kjo e fundit me anë të një shkrese drejtuar qeverisë shqiptare ka kërkuar që të japë informacion për ecurinë e procesit penal dhe të dorëzojë në këtë gjykatë një kopje të fashikullit të hetimit.

“21 Janari”, iku edhe shkurti; Gjykata e Lartë nuk shqyrtoi dosjen “21 Janari”, iku edhe shkurti; Gjykata e Lartë nuk shqyrtoi dosjen
Edhe dita e fundit e shkurtit nuk solli një zgjidhje për dosjen e “21 Janarit”, një çështje që me gjithë ndjeshmërinë, publiku nuk di asgjë për fatin e saj, përveç datës 28 tetor 2013, kur u hodh edhe shorti.

“21 janari”, 30 muaj në gjykatë; kreu i Gjykatës së Lartë: Nisim shpejt trajtimin “21 janari”, 30 muaj në gjykatë; kreu i Gjykatës së Lartë: Nisim shpejt trajtimin
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i pyetur mbi fatin e dosjes për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar të viti 2011, u shpreh se çështja shumë shpejt pritet të trajtohet nga kolegji penal, pas gati dy vite e gjysmë nga momenti që Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë.

“21 Janari”; e veja e Aleks Nikës, letër Kukanit para vizitës në Tiranë “21 Janari”; e veja e Aleks Nikës, letër Kukanit para vizitës në Tiranë
Një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, bashkëshortja e Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve më 21 Janar 2011, u kërkon të takohen.

21 Janari, Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron 21 Janari, Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron
E premte, 21 Janar 2011! Opozita e asaj kohe kishte thërritur protestën e radhës kundër qeverisë “Berisha”. Njerëz nga gjithë Shqipëria u derdhën në bulevard për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar.

Blushi: Më 21 Janar fitoi Qeveria kundër popullit të vet Blushi: Më 21 Janar fitoi Qeveria kundër popullit të vet
Në fjalën e mbajtur në seancën plenare të kësaj të enjteje, deputeti socialist, Ben Blushi deklaroi se 21 Janari akuzoi maxhorancën e djeshme se pesë vjet më parë nuk vrau vetëm katër protestues opozitarë, por reagimin kundër çdo qeverie.

“21 Janari”, dy vite në pritje; Gjykata e Lartë nuk cakton datën e gjyqit “21 Janari”, dy vite në pritje; Gjykata e Lartë nuk cakton datën e gjyqit
Postulati latin “drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, me siguri duhet të mos jetë aspak në vëmendje të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“21 Janari”, Basha: Janë shpifje të ulëta. Mazhoranca po largon vëmendjen nga problemet reale
“21 Janari”, Basha: Janë shpifje të ulëta. Mazhoranca po largon vëmendjen nga problemet reale
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilëson si shpifje të ulëta, akuzat dhe padinë e Qeverisë ndaj tij. Kjo, sipas Bashës bëhet për të shkaktuar zhurmë politike dhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit.

21 Janari, SHÇB: Ja si u korrigjuan pas protestës urdhrat e Bashës
21 Janari, SHÇB: Ja si u korrigjuan pas protestës urdhrat e Bashës
Të enjten në Parlament, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lajmëroi kallëzimin penal për Lulzim Bashën për urdhrat e dhënë më 21 janar, si dhe e akuzoi atë për falsifikim të regjistrit të shërbimit të Gardës.

"21 Janari", Tahiri në Kuvend: Padi Lulzim Bashës për "shpërdorim detyre"
"21 Janari", Tahiri në Kuvend: Padi Lulzim Bashës për "shpërdorim detyre"
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lajmëruar depozitimin e një padie penale për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për ngjarjet e “21 Janarit” ku humbën jetën katër persona.

21 janari, Kuliçaj refuzon prokurorët. Thirret edhe Burgaj
21 janari, Kuliçaj refuzon prokurorët. Thirret edhe Burgaj
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj, u thirrën në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për 21 janarin, për llogari të hetimeve të nisura ndaj tyre.

Duma: 21 janari, mosmenaxhim i situatës. 4 viktimat, të pafajshme
Duma: 21 janari, mosmenaxhim i situatës. 4 viktimat, të pafajshme
Grida Duma ka surprizuar nga Vlora, kur ka mbajtur një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai i Partisë Demokratike për 21 janarin e vitit 2011.

Drejtësia mban peng “21 janarin”. Gjykata me studime, prokuroria hesht
Drejtësia mban peng “21 janarin”. Gjykata me studime, prokuroria hesht
Zyrtarisht prej një viti e katër muajsh, Kolegji Penal, të cilit i ka rënë shorti për të gjykuar 21 janarin është ende duke studiuar dosjen ndaj ish-komandantit të Gardes, Ndrea Prendi, oficerit Agim Llupo dhe Margarit Kumes, e me sa duket ky studim e ka lodhur aq shume Gjykatën e Lartë sa që prej tetorit 2013 ende nuk ka mundur të caktojë as një datë se kur do të çelet gjykimi i kësaj çeshtjeje sensitive.

Fleckenstein: Drejtësi për 21 janarin. Zvarritja e çështjes, e çuditshme
Fleckenstein: Drejtësi për 21 janarin. Zvarritja e çështjes, e çuditshme
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Top Channel komenton si të çuditshëm faktin që ende pas 4 vitesh drejtësia nuk ka përfunduar punën me çështjen e 21 janarit. Ai thotë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë edhe me fakte.

Pse po vonon drejtësia për katër viktimat?
Pse po vonon drejtësia për katër viktimat?
Skënder Minxhozi, gazetar, kryeredaktor i revistës ‘Java’ dhe bashkëpunëtor i Top Channel, dha mendimin e tij për 21 janarin, duke deklaruar se “përgjegjësitë penale vijojnë të mbeten pothuajse të pazbardhura” 4 vjet pas ngjarjes.


MË TË LEXUARAT
TREGJE DHE BURSA
N/A 2468.11
+3.50
+0.14%
FTSE 100 7409.51
-23.52
-0.32%
NASDAQ 6345.1089
+12.0957
+0.1910%
FTSE MIB Index 21946.40
-38.46
-0.17%
CAC 40 5162.87
-13.74
-0.27%
DAX 12223.08
-40.78
-0.33%
HANG SENG 27344.22
-64.85
-0.24%
Nikkei 225 19702.63
-26.65
-0.14%
S&P/ASX 100 4790.60
-7.60
-0.16%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.