2/12
Demi - Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Gaforres. Të dyja këto shenja i japin një vlerë të madhe familjes dhe preferojnë një mënyrë jetese të rehatshme. Gaforret e dinë se si të respektojnë kohën dhe hapësirat tuaja dhe me ju në krah ato ndihen të sigurt duke gjetur më në fund ekuilibrin emocional. Demi nga ana e tij gjen te Gaforrja të gjithë butësinë dhe ngrohtësinë që janë të nevojshme për ta mbajtur zjarrin e pasionit të gjallë. Nën çarçafë ju nuk njihni kufij, duke lënë mënjanë çdo formë të vogël të përtacisë.