Kuotat bosh në universitete, regjistrimet edhe për 10 ditë të tjera

16/10/2017 01:52

Në një situatë ku shumë universitete publike në vend kanë kuota bosh, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla firmosi në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik urdhrin për të vijuar regjistrimet e studentëve.

Për dhjetë ditët e ardhshme, deri më 26 tetor, të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të vijojnë me regjistrimin e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e parë dhe raundin e dytë, e që nuk janë të përfshirë në asnjë program studimi.

Udhëzimi kërkon që të respektohet renditja e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave, si edhe jep porosi për të gjitha fakultetet deri në plotësimin e kuotave.

Top Channel