“Pse nuk e kap dot këtë hamburgerin?” (Video)

16/10/2017 02:37

Një majmun i vogël është filmuar duke u përpjekur që të kapë një gjysmë hamburgeri nga ana tjetër e xhamit të përparmë të një makine.

Pamjet e xhiruara nga 37-vjeçari Peter Koen në Cape Vidal të Afrikës së Jugut tregojnë se si majmuni mundohet e mundohet, por pa sukses.

Majmuni godet xhamin, madje bëhet shumë agresiv kur njëri nga shokët e tij afrohet, duke e larguar atë, me shpresën se hamburgerin do e hajë të gjithin vetë.

Top Channel