Këto janë macet e rërës (VIDEO)

13/10/2017 00:00

Ishte ora 2.00 e mëngjesit kur Gregory Breton po udhëtonte së bashku me kolegun Alexander Sliwa përgjatë shkretëtirës së Saharasë, në Marok, kur dritat e xhipit të tyre shquan tre palë sy.

“Ishin tre këlyshë të maces së rërës”, shkruan Breton. Macja e rërës është një felin i vogël i shpërndarë në shkretëtirat afrikane dhe aziatike, me bisht të gjatë dhe veshë të mëdhenj.

Ajo jeton në temperatura të larta dhe është e vështirë ti kapësh pasi nuk lënë gjurmë apo mbetje të presë së saj. Ajo e realizuar nga këta dy studiues është filmimi i parë që dokumenton këto felinë në ambientin e tyre natyral. Breton dhe Sliwa i përkasin organizatës Panthera, e angazhuar në ruajtjen e 40 specieve të maceve të egra në botë.

Top Channel