33 apo 38? Lotaria irlandeze sqaron incidentin

08/10/2017 00:00

Kur çmimi i madh është mbi 5 milionë euro, padyshim që ndjekësit para televizorit për të parë nëse numrat që kanë zgjedhur do të jenë ata që do t’u sjellin edhe fat do të jetë shumë i madh.

Por në Irlandë ka ndodhur një keqkuptim jo i vogël, pasi një prej goglave ka pasur 2 numra, 33 dhe 38, e kjo padyshim ka shkaktuar jo pak konfuzion tek teleshikuesit, të cilët kërkonin shpërblim ,edhe pse në të dyja rastet nuk ka pasur fitues për çmimin e madh, por përfitues nga çmimet e tjera.

Sot kompania irlandeze Lotto Plus 1, ka sqaruar edhe incidentin në shorteun e së shtunës dhe sipas tyre ka qenë një iluzion optik i krijuar nga drita duke krijuar edhe idenë se numri është 33. Organizatorët e Lotto Plus 1, kanë ritheksuar se gogla e shorteut ka qenë 38 dhe do të njihen vetëm ata fitues që kanë një kombinim të këtij numri me numrat e tjerë: 1, 4, 29, 45, 46 dhe gogla e bonusit 26.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel