Shpallet “Mësuesi i vitit”. Nikolla: Këtë mandat rriten pagat 40%

06/10/2017 00:00

Për herë të parë në Shqipëri është ndarë çmimi kombëtar “Mësuesi i vitit”, që i jepet atyre që dallojnë për risitë që sjellin në mësimdhënie.

“Çmimi kombëtar “Mësuesi i vitit” në Shqipëri për vitin 2017 e merr zonja Dhurata Myrtollari”, tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

“Për mua, të jesh mësues është nder dhe privilegj. Kohët ndryshojnë, brezat ndryshojnë, por edhe ne mësuesit duhet të ndryshojmë. Një mësues i mirë kurrë nuk duhet të pushojë së përmirësuari profesionalisht për t’iu përshtatur kohës dhe situatave. Sa më të përditësuar të jemi, aq më të lehtë do ta kemi edhe procesin e mësimdhënies”, tha zonja Myrtollari.

Çmimi “Mësuesi i vitit” jepet në bazë të një konkursi ndërkombëtar.

Nikolla u shpreh: “Ky është një proces që vijon ndërkombëtarisht dhe Dhurata do të jetë një ndër mësuesit më të mirë të gjithë botës që do të jenë në fazën tjetër të konkurrimit dhe për të cilën ne jo vetëm do të bëjmë tifo, por shpresojmë që ajo do ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë”.

Miminstrja e Arsimit tha se gjatë këtij mandati do të vijojë rritja e pagave për mësuesit: “Është një premtim i programit të qeverisë për rritjen e pagës së mësuesve, që do të arrijë deri në nivelin e 40% të pagës aktuale”.

Top Channel