Fantazma në shkollë?! – VIDEO

04/10/2017 00:00

Ajo çfarë filmojnë kamerat është e çuditshme

Kamerat e sigurisë në një shkollë në Irlandë kanë regjistruar diçka teje të çuditshme gjatë natës. Diçka, që shumë besojnë se ka ndodhur për shkaqe supernatyrale.

Në video dallohet fillimisht një sirtar që lëviz në mënyrë të dhunshme, më pas një prej tyre hapet dhe dalin disa letra, e në fund tabela që lajmëron për dyshemenë ka fluturuar në ajër sikur dikush ta kishte shkelmuar.

Nuk janë të paktë ata që pasi kanë parë këto pamje kanë deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur është bërë nga ndonjë fantazmë, por ka edhe nga ata skeptikë që thonë se kjo skenë është inskenuar për para natës së Halloween, që festohet çdo vit më 29 tetor.

Top Channel