Danielsson: BE, projekte konkrete për Kosovën

04/10/2017 00:00

Drejtori i Përgjithshëml për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së Christian Danielsson, cili është në vizitë dy-ditore në Kosovë ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.

Danielsson ka siguruar se Bashkimi Evropian do të mbështesë Kosovën në shtyrjen e proceseve integruese përpara, derisa ka njoftuar edhe për publikimin e programit për reforma ekonomike të cilin do ta bëjë sot me kryeministrin  e vendit Ramush Haradinaj.

Ai  ka thënë se BE-ja do ta përkrahë Kosovën në mënyrë financiare, duke thënë se gjatë këtyre viteve unioni i ka siguruar Kosovës rreth 2.5 miliardë dollarë.

“Sot bashkë me kryeministrin dhe qeverinë e Kosovës do të publikojmë programin për reforma ekonomike për vitin e ardhshëm.. .Nga ana jonë, ne qëndrojmë prapa Kosovës, prapa kësaj qeverie, prapa këtyre njerëzve në mënyrë që të shtyjmë përpara këtë agjendë në aspektin e diskutimeve që kishim sot me kryeparlamentarin. Do ta keni mbështetjen tonë në mënyrë konkrete, përmes një ndihme konkrete, me para. BE-ja gjithsej i ka siguruar Kosovës 2.5 miliardë euro përgjatë viteve dhe do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se populli i Kosovës është evropian dhe perëndimor, derisa ka ritheksuar se prioriteti strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE.

Veseli ka thënë se paratë e përfituara nga marrëveshja IPA, do të investohen në fushën e inovacionit, në arsim si dhe në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Ai është shprehur i sigurt se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes IPA, marrëveshje në mes Kosovës dhe BE-së.

“BE do të mbetet prioriteti ynë strategjik si Kosovë. Ne jemi evropianë, jemi perëndimor të vazhdojmë përpjekjet tona për integrimin evropian. E dimë se kemi shumë sfida por në të njëjtën kohë si Kuvend i Republikës së Kosovës, si institucione te Kosovës jemi t vendosur për të ecur përpara në procesin e reformave… Jam i sigurt që do të votojmë ratifikimin e kësaj m marrëveshje. Janë mbi 71 milionë te cilat do t shërbejnë për qytetarët e Kosovës. Projekte te fushës së inovacionit, në rritjen e cilësisë ne arsim, për nevojat e tregut të pe në fushën e Drejtësisë një sektor i cili do të ketë reforma të thella. Ka nevojë Kosova për një sistem të afirmuar”, tha Veseli.

Top Channel