Njihuni me piloten e kthyer në “yll” të “Instagram”-it

03/10/2017 00:00

Më shumë se 80 mijë persona e ndjekin 24 vjeçare Lindy Mariëlle Kats në rrjetin social “Instagram”.

Ajo është një pilote profesioniste dhe ndan me ndjekësit e saj momentet më të bukura gjatë punës së mrekullueshme të saj, por jo vetëm. Imazhet mbresëlënëse të postuar nga 24-vjeçarja duket se kanë qenë mjaft interesante për përdoruesit e “Instagramit”, që e ndjekin atë.

Lindy Mariëlle Kats është shprehur se kurrë nuk e kishte menduar se do të bahej kaq e famshme, madje shprehet se edhe të arrinte të drejtonte një avion ka qenë një ëndërr e saja, tashmë e bërë realitet.

“Gjithmonë më ka pasur pëlqyer të fluturj si udhëtare, pasi më dukej e pamundur që unë të bëhesha pilote. Por, pasi bërë disa kërkime , mësova se nuk ishte aq e vështirë. Fal punës së madhe, studimit dhe përkushtimit, arrita ëndrrën time. Sa i përket profilit në Instagram, asnjëherë nuk e kisha menduar se do të më ndiqnin aq persona. Është e mahnitshme nëse mund të frymëzojë njerëzit me fotot që unë postoj, por kurrë nuk e kam bërë këtë për t’u mburrur të tjerëve”, thotë pilotja 24 vjeçare.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel