Video në rrjet, Elvis Naçi e sqaron në “Pasdite”

03/10/2017 00:00

Elvis Naçi i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” hodhi dritë mbi videon e shumëpërfolur të këtyre ditëve nëpër rrjetet sociale.

“Gjithçka është thënë në kontekstin e komunitetit tonë, disa besimtarë më kishin qarë hallin se gratë s’po e mbajnë më veten dhe kishte disa prej tyre që po shkonin drejt divorcit për shkak të mungesës së performancës që kërkohej nga femrat”, sqaron ai, duke vijuar se ka edhe më shumë gra të cilat ankohen për bashkëshortët e tyre mbi vese të ndryshme.
 
Përballë moderatores Jonida Shehu, imami tha gjithashtu se është e patolerueshme që bashkëshorti me bashkëshorten të bëhen si motër e vëlla duke mos e mbajtur veten, sepse të dyja palët duhet të kenë një joshje pavarësisht viteve të marteses.

Panelit të emisionit në ditën e djeshme iu shtuan gjithashtu Dasara Karaiskaj, Gëzim Tushi, Alda Bida dhe Marin Orhanasi, ku gjithsecili prej tyre kishte një qëndrim dhe kënvështrim mbi këtë temë.

Për sociologun Gëzim Tushi asnjë çift nuk mund të jetë i konsoliduar gjatë martesës nnga sa duan, nga pikëpamja e lidhjeve fizike, sociale dhe shpirtërore, ndërsa për aktorin e njohur të Portokallisë nusja e tij është më e bukura edhe brenda edhe jashtë shtëpisë kurdoherë sepse ai e shikon ashtu, madje edhe po të ishe 3500 ton nuk do të ndryshonte asgjë.

E pyetur nga Jonida se sa kilogramë peshonte Alda Bida, ajo tha se është në rrugë të mbarë për të arritur 150 kg dhe për të thënë më pas a do ta linte apo jo Petri, a do ta donte më apo jo ai, duke hedhur poshtë kështu një nga frazat e deklaratës së Elvis Naçit në videon që bëri xhiron nëpër rrjetet sociale se femrat duhet ta mbajnë vetën dhe sduhet ta shkojnë 150 kg  se përndryshe burrat do t’i tradhëtojnë.

Dasara Karaiskaj e njohur për polemikat që shkakton në debate të tilla, tha se një marrëdhënie është e shëndëtshme atëherë kur ka komunikim dhe liri,dhe madje i ka ndodhur që bashkëshorti i saj ka  thënë që po ajo vajza atje është shumë ë bukur, dhe anasjelltas.

Gjatë diskutimit të djeshëm në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel” u prekën një sërë fenomenesh të martesës dhe shoqërisë shqiptare ku të ftuarit ndanë eksperiencat dhe mendimet e tyre personale dhe jetësore në lidhje me këto çështje.

Top Channel