Vejusha e “Play Boy” përfiton 12 milionë dollarë – FOTO

01/10/2017 00:00

Pavarësisht se ajo nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e lënë nga Hugh Hefner, përshkak të marrëveshjes paramartesore që vejusha 31-vjeçare pati firmosur, ajo do të përfitojë nga vdekja e themeluesit të “Play Boy” 5 milionë dollarë kesh dhe një vilë me vlerë 7 milionë dollarë.

Crystal Harris, e përfiton këtë të drejtë pikërisht nga marrëveshja paramartesore, e cila e përjashtonte nga çdo pasuri tjetër e Hugh Hefner, por nuk e linte atë “dorëthatë”.

Pasuria që Hefner la pas, i kalon 150 milionë dollarë në llogaritë bankare, 100 prej të cilave ai i përfitoi nga shitja e vilës së famshme të Play Boy-t, pa llogaritur këtu edhe asete të ndryshme ku ai pati investuar. Por nga këto shuma, bashkëshortja e tij 31-vjeçare nuk do të mund të përfitojë asgjë dhe trashëgimtarët e ligjshëm janë vetëm fëmijët e Hugh Hefner.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel