Jo alkool teksa udhëtoni…por teksa lundroni!

29/09/2017 00:00

Ndërsa e gjithë bota përpiqet që të kufizojë sa më shumë drejtimin e mjeteve në gjendje të dehur, duket se Kanadaja ka një pikëpamje tjetër.

Nuk bëhet fjalë për automjetet, por në Kanada, së shpejti njerëzit do të jenë në gjendje që të vozisin me varkën apo kanoen e tyre, ndërsa konsumojnë një birrë të ftohtë.

Aktualisht, vozitja në lumej apo liqene në gjendje të dehur ndëshkohet shumë ashpër në Kanada, e shkelësit mund të humbasin edhe pantentën e makinës.

Por deputetët kanadezë kanë nisur vlerësimin e një ligji, që përjashton nga kufizimi mjetet lundruese, që shtyhen vetëm nga forca e muskujve. Pra, nëse ligji miratohet, kushdo që vozit me kanoe, kajak, varkë me lopata dhe pedalon mund të pijë sa të dojë, ndërsa e bën këtë.

Vozitja është një aktivitet shumë i preferuar në Kanada, ku gjatë verës të paktën një e treta e popullsisë i përdor ato. Por gjithashtu mjaft problematik është edhe alkooli në këtë sektor, pasi është shkaktari i 40% të aksidenteve me varka.

Bordi kanadez i vozitjes së sigurtë e ka kundërshtuar ndryshimin e ligjit, pasi me qindra njerëz kanë humbur jetën, teksa vozisnin në gjendje të dehur. Por duket se, ndërsa bëhët gati të legalizojë marijuanën vitin e ardhshëm, qeveria kanadeze mendon se një birrë ndërsa shëtit me varkë nuk është asgjë e keqe.

Top Channel