“Maskat” dhunojnë 43-vjeçarin, tentojnë t’i grabisin makinën (VIDEO)

27/09/2017 00:00

Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një makinë në West Midlands të Anglisë, por janë përpallur fizikisht me pronarin e saj.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën e ngjarjes, ku dy autorët shfrytëzojnë momentin që pronari i automjetit, një 43-vjeçar, largohet për disa sekonda, ndërsa personat e maskuar i drejtohen makinës.

Pronari i automjetit rikthehet dhe përballet me grabitësit, të cilët i kërkojnë çelësat e automjetit, por ai i bën ballë edhe pse goditet disa herë nga ata me shkop bejsbolli.

Teksa e shohin të pamundur të grabisin makinën BMW M4, me vlerë 55 mijë paund, autorët e maskuar largohen me shpejtësi me VW Golf.

Policia, e cila është vënë në kërkim të autorëve, ka bërë të ditur se në njëjtën ditë ka ndodhur një tjetër rast i ngjashëm, ku dyshohet të kenë qenë të njëjtit autorë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel